• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

04/04/2016

Dogana fillon suksesshëm zbatimin e MSA -së

Prishtinë 1 prill 2016 –  Dogana e Kosovës sot ka filluar zyrtarisht implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA), ku Kryeministri Mustafa dorëzoi solemnisht dokumentin unik doganor të parin me taksa konform MSA-së. Në ceremoninë e organizuar morën pjese Kryeministri z. Mustafa, Ministri i Financave z. Hoti, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë  znj. Bajrami, zv. Ministri i Integrimeve z. Ilazi, përfaqësuesi special i BE në Kosovës z. Samuel Zbogar, përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-ve si dhe përfaqësues të Odave Ekonomike dhe Klubi i Prodhuesve.

 

“Dogana e Kosovës që nga sot po kalon në një nivel me të lartë të avancimit si në aspekt të llogari-dhënies ndaj institucioneve të vendit tonë po ashtu edhe të profesionalizmit dhe integrimit Evropian. Me këtë marrëveshjes përveç pjesës implementuese në aspekt fiskal dhe mbrojtës të prodhimeve vendore dogana do të jetë edhe partner i bashkëpunimit Administrativ me Administratat e vendeve të Bashkimit Evropian ashtu siç e kërkon protokolli i IV-të i kësaj  Marrëveshje, pra që nga sot ne do të kemi marrëveshje formale bashkëpunimi administrativ me 28 administrata doganore të BE-së” theksoi drejtori i përgjithshëm i doganës zt. Lulzim Rafuna.

 

Derisa në fjalimin e tij para të pranishmëve Kryeministri Mustafa theksoi “Sot për  Republikën  e Kosovës, shtetin tonë po fillon një kapitull i ri i zhvillimit. Sot Kosova po kalon në një fazë tjetër të zhvillimit  politik, social dhe ekonomik. Në këtë moment edhe zyrtarisht po fillojmë me implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Një moment i shumë pritur me vite dhe do të jetë i shënuar në historinë e zhvillimit të Shtetit tonë. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit brenda saj ka një  agjendë të krijimit të një tregu të përbashkët të Kosovës dhe BE-së dhe të reformës që  parasheh  të mbulojnë fusha duke filluar nga dialogu politik,  bashkëpunimi rajonal, lirinë e  lëvizjes e mallrave, shërbimeve, punëtorëve dhe kapitalit. Kjo Marrëveshje synon të mbështesë tranzicionin ekonomik të Kosovës, si dhe të forcojë integrimin e saj në tregun e përbashkët të BE-së gjatë një periudhë kohore prej jo më shumë se 10 viteve që nga sot”.

 

Nga ana tjetër përfaqësuesi I komunitetit të biznesit njëherazi edhe kryetari I Odës Ekonomike të Kosovës z. Gërxhaliu theksoi se “Oda Ekonomike e Kosovës ka vlerësuar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në mes të Unionit Evropian dhe Republikës së Kosovës. Sot kur po fillon edhe praktikisht me u realizuar kjo marrëveshje konsiderojë se kemi një ngjarje shumë të rëndësishme dhe kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e kushteve për të bërit biznes dhe për përshpejtimin e proceseve integruese edhe në rrafshin ekonomik. Edhe me këtë rast dëshiroj të përsërisë përcaktimin dhe vlerësimin se nënshkrimi dhe implementimi i MSA-së paraqet edhe një hap të rëndësishëm drejtë stabilitetit politik dhe perspektivës ekonomike dhe krijimin e kushteve të një ekonomie funksionale të tregut, që është përcaktim i strategjik dhe kushtetues i vendit tonë”

 

Gjithashtu sot në mënyrë ceremonial është bërë zhdoganimi i parë me tatim doganor të reduktuar konform Marrëveshjes së stabilizim asocimit, ky moment shënon fillimin e implementimit të MSA nga ana e shtetit të Kosovës.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Rritet numri i thirrjeve nga ana e qytetarëve

Rritet numri i thirrjeve nga ana e qytetarëve

 

Prishtinë 5 prill  2016 –  Dogana e Kosovës ka arritur të rrit besimin e qytetarëve pasi që çdo ditë jemi duke pranuar më shumë thirrje telefonike. Raporti tremujor i thirrjeve telefonike për të lajmëruar kontrabandë, korrupsionin dhe evazionin fiskal tregon se ka rritje evidente në thirrjet nga ana e qytetarëve.  Dogana e Kosovës kthen besimi e qytetarëve duke ngritur performacën dhe inkasimin e të hyrave, deri më sot kemi mbledhur 220,3 milion euro që paraqet 25% më shumë se viti i kaluar që kishte 176,1 milion euro. Në vijim tabela e lajmërimit të rasteve.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.

Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org .

 

LEXO MË SHUMË
Rezultatet e aksionit të përbashkët Doganë – Polici të koduar “QARKU”

Rezultatet e aksionit të përbashkët Doganë – Polici të koduar “QARKU”

 

Prishtinë 22 mars 2016 – Sot që nga orët e para të mëngjesit Dogana dhe Policia e Kosovës kanë nisur një aksion të gjerë në shkallë vendi kundër krimeve financiare dhe krimit të organizuar ku sipas rezultateve janë kapur sasi e konsiderueshme e cigareve dhe janë arrestuar 20 persona.

 

Dogana në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë Speciale kanë ndërmarrë një hetim të gamës së gjerë, pasi që rasti në fjalë edhe është shënjëstruar si një nga rastet më të mëdha të krimit të organizuar. Hetimi ka zgjatur afër gjashtë muaj, ku ka pasur për subjekt afër pesëdhjetë persona të dyshuar që ndër-veprojnë për të mundësuar krimin e organizuar ndërkufitar. Në kuadër të operacionit të koduar QARKU, Dogana e Kosovës me autorizime përkatëse ligjore nga Prokuroria Speciale dhe Gjykata relevante, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Njësinë e Hetimeve Tatimore ka organizuar një operacion të gjerë kontrolli në regjionet e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit ku janë bastisur 68 lokacione (depo, dyqane dhe shtëpi private), në këtë operacion kanë marrë pjesë afër 800 zyrtar, prej të cilëve 650 nga Policia e Kosovës dhe pjesa tjetër nga Dogana.

 

Sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Speciale:

 

  • Janë arrestuar 20 persona
  • Janë ngrirë 132 llogarive bankare në posedim të personave të dyshimtë

Si dhe janë sekuestruar:

 

1.      Cigare në sasi të përafërt prej 7 milion fije, me vlerë tregu prej rreth (500.000.00) gjysmë milion Euro.

2.      Barëra të llojeve të ndryshme, përfshirë stimuluesit të llojit VIAGRA rreth 10.000 copë

3.      Para të gatshme në shumën prej 60.600,00 Euro dhe 125.980 Dinar serb

4.      Vetura të përdorura në kryerjen e veprave penale në sasi prej 13 copë.

5.      Para të falsifikuara.

6.      4 armë të shkurta, një pushkë, një AK47 si dhe municion në sasi prej 220 copë.

7.      Video Regjistrues Dixhital.

8.      Llaptop dhe kompjuter në sasi prej 15 copë.

9.      Telefona në sasi prej 20 copë.

10.  Dokumente të ndryshme (fatura, fletore për mbajtjen e shënimeve etj).

 

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

LEXO MË SHUMË