• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

17/02/2016

Kapen mbi 20 kg narkotikë në Vërmicë

 

Prishtinë 17 shkurt 2016 – Njësit e Doganës e Kosovës së bashku me Policinë mbrëmë rreth orës 21:00 kanë arritur të kapin mbi 20 kg narkotikë të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Vërmicës, oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet se një automjet me targa të Serbisë mund të transportonte mallra të ndaluara. Pas ndalesës së veturës llojit Land Rover – Range Rover ngjyrë e zezë me tabela të Serbisë është ushtruar kontroll nga ana e doganës dhe policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike (dyshohet të jetë Marihuanë). Sasia e lëndës narkotike ishte 20410 gram(20 kilogram e 410 gram). Lënda narkotike u zbulua e fshehur në rezervuarin e benzinës së automjetit. Deri tek zbulimi erdhi përmes përdorimit të pajisjeve të specializuara donacion nga qeveria e SHBA-ve përmes programit EXBS. Vozitësi ishte shtetas i Serbisë, i njejti është  arrestuar nga ana e Policisë dhe rasti ka vazhduar tutje me hetimet.

Lidhur me këtë rast drejtori i përgjithshëm i Doganës z. Rafuna theksoj se “Dogana e Kosovës përveç mbledhjes së suksesshme të taksave tanimë është shndërruar në një institucion i cili kontribuon në rritjen e përgjithshme të sigurisë dhe mbrojtjen e kufirit, gjithashtu falënderoj qeverinë e SHBA (programin EXBS) për mbështetjen e vazhdueshme  pasi që rezultatet e kësaj përkrahje si në fushën e trajnimeve po ashtu edhe në atë të asistencës teknike prodhojnë rezultate maksimale”.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kapen sasi e konsiderueshme e cigareve kontrabandë  në rajonin e Pejës

Kapen sasi e konsiderueshme e cigareve kontrabandë në rajonin e Pejës

 

Prishtinë 21 shkurt  2016 – Njësit e Doganës e Kosovës gjatë fundjavës kanë realizuar edhe një operacion të suksesshëm për parandalimin e duhani të kontrabanduar. Kësaj radhe sipas informatave nga terreni ka ardhur deri tek reagimi i njësive kundër kontrabandës që ka rezultuar me kapjen e kësaj sasie të cigareve në rajonin e Pejës. Njësit e Doganë kanë realizuar kontroll pa paralajmërim tek një subjekt I cili merret me tregtinë me duhan, ku pas kontrollit të subjektit janë gjetur cigare të ndryshme pa banderola të Republikës së Kosovës. Me ketë rast pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore  si dhe rasti është përcjell tutje për hetime. Sasia e cigareve të cilat janë kapur dhe konfiskuar është si në vijim:

1. Marlboro e kuqe –  2,800 copë

2. Ashima, 6,000 copë

3. Pall mall e kaltër, 2,400 copë

4. Marlboro e bardhë, 2,400 copë

5. Marlboro e kuq, 2,800 copë

6. Benton, 3,600 copë

7. Winston i kuq, 1,800 copë

8. Winston i bardhë, 4,200 copë

9. FM, 4,000 copë

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

LEXO MË SHUMË
Dogana e Kosovës kap sasi të konsiderueshme të kozmetikës

Dogana e Kosovës kap sasi të konsiderueshme të kozmetikës

 

Prishtinë 16 shkurt 2016 – Njësitet e Doganës së Kosovës, gjatë patrullimeve përgjatë magjistrales Mitrovicë -Prishtinë, në hyrje të qytetit të Prishtinës, kanë ndalur për kontroll automjetin e tipit Mercedes-Benz , të cilin e ngiste një shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit në fjalë është hasur në mallra, produkte higjienike/kozmetike të llojit të ndryshëm, të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit. Në mungesë të dokumentacioneve përcjellëse, si dëshmi për pagesën e detyrimeve importuese, malli në fjalë është ndaluar derisa për shkak të dyshimit për kontrabandimit të mallrave, rasti në fjalë i adresohet sektorit për kundërvajtje doganore.

Sasia e përgjithshme ishte mbi 500 paketime të ndryshme kozmetike dhe higjenike me origjinë nga Serbia dhe Gjermania, e tërë sasia është konfiskuar.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

LEXO MË SHUMË