• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

01/02/2016

Dogana mban konferencën për vitin 2015 dhe prezanton sfidat për vitit 2016

Prishtinë 29 janar 2016 – Sot Dogana e Kosovës ka mbajtur konferencën e rregull vjetore ku ka prezantuar raportet vjetore, respektivisht raportin vjetor për vitin që lamë pas si dhe sfidat e vitit 2016. Hapjen e konferencës e bëri Ministri i Financave z. Hoti i cili theksojë se “Gjatë këtij viti performanca e Doganës ka qenë e mirë ku është arritur që për herë të parë të tejkalohen projeksionet buxhetore, Dogana ka ulur numrin e ankesave për 30% duke rritur numrin e këshillave  por ritheksohet se viti i ardhshëm kërkon edhe më shumë angazhim dhe përpjekje për të arritur objektivat e 2016”

Më pastaj drejtori i përgjithshëm z. Rafuna bëri një përmbledhje të vitit duke u fokusuar në të arriturat “Dogana e Kosovës ka pasur vitin më të mirë që nga themelimi i saj, kemi tejkaluar projeksionin si dhe kemi mbledhur mbi 80 milion euro më shumë se viti i kaluar.  Gjithashtu  nga të gjitha vendimet e doganës për zhdoganime që janë mbi 280.000 kemi pranuar vetëm 1300 ankesa apo 0.5% e palëve në procedurë janë ankuar në vendimet e Doganës. Janë ngritur 65 kallëzime penale, janë kapur në 18 raste të ndryshme mbi 20 kg lëndë narkotike të gjitha këto të arritura janë bërë me buxhet prej 8.7 milion euro që nënkupton se dogana është një institucion shumë rentabil, pasi që vetëm me investimin prej 0,01 cent nga buxheti shtetëror ne kthejmë në buxhet 1 euro”.

Pjesa e dytë e konferencës ndërlidhej me sfidat dhe objektivat e Doganës ku u theksuar se gjatë vitit në vijim dogana ka para vetës objektivat financiar dhe strategjik, gjithashtu u theksua se zbatimi I MSA është një ndër sfidat. Objektivat e Doganës për vitin 2016 janë:

  • Zhvillimi tutje i një sistemi modern dhe efikas për mbledhjen e të hyrave dhe ofrimin e lehtësirave tregtare;
  • Mbrojtja e qytetarëve të Kosovës nga importi i mallrave të ndaluara, dhe lufta efikase kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës,
  • Modernizimi i Doganës së Kosovës sipas standardeve te Udhërrëfyesit Doganor të BE (EU Blueprint),
  • Rritja e transparencës, përmirësimi i imazhit dhe edukimi i publikut për rolin dhe misionin e Doganës,
  • Përmirësimi i etikës doganore dhe parandalimi i korrupsionit dhe çdo lloj konflikti të interesit
  • Implementimi i suksesshëm i MSA

 

Në fund të konferencës drejtori i përgjithshëm bëri thirrje publike që qytetarët e Kosovës të bashkëpunojnë me Doganën dhe të thërrasin nëse shohin mallra të kontrabanduara apo korruptive.

Dokumenti i bashkangjitur : dogana_2015.pdf

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Vazhdon performanca e shkëlqyer në aspektin e mbledhjes së të hyrave

Vazhdon performanca e shkëlqyer në aspektin e mbledhjes së të hyrave

Dogana e Kosovës pas përmbylljes së suksesshme të vitit 2015 ka vazhduar të punojë me intensitet të shtuar në mbledhjen dhe ruajtjen e buxhetit shtetëror.

Të dhënat e para të janarit 2016 tregojnë qartë se ky fillim vit është edhe më i mirë se viti i kaluar, muaji Janar 2016 është përmbyllur me 24% rritje të të hyrave.

Nëse krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (janar 2015) ku janë mbledhur 47,3 milion gjatë këtij viti kemi 58,8 milion euro . Kurse sa i përket projeksionit të paraparë ne kemi tejkaluar atë për 17.3% më pasi që projeksioni ishte 50.1 Milion kurse janë inkasuar 58.8.  Dogana thellësisht është e përkushtuar për të ruajtur dhe grumbulluar taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

 

LEXO MË SHUMË
Kapen afër 20.000 pako cigare

Kapen afër 20.000 pako cigare

Prishtinë 13 janar 2016 – Njësit e Doganës e Kosovës kanë realizuar një operacion për kapjen e një sasie të dyshuar të duhanit e cila kishte arritur të kontrabandohet nga Maqedonia. Ky operacion zgjati për afër dy ditë ku fillimisht u arrit të kapet sasia e duhanit dhe pastaj të bëhet edhe arrestimi i pronarit të këtyre produkteve i cili sot me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Furgoni i cili transportonte mallrat kontrabandë udhëtonte në magjistralen Gjilan – Prishtinë dhe njëkohësisht ishte duke u përcjellë nga vetura të tjera të kontrabandisteve. Njësitet e doganës kanë ndaluar furgonin, por gjatë këtij procesit janë sulmuar nga një veturë e cila ishte në përcjellje të tij. Kjo veturë goditi disa herë automjetet e doganës. Pas sulmit ndaj oficerëve doganor vetura e cila ishte në përcjellje arriti të largohet përkohësisht, mirëpo oficerët doganor nuk ndërmorën masa, bazuar në vleresimin e situates dhe rrezikut dhe për faktin që në atë veturë gjendej edhe një fëmijë i moshës 10 vjeçare. Pas ikjes së automjetit dogana dhe policia e Kosovës janë angazhuar në kapjen e të dyshuarit. Sot i dyshuari është marr në pyetje nga hetuesit doganor dhe është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

  • Sasia e kapur e duhanit është afër 20000 pako ,me vlerë 30.000 euro, tërë sasia është konfiskuar.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

LEXO MË SHUMË