• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

01/11/2013

DOGANA E KOSOVËS PARANDALON DISA RASTE NË TENTIM K

 

Prishtinë 1 Nëntor 2013 – Dogana e Kosovës në vazhdën e aksioneve për luftimin e mallrave ilegale në vend, ka zbuluar edhe disa raste me mallra komerciale në tentim kontrabandimi.

Në pikë kalimin kufitarë Kullë Oficerët Doganor gjatë patrullimit kanë ndalur një veturë me targa të Ulqinit për kontroll. Pasi që vozitësi kishte pohuar që nuk posedon asgjë për të deklaruar, oficerët Doganor kanë ushtruar kontroll detal në veturë, ku gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tek kutia e ndihmës së parë kane hasur në sasi të argjendit. Sasia e mallit të zbuluar është 1,305 gr, të gjitha këto produkte finale të argjendit si:vath, unaza, varëse.

Me këtë rast pala në fjalë ka bërë kundërvajtje doganore, dhe malli i është ndaluar deri në përfundim të procedurës së rregullt.

Gjatë kësaj periudhe oficerët Doganor  kanë realizuar disa aksione në Obiliq, në disa depo me mallra komerciale. Gjatë kontrollit në njërën nga depot, oficerët Doganor  kanë hasur në sasi të konsiderueshme të mallrave të ndryshme si pije energjike, pije të gazuara etj që konsiderohen të jenë të kontrabanduara. Ndërsa në një depo tjetër kanë zbuluar mallra higjienike, po ashtu në numër të konsiderueshëm, mallra këto që dyshohen të jenë  të kontrabanduara. Me këtë rast personat në fjalë kanë bërë kundërvajtje doganore, dhe tërë sasia e mallit të zbuluar është konfiskuar nga oficerët Doganor, si dhe ndaj palëve janë inicuar gjoba administrative.

 

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

PARANDALOHET KONTRABANDA ME TJEGULLA

PARANDALOHET KONTRABANDA ME TJEGULLA

 

Prishtinë 5 nëntor 2013, Dogana e Kosovës dje ka zhvilluar një aksion në magjistralen Zubin Potok – Mitrovicë. Në orët e pasdites dy maune me targa të Serbisë kanë tentuar të futen ilegalisht, këto dy maune nuk kanë ndaluar që nga momenti i hyrjes në pikat kufitare në asnjërin terminal.

Dogana e Kosovës përmes njësive të saj operative ka vërejtur se maunat kanë devijuar rrugën dhe kanë vazhduar në magjistralen për në drejtim të Skenderaj. Njësit e anti-kontrabandës kanë reaguar duke arritur të ndalnin këto dy maune me dyshimin se nuk janë kryer obligimet Doganore dhe kanë tentuar të kontrabandohen.

Në të dy maunat janë gjetur 52 paleta me tjegulla 4 paleta me kulmarë. Kompania ka prezantuar fatura të blerjes së brendshme por që të cilat pas verifikimit nuk korrespondonin me gjendjen reale pasi është verifikuar se maunat në fjalë kanë hyrë në Kosovë përmes Pikë kalimit kufitar Bërnjak.

Njësitet e Doganës kanë konfiskuar mallrat, iniciuar procedurën kundërvajtje si dhe në këtë rast janë konfiskuar edhe maunet të cilat bartnin mallrat e kontrabanduara. Dogana e Kosovës ka filluar hetimet lidhur me këtë rast pas konsultimit me prokurorin e shtetit.

 

LEXO MË SHUMË
KAPEN 80.000 EURO GJATË TENTIM KALIMIT TË KUFIRIT

KAPEN 80.000 EURO GJATË TENTIM KALIMIT TË KUFIRIT

Prishtinë 30 Tetor 2013 – Dogana e Kosovës vazhdon edhe më tutje me zbulime të mallrave ilegale në vend. Në Pikë Kalimin Kufitar të Vërmicës Oficerët Doganor kanë kapur dy raste të tentim kontrabandimit,  njërin me mjete monetare dhe një tjetër me telefona mobil me vlerë të lartë.

Në hyrje të Pikë Kalimit Kufitarë të Vërmicës, Oficerët Doganor kanë selektuar një automjet për kontrollë. Vozitësi dhe bashkë-udhëtari prezent në automjet kanë pohuar që nuk kanë asgjë për të deklaruar, me ç’rast oficerët doganor kanë filluar me kontroll rutinore të automjetit ku në pjesën e pasme të automjetit në mes të ulëseve kanë hasur në mjete monetare në shumë prej 41,000.00€. Pas kontrollit detal të automjetit, i është nënshtruar edhe kontroll trupore ndaj vozitësit dhe bashkë udhëtarit,
ku tek vozitësi janë gjetur mjete monetare të fshehura në shumë prej 29,000.00€ ndërsa tek bashkë udhëtari janë gjetur 10,000.00€ gjithashtu të padeklaruara,  në total janë zbuluar 80,000.00€. Me ketë rast palët në fjalë kanë bëre shkelje të ligjit duke mos deklaruar mjetet monetare në vlerë mbi 10,000.00€. Komfort ligjit: 04L-178.  me të cilin është ndryshuar dhe plotësuar Ligji Nr.03L-196 që ndërlidhet me shkeljet nga neni 29 personave të sipër cekur i konfiskohet shuma e mjeteve prej 25% e totalit të mjeteve të pa deklaruara, në ketë rast i konfiskohen 20.000,00 €. Me urdhër të prokurorit janë arrestuar dy personat tek të cilët është gjetur kjo sasi.    

Një rast tjetër, po ashtu në Pike Kalimin Kufitare në Vërmicë një automjet i tipit Golf VI me targa të Kosovës është selektuar për kontroll, më pas edhe ndaj personave prezent në automjet i është nënshtruar kontroll trupore. Gjatë kontrollit trupor ndaj
vozitësit të automjetit Oficerët Doganor kanë zbuluar telefona mobil të vlerave të larta. Gjate kontrollit më detal te automjetit janë zbuluar edhe disa fatura te mallit te zbuluar, bazuar ne këto fatura vlera e mallit arrin shumen prej 8,587.00€.Malli i zbuluar është konfiskuar, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë kundërvajtëse. 

LEXO MË SHUMË