• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

05/11/2013

PARANDALOHET KONTRABANDA ME TJEGULLA

 

Prishtinë 5 nëntor 2013, Dogana e Kosovës dje ka zhvilluar një aksion në magjistralen Zubin Potok – Mitrovicë. Në orët e pasdites dy maune me targa të Serbisë kanë tentuar të futen ilegalisht, këto dy maune nuk kanë ndaluar që nga momenti i hyrjes në pikat kufitare në asnjërin terminal.

Dogana e Kosovës përmes njësive të saj operative ka vërejtur se maunat kanë devijuar rrugën dhe kanë vazhduar në magjistralen për në drejtim të Skenderaj. Njësit e anti-kontrabandës kanë reaguar duke arritur të ndalnin këto dy maune me dyshimin se nuk janë kryer obligimet Doganore dhe kanë tentuar të kontrabandohen.

Në të dy maunat janë gjetur 52 paleta me tjegulla 4 paleta me kulmarë. Kompania ka prezantuar fatura të blerjes së brendshme por që të cilat pas verifikimit nuk korrespondonin me gjendjen reale pasi është verifikuar se maunat në fjalë kanë hyrë në Kosovë përmes Pikë kalimit kufitar Bërnjak.

Njësitet e Doganës kanë konfiskuar mallrat, iniciuar procedurën kundërvajtje si dhe në këtë rast janë konfiskuar edhe maunet të cilat bartnin mallrat e kontrabanduara. Dogana e Kosovës ka filluar hetimet lidhur me këtë rast pas konsultimit me prokurorin e shtetit.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

KONFISKOHEN SASI E KONSIDERUESHME E APARATEVE TË L

KONFISKOHEN SASI E KONSIDERUESHME E APARATEVE TË L

Prishtinë 7 Nëntor 2013 – Dogana e Kosovës është duke e rritur kontrollin në lokalet e lojërave të fatit, me ç’rast ka
konfiskuar sasi të konsiderueshme të aparateve dhe ka rritur inkasimet nga taksa e akcizës për 14%.

Gjatë muajit Tetor Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Administratën Tatimore  të Kosovës, kanë realizuar me sukses kontrolle nëpër lokale të lojërave të fatit, duke përfshi tërë territorin e
Kosovës. Gjatë vizitave nëpër lokale të kësaj veprimtarie, janë konfiskuar  187 automate, 1 rulet, janë mbyllur 6 pika basti, kryesisht këto raste janë aparate që nuk ju dihet prejardhja, kanë të falsifikuar numrat serik, ka edhe të atilla që janë marr për mos pagesë të taksave, gjithashtu ka edhe raste kur aparatet janë konfiskuar tek personat
fizik të cilët i kanë përdorur pa licencë adekuate.

Kurse në aspektin e inkasimeve Dogana e Kosovë gjatë muajit Tetor kanë inkasuar të hyra në vlere prej 1.063.477.16€ , nëse e krahasojmë me të njejtën periudhë të vitit të kaluar kemi një rritje në masën e inkasimit prej 14.25 % .

Dogana e Kosovës  iu bën ftesë të gjithë operatorëve me lojëra fati që të përmbushin obligimet e tyre për licensimin dhe pagesën e obligimeve tatimore sepse në të kundërtën do të ballafaqohen me pasojat ligjore si gjoba, konfiskimin e aparateve dhe ndjekjen penale. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me ATK-në dhe Policinë do të vazhdojnë kontrollet e të gjithë operatorëve të kësaj veprimtarie.

LEXO MË SHUMË
DOGANA E KOSOVËS PARANDALON DISA RASTE NË TENTIM K

DOGANA E KOSOVËS PARANDALON DISA RASTE NË TENTIM K

 

Prishtinë 1 Nëntor 2013 – Dogana e Kosovës në vazhdën e aksioneve për luftimin e mallrave ilegale në vend, ka zbuluar edhe disa raste me mallra komerciale në tentim kontrabandimi.

Në pikë kalimin kufitarë Kullë Oficerët Doganor gjatë patrullimit kanë ndalur një veturë me targa të Ulqinit për kontroll. Pasi që vozitësi kishte pohuar që nuk posedon asgjë për të deklaruar, oficerët Doganor kanë ushtruar kontroll detal në veturë, ku gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tek kutia e ndihmës së parë kane hasur në sasi të argjendit. Sasia e mallit të zbuluar është 1,305 gr, të gjitha këto produkte finale të argjendit si:vath, unaza, varëse.

Me këtë rast pala në fjalë ka bërë kundërvajtje doganore, dhe malli i është ndaluar deri në përfundim të procedurës së rregullt.

Gjatë kësaj periudhe oficerët Doganor  kanë realizuar disa aksione në Obiliq, në disa depo me mallra komerciale. Gjatë kontrollit në njërën nga depot, oficerët Doganor  kanë hasur në sasi të konsiderueshme të mallrave të ndryshme si pije energjike, pije të gazuara etj që konsiderohen të jenë të kontrabanduara. Ndërsa në një depo tjetër kanë zbuluar mallra higjienike, po ashtu në numër të konsiderueshëm, mallra këto që dyshohen të jenë  të kontrabanduara. Me këtë rast personat në fjalë kanë bërë kundërvajtje doganore, dhe tërë sasia e mallit të zbuluar është konfiskuar nga oficerët Doganor, si dhe ndaj palëve janë inicuar gjoba administrative.

 

 

LEXO MË SHUMË