• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

19/10/2013

DREJTORESHA E DGANËS SË SHQIPËRISË znj. SPIROPALI

Prishtinë 19 Tetor 2013 – Sot Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Lulzim Rafuna  me bashkëpunëtor priti Drejtoreshën  e përgjithshme të Doganës së Shqipërisë znj. Elisa Spiropali me bashkëpunëtor, ku zhvilluan një takim pune në Prishtinë.

Temat e takimit ishin bashkëpunimi Doganor dypalësh, zbatimi i marrëveshjes për bashkëpunim / Bashkim Doganor, luftimi i krimit ndërkufitar etj. Gjatë takimit u diskutua intensifikimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ndërkufitar me qëllim të lehtësimit të qarkullimit tregtar në mes të dy vendeve si dhe tejkalimi i problemeve praktike.

Pas takimit Drejtori i Pergjithshëm z.Rafuna theksoi se “bashkëpunimi me Doganën e Shqipërisë do të thellohet edhe më shumë, si dhe do të krijojmë grupe të përbashkëta punuese për eliminimin e procedurave në mënyrë që ti ndihmojmë bizneset për një qarkullim sa më të lehte në vendin tonë”.

Në anën tjetër znj. Spiropali theksoi se “përveç thjeshtëzimit të procedurave ndër administror, të bashkëpunohet sa më afër  në mënyrë që të kalohet  nga një kufi real në një kufi virtual midis dy vendeve për të hequr pengesat e fundit që kanë  mbetur dhe për të thjeshtëzuar kalimin qoftë të njerëzve qoftë të tregëtisë që është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve .

Takimi u  karakterizua në frymën e mirëkuptimit dhe u arrit pajtim i dyanshëm rreth temave të diskutuara si dhe u dakorduan që të mbajnë takime të rregullta çdo dy muaj ashtu që të parandalohen problemet eventuale në mes të dy vendeve

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

VAZHDON AKSIONI I DOGANËS PËR PARANDALIMIN E KONTR

VAZHDON AKSIONI I DOGANËS PËR PARANDALIMIN E KONTR

 

Prishtinë 21 tetor 2013,-  Gjatë dy ditëve të kaluara Dogana e Kosovës në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës ka vazhduar të ushtrojë kontroll intenzive në tërë territorin e Kosovës.

Në rajonin e Mitrovicës njësitet Policore si dhe ato të Doganës kanë ndaluar një shtetas të Kosovës i cili kishte tentuar të kontrabandonte mallra të ndryshme nga veriu i Kosovës, pas kontrollit fillestar  ishte ndaluar pasi në furgonin me të cilin udhëtonte ishin gjetur veshmbathje me vlerë të ulët por pas kontrollit detal në pjesën e brendshme të furgonit oficerët doganor arritën të gjejnë një sasi të madhe të thikave (prodhim zviceran) me vlerë afër 1500 euro. Mallrat dhe furgoni menjëherë  janë ndaluar nën mbikëqyrje Doganore.

Gjithashtu njësitet e Doganës kanë arritur të parandalojnë një furgon I cili dyshohet se bartë mallra të kontrabanduar. Njësitet e Doganës dhe Policisë janë vënë në ndjekje të këtij furgoni. Pas ndjekjes vozitësi ka devijuar në rrugë sekondare ku edhe ka braktisur furgonin. Pas kontrollimit të furgonit janë gjetur 2000 litra naftë të ngarkur, njësitet e Doganës kanë kryer ekzanimimet dhe kanë bërë konfiskimin e mjetit si dhe mallrave të kontrbanduara.

Edhe një aksion tjetër është zhvilluar me sukses nga njësitet e Doganës. Gjatë kontrollit të disa prej lokaleve të
lojërave të fatit në Komunën e Junikut ndër to është zbuluar një lokal i këtij bznesi tek i cili nuk kishte asnjë reklam apo mbishkrim. Pas kontrollit të këtij lokali njësitet Doganore kanë zbuluar tre automata të lojërave të fatit të llojit
Apex.

Pas verifikimit të tyre është konstatuar që këta automata janë të palicencuar dhe se pala nuk posedon asnjë dokument që dëshmon pronën. Më pas këta automata janë sekuestruar si dhe janë dërguar në Depo Doganore në Mitrovicë.

Vlera e përgjithshme e konfiskimeve të këtyre aksioneve tejkalon shumën 20 000€. Dogana e Kosovës edhe me tutje do të vazhdoi të punoj në parandalimin e dukurive negative në vend.

LEXO MË SHUMË
ZBULOHET NJË REVOLE DHE SASI TË FISHEKËVE

ZBULOHET NJË REVOLE DHE SASI TË FISHEKËVE

Prishtinë 12 tetor 2013, – Oficerët Doganor kanë zbuluar sasi të mallrave të ndaluara. Në pikë kalimin kufitarë në Vërmicë, gjatë kontrollimit rutinor të automjeteve, është selektuar  një autobus me targa të Kosovës për kontroll.

Gjatë kontrollit nga ana e Oficerëve Doganor, në njerën valixhe është zbuluar një kuti me fishek të llojit 6,72mm në sasi prej 660 copë. Më pas pronarit të fishekëve i është bërë edhe kontroll trupore, po ashtu edhe autobusi i  është nënshtruar kontrollit detal, mirëpo nuk është gjetur ndonjë mall tjetër.

Një rast tjetër me mallra të ndaluara është zbuluar edhe në Aeroportin Ndërkombtar të Prishtinës. Njëri nga udhëtarët që sapo kishin arritur nga Minheni – Gjermani, është selektuar për kontroll të valixhes përmes skanerit X-ray, ku me këtë rast është vërejtur një revole.

Pas kontrollës manuale ndaj udhëtarit, Oficerët Doganor kanë zbuluar një revole të tipit ROHM RG 70 CAL 315K. Më pas është njoftuar edhe Policia Kufitare  në arritje. Me këtë rast personat në fjalë kanë shkaktuar vepër penale sipas nenit 274 pika A, të KDAK-ës. I tërë rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare për procedurë të mëtutjeshme.

LEXO MË SHUMË