• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

28/10/2013

DOGANA PARANDALON NJË MORI RASTE NË TENTIM KONTRAB

Prishtinë 28 Tetor 2013 – Dogana e Kosoves gjatë këtij vikendi ka parandaluar disa raste në tentim kontrabandimi.

Në Pikë Kalimin Kufitare të Vermicës Oficerët Doganor kanë ndalur një veturë për kontroll rutinore. Pas ndaljes është pyetur vozitësi nëse ka diçka për të deklaruar, mirëpo është përgjegjur që nuk posedon asgjë. Gjatë kontrollit të veturës Oficerët Doganor kanë hasur në disa pako të vogla të cilat dyshohen të jenë lëndë narkotike.

Pas kontrollit detal të veturës Oficerët Doganor kanë zbuluar edhe disa pako të vogla me lëndë narkotike që dyshohen të jenë të llojit kokainë si dhe disa të llojit marihuanë.

Pas zbulimit të sasisë së narkotikëve, dy të dyshuarit në veturë janë arrestuar. I tërë rasti, së bashku  me sasinë e mallit të zbuluar i janë dorëzuar Policisë Kufitare  për procedurë të mëtutjeshme.

Një rast tjetër është zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Gjatë kontrollit të rregullt të pasagjerëve në shkuarje, pas kontrollës së pasaportave dhe kontrollit përmes skanerit X-ray, është selektuar  një udhëtar, i cili kishte deklaruar mjetet monetare në shumë prej  3,000€, mirëpo pas kontrollit trupor Oficerët Doganor kanë zbuluar  mjete monetare të fshehura në shumë prej 16,000.00€. Me këtë rast pala ka bërë shkelje të ligjit duke mos deklaruar mjetet monetare në vlerë mbi 10,000.00€. Konform ligjit 04/L-178 për ndryshim dhe plotësimin e ligjit 03L-196 për parandalimin e pastrimit të parave, ku sipas kësaj rregullore palës i konfiskohen 25% të shumës totale në këtë rast i konfiskohen mjete në shumë prej 4,000€.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe është  parandaluar edhe një rast tjetër në tentim kontrabandimi me derivateve të naftës.

Gjatë patrullimit të përbashkët me Policinë e Kosovës, në rajonin e Mitrovicës është identifikuar një maune si e dyshimte. Vozitësi i maunës në fjalë në përpjekje për të ikur eshte  aksidentuar me nje  veture te policisë, dhe me pas personat ne fjale kane ikur nga vendi i ngjarjes. Ne maunën e braktisur janë zbuluar rreth 12,000.00 litra derivate te naftës. E tere sasia e zbuluar eshte konfiskuar, ndërsa Policia e Kosoves eshte ne ndjekje te personave te involvura ne rastin e kontrabandimit te derivateve.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

DOGANA VAZHDON AKSIONIN KUNDËR KONTRBANDËS

DOGANA VAZHDON AKSIONIN KUNDËR KONTRBANDËS

Prishtinë 29 Tetor 2013 – Dogana e Kosovës ka vazhduar me intensitet luftimin e kontrabandës gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit njësitet e doganës kanë parandaluar 6 raste të tentim  kontrabandimit ku vlera e mallrave të konfiskuara arrin afër 10.000 euro.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhe gjatë kontrollit të përbashkët me Policinë e Kosovës, është ndalur një veturë për kontroll rutinore, me ç’rast vozitësi dhe dy udhëtare tjerë prezent në veturë janë  përgjigjur që nuk posedojnë asgjë për të deklaruar. Pas kontrollit të veturës Oficerët Doganor kanë hasur në një shënjestër optik, më pas gjatë kontrollit truporë të bashkë udhëtarëve në veturë janë zbuluar fishek gjuetie në sasi prej 22 copë.  Municioni dhe shënjestra optike është konfiskuar nga ana e Policisë Kufitare dhe është iniciuar procedura.

Një rast tjetër është zbuluar në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë nga Dogana e Kosovës. Gjatë patrullimit në këtë rajon është vërejtur një automjet i ngarkuar me mallra të kontrabanduara, ku drejtuesi i automjetit nuk i është përgjigjur kërkesës së oficerëve për tu ndalur dhe ka vazhduar në drejtim të Fushë Kosovës ku edhe është bllokuar nga njësitet e Doganës dhe menjëherë janë prangosur
vozitësi dhe bashkudhëtari tjetër. Në automjet Oficerët Doganore kanë hasur në mallra të ndryshme të kontrabanduara si pije të gazuara produkte të ndryshme ushqimore, produkte higjienike etj. Sasia e mallit të zbuluar është konfiskuar, po ashtu edhe vetura me të cilën bartnin këto mallra, si dhe ndaj palës është iniciuar gjobë administrative.

Gjithashtu edhe dy raste tjera në tentim kontrabandimi janë zbuluar në rajonin e Mitrovicës. Njësitet e Doganës së Kosovës gjatë patrullimit në  Mitrovicë – tek ura e Suhodollit, kanë ndalur një veturë për kontroll. Gjatë kontrollit në pjesë të ndryshme të automjetit
kanë hasur në pije alkoolike. Më pas automjeti në fjalë është dërguar në Degën Doganore në Mitrovicë, dhe i është nënshtruar kontrollit detal me ç’rast është zbuluar alkool i llojit Vinjak në sasi rreth 25 litra, si dhe sasi e qumështit rreth 50 litra. Malli në fjalë është konfiskuar dhe lidhur me rastin në fjale është iniciuar gjobë administrative. 

Një rast tjetër është zbuluar në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë patrullimit të përbashkët me Policinë e Kosovës, është ndalur një veturë me targa të Novi pazarit, dhe pas kontrollës në veturë janë zbuluar thasë të mbushur me arra në sasi prej 280 kg. Sasia e mallit të zbuluar është konfiskuar, dhe ndaj palës është iniciuar gjobë administrative.

Në Pikë Kalimin Kufitar Hani i Elezit, është ndalur për kontroll një autobus i linjës Prishtinë-Shkup. Gjatë kontrollës së ushtruar në pjesën e përparme të autobusit Oficerët Doganor kanë hasur në tri kallëpe për prodhimin e stolive (lirave) të arit, të fshehura. Malli i zbuluar është konfiskuar, si dhe i tërë rasti i adresohet komisionit për kundërvajtje Doganore, për procedurë të mëtutjeshme.

LEXO MË SHUMË
DOGANA ZBULON SASI TE NARKOTIKËVE DHE FISHEKËVE

DOGANA ZBULON SASI TE NARKOTIKËVE DHE FISHEKËVE

Prishtinë 24 Tetor 2013 – Dje pasdite oficerë doganor në pikalimin kufitar Kullë (Pejë) kanë ndalur një veturë Golf II e drejtuar nga një shtetas i huaj. Kjo veturë është selektuar për kontrolle detale në vijën e dytë të kontrollit.
Gjatë kontrollit nga oficerët doganore së bashku me policinë në pjesën e prapme të veturës anësorja e djathtë janë gjetur 5 qese plastike të mbështjellura me ngjitës. Pas kontrollit më të detajuar është vërejtur edhe ne anën e kundërt te automjetin i njëjti lloj i qeseve plastike 3 copë te mbështjella me ngjitës, ku dyshohet për substanca narkotike te llojit marihuanë. Pas matje fillestare ka rezultuar se pesha kalon 6.5 kg.  Substanca e dyshuar narkotike dhe automjeti janë konfiskuar dhe dorëzuar tek policia kurse vozitësi është arrestuar dhe mbahet në ndalim.  

Kurse sot në orët e mesditës në pike kalimin kufitar Dheu i Bardhë (Gjilan) është arritur të parandalohet kontrabandimi i një sasie të fishekve për gjueti. Pas selektimi për kontroll, dogana në bashkëpunim me policinë kufitare kanë filluar kontrollin e automjetit. Gjate kontrolles se furgonit dhe pasagjerve  ne qanten e njërës prej udhëtarve janë gjetur  25 cope fishek per pushke gjuetije te kalibrit 12 mm. Rasti ne fjale i dorëzohet policisë për procedure te mëtutjeshme

 

LEXO MË SHUMË