Gjykata Komunale Kamenicë
C.nr.191/08
|
Sot rreth orës 12:00 në Arritje me fluturimin nga nga Stambolli (Turqi), oficerët e Doganës kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të materialit për përpunim e argjentit dhe argjent në bagazhin e një udhëtari. Udhëtari i lartëcekur ka hyrë në kanalin e gjelbërt dhe është selektuar për kontrollë përmes skanerit. Skeneri ka dhënë indikacione për mallra të fshehura në bagazhin e udhëtarit pas hapjes së valigjeve sipas imazheve të krijuara nga skaneri oficerët doganor kanë arritur të gjenin mallrat e padeklaruara. Mallrat e gjetura janë si në vijim: |
|
Kallëpe (shabllona nga plastika) për unaza – 34 copë; Unaza të argjentit të pafinalizuara – 500 Gram ( pesëqind gram) ; Pjesë të epërme për unaza nga bronzi – 1,900 Gram ( një kilogram e Gurë nga mermeri për unaza- 1,400 Grtam (një kilogram e katërqind gram); Gurë nga qelqi për unaza – 180 gram ( njëqind e tetëdhjetë gram); Gurë për unaza nga sintetika – 50 gram( pesëdhjetë gram); Gurë zirkoni për unaza – 10 gram ( dhjetë gram); Pastë për lustrim të argjentit – 2 copë ( nga 200 gram secila); Pastë për lustrim të argjentit – 2 copë ( nga 1 kg secila); Lëndë e parë – Zink 4,500 Gram ( Katër kilogram e pesëqind gram); si dhe Pajisje pune të përdorura për argjentari ( pincet 1 copë ; Gërshërë për metal 1 copë ; brushë metalike 1 copë; Shpuese metalike Enë metalike për shkrirjen e arit dhe argjentit 1 copë ; shkopinj druri 8 copë dhe skallpera 18 copa. Meqenëse pala nuk ka poseduar faturën me vete , vlerën e mallit nuk është mundur të përcaktohet.. Tërë sasia është konfisfuar si dhe personi me këtë rast ka bërë kundervajtje doganore sipas nenit 250 pika 1 të Kodit Doganor dhe Akcizes.
15/10/2012
BASTISEN TRI LOKACIONE DHE ZBULOHET MINI – PUNËTORPrishtinë 21 shtator 2012.- Në një operacion të Doganës së Kosovës të zhvilluar në Prishtinë dhe Podujevë gjatë ditës së sotme është arritur të zbulohet një punëtori dhe rrjeti i shpërndarje së alkoolit të falsifikuar. Pas hetimeve nga Dogana e Kosovës është arritur që personat dhe lokacionet e dyshuara të identifikohen, kurse sot në orët e mëngjesit Dogana ka filluar me aksionin. Njësitet e doganës me urdhër të prokurorit kanë bastisur tri lokacione dy në Prishtinë dhe një në Podujevë. Me rastin e bastisje në rajonin e Prishtinës është zbuluar edhe punëtoria për falsifikimin e alkoolit. Aty janë gjetur etiketa të shumë llojeve të alkoolit, shishe të zbraztë si dhe një sasi e konsiderueshme e etanolit (dyshohet për momentin) në sasi mbi 250 litra. Gjithashtu janë gjetur pajisje për mbylljen e shisheve paketime të llojeve të ndryshme si dhe ngjyresës artificial Fillimisht të gjitha pajisjet dhe materialet e tjera janë konfiskuar nga Dogana. Gjatë orëve të pasdites ka filluar edhe intervistimi i personave të e dyshimtë nga Dogana nën udhëheqjen e prokurorit të rastit. Dogana e Kosovës fton të gjithë qytetarët të cilët posedojnë informata për raste të këtilla dhe raste të tjera të kontrabandës të na kontaktojnë në linjën e sigurt 038 500 095.
21/09/2012
ZBULOHEN ARMË DHE MUNICION NË VËRMICËVërmicë 21 shtatore. – Ne Degën Doganore Vermië, Ne kuadër të bashkëpunimit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit Oficeret Doganore dhe ata të Policisë së Kosovës, kane zbuluar sasi te armeve dhe municionit. Gjatë kontrollit të përbashkët në Pikë Kalimin Kufitarë Vërmicë në hyrje te kësaj pike, Oficerët Doganorë dhe Policia e Kosovës kanë ndaluar një automjet për kontroll. Automjeti i selektuar ishte i llojit Gjip Mitsubishi Pajero me targa të Tiranës, me të cilin udhëtonin dy shtetas nga Shqipëria. Gjate kontrollës detale të automjetit, Oficeret Doganorë kanë hasur në mallra të ndaluara, të cilat ishin të fshehura tek ulëset e pasme të automjetit. Sasia e mallrave të zbuluara është si në vijim:
E tërë sasia e mallit të zbuluar , i është dorëzuar Policisë së Kosovës, si dhe personat e involvuar në këtë raste, do t’i nënshtrohen procedurës së mëtutjeshme në raste të zbulimit me mallra të ndaluara.
21/09/2012
NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT DOGANOR MESot më 14 shtator 2012, në Vjenë është nënshkruar Marrëveshja bilaterale për bashkëpunim bilaterale doganore mes Kosovës dhe Austrisë. Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës z. Huruglica dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Financave te Austrisë z. Andreas Schieder. Kjo Marrëveshje është një bazë për bashkëpunim juridik në çështjet doganore e cila ka për qellim luftën e përbashkët kundër kontrabandës – veçanërisht në fushën e duhanit, alkoolit dhe drogave si dhe shkëmbimin e eksperiencës ne gjitha çështjet doganore. Ne këtë takim te dyja palët u zotuan se do te lehtësohet tutje tregtia ndërkufitare dhe luftimi i kontrabandës. Kjo është Marrëveshja e nëntë (9) ndërkombëtare qe Dogana e Kosovës nënshkruan me Administratat doganore te vendeve tjera, Marrëveshje qe mundëson një lufte me efikase kundër tregtisë ilegale,krimit te organizuar dhe shkëmbimit te përvojës se ndërsjellë.
14/09/2012
SHENOHET 13 VJETORI I THEMELIMIT TE DOGANES, DHE FHani Elezit 3 shtator 2012-. Sot me një ceremoni të mbajtur në Han të elezit u shënua 13 vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës. Dogana e Kosovës gatë këtyre 13 viteve ka qenë institucioni kryesor i cili ka financuar buxhetin e Kosovës. Nga themelimi e deri tani janë mbledhur afër 6 miliard euro nga taksat kufitare. Drejtori i përgjithshëm z. Naim Huruglica me këtë rast falënderojë stafin për 13 vite angazhim dhe kontribut të theksuar në ndërtimin e një Dogane moderne, gjithashtu theksoj edhe sfidat e vazhdueshme me të cilat Dogana është dhe vazhdon të ballafaqohet. Kurse në anën tjetër Ministri i financave z. Bedri Hamza falënderojë oficerët e Doganës për kontributin dhe punën e tyre në ndërtimin e shteti të Kosovës, gjithashtu inkurajoj stafin që të vazhdoj të punoj me përkushtim të theksuar. Me këtë rast, Dogana përurojë edhe një sistem të ri dhe modern ASYCUDA i cili do të lehtësoj punën e biznesit dhe qarkullimin e mallrave, por njëkohësisht do të ofrojë mundësi për kontrolle sa më efektive dhe të bazuar në praktikat më të mira evropiane. Fillimin e punës së sistemit të ri kompjuterik e bëri Ministri i Financave z. Bedri Hamza i cili edhe e procesojë një deklaratë doganore në eksportin e mallrave të Kosovës. Ky ishte edhe fillimi i punës për sistemin ASYCUDA, sistem i cili përdoret në pjesën më të madhe të Doganave në botë dhe si i tillë është kompatibil me kërkesat dhe praktikat më të mira evropiane. Dogana e Kosovës vjel rreth 65%-70% e të hyrave të Buxhetit Kosovës me një mesatare të investimit publik prej 1 cent për çdo 1 euro të mbledhur.
03/09/2012
DOGANA PARANDALON KONTRABANDËNPrishtine 28 Gusht 2011 – Dogana e Kosovës vazhdon me kontrolle me qëllim të në luftimit të dukurive negative. Vetëm gjatë 3 ditëve të fundit Oficerët Doganorë kanë konfiskuar mallra të kontrabanduara të cilat arrijnë vlera të larta, duke tentuar ti shmangen taksave doganore. Gjatë ditës së shtunë saktësisht 25 gusht në Vërmicë, Oficerët Doganorë pas ndaljes për kontroll të një veture të markës Audi me targa të Kosovës, që po kalonte këtë pikë kufitare kanë zbuluar në pjesën e përparme 3 pako me nga 25 copë fishek për pushkë gjuetie, si dhe një kallëp (fotrolle) për revole. I tërë rasti bashkë me municionin e zbuluar, 75 copë fishek I janë dorëzuar policisë kufitare. Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë zbuluar dy raste në tentim kontrabandimi me medikamente pa banderola, një rast në Merdare, ndërsa rasti tjetëri në Pejë. Vlera në total e medikamenteve të zbuluara arrin shumën rreth 7,200€. Në Degën Doganore të Aeroportit janë zbuluar dy raste, po ashtu tentim për shmangie nga taksat Doganore. Pas kontrollës rutinore oficerët Doganorë kanë zbuluar në njërin rast 8 copë stoli ari në vlerë prej 2,764.00€, ndërsa në rastin tjetër kanë zbuluar po ashtu të fshehur 6 copë telefona mobil, ku vlera e tyre arrin shumën prej 1,050.00€. Ndërsa me datën 27 gushte gjatë patrullimit njësitë mobile në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, pas ndaljes së një veture për kontroll, kanë hasur në preparate dezinfektuese kimike gjatë tentim kontrabandimi. Sasia e zbuluar është 537 copë, në vlerë prej 386.64€. Mallrat e zbuluara janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës si dhe rastet I janë dorëzuar sektorit per kundërvajtje Doganore, po ashtu ndaj personave te involuar ne rastet e cekura me larte, u janë iniciuar procedura per kontrabandim me mallra.
28/08/2012
|