SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

DOGANA PARANDALON NJË MORI RASTE TË TENTIM KONTRAB

DOGANA PARANDALON NJË MORI RASTE TË TENTIM KONTRAB

Prishtinë 23 Qershor – Dogana e Kosovës vazhdon me kontrolle intensive duke mbuluar tërë territorin e Kosovës, për mbrojtje ndaj dukurive negative në vend. Vlen të veçohet Dega Doganore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku gjatë dhjetë (10) ditëve të fundit Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të ndryshme komerciale, si dhe mallra të ndaluara, në tentim kontrabandimi.

Saktësisht me datën 18 qershor me të arritur Avio-kompania nga Stambolli njëri nga pasagjeret tek po kalonte përmes kanalit të gjelbërt, është selektuar për kontroll detale. Pas kontrollit përmes skanerit, pasagjerit në fjalë i është hapur valixhja, dhe gjatë kontrollit manual është zbuluar te ketë të fshehur stoli të ndryshme ari si në vijim: qafore të arit 3 copë – 82.48gr, rrethore të arit 6 copë 125.49gr. Vlera totale e arit të zbuluar ishte rreth 8.000 euro.

Po në këtë pikë Doganore me datën 10 qershor nga po i njëjti destinacion Stambolli një pasagjer ishte selektuar për kontroll përmes skanerit, pas analizës dhe imazheve të skanerit i është hapur valixhja, në te cilën është zbuluar mall i padeklaruar. Lloji i mallit të zbuluar ishin elemente të ndryshme Swarovski, pëlhura me kristale bordur, kristale për konfeksion etj, ku sasia në total e mallit të zbuluar është 7.825 cope. Po ashtu brenda ditës, një arritje tjetër nga Dortmundi Gjermanisë, tek sa po kalonin kontrollin e pasaportave, është selektuar një pasagjer për kontroll detale, tek i cili janë zbuluar mjete monetare që tejkalojnë shumën e lejuar. Ne fillim ka deklaruar që posedon 10,000.00 euro, më pas është vërtetuar të ketë gjithsej 12,500.00 euro, e që konform ligjit 03-L/196 palës i konfiskohen 25% i sasisë totale, në këtë rast janë konfiskuar 3,125.00 euro.

Rasti tjetër është shënuar me 13 qershor arritja nga Dusseldorfi i Gjermanisë. Pas kontrollës përmes skanerit dhe analizave të imazheve, palës i është hapur valixhja për kontroll manuale me ç’rast Oficerët Doganorë kanë hasur në mall të padeklaruar. Lloji i mallit të zbuluar ishin veshje sportive të markës Jako me vlerë prej 2,249 euro.

Të gjitha rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra, janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje doganore. Ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedura për kontrabandim me mallra.

ARRESTOHEN DY PERSONA TE DYSHUAR, DHE KONFISKOHET

ARRESTOHEN DY PERSONA TE DYSHUAR, DHE KONFISKOHET

Me 21.6.2012, rreth orës 20:55 në pikëkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë, gjatë kontrollit të përbashkët të zyrtarëve të Kosovës nga Agjensionet që janë pjesë e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, si policia kufitare dhe doganat e Kosovës, kanë konfiskuar 894.17 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë.

Lidhur me këtë rastëjanë arrestuar dy persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penaleBlerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”. Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: H. I.   i lindur me 1967 mashkull/shqiptar/kosovar dhe M. R. i lindur me 1978 mashkull/shqiptar/kosovar

Kjo sasi e substancës narkotike është konfiskuar derisa zyrtarët e policisë dhe ata të doganës së Kosovës kishin ndaluar për kontrollim një veturë të tipit Golf VW 19E, të cilën e drejtonte i dyshuari H. I. me bashkudhëtarin M. R., të dy nga rajoni i Ferizajt.

Gjatë kontrollimit të veturës së lartcekur zyrtarët kanë vërejtur në pjesën e përparme në automjet tek pjesa e pasagjerit dy paketime të futura në çorape të zeza të cilat ishin të mbushura me një substancë pluhur ngjyrë kafe, për të cilën është konstatuar më vonë që është substancë narkotike e llojit heroinë.

Bazuar në rregullat e Menaxhimit të Integruar të Kufirit primati për trajtimin e rasteve të tilla i takon policisë  dhe  rasti ka kaluar nën kompetencë të Policisë së Kosovës për hetim të mëtejshëm.

Me autorizim te prokurorit përkatës të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

 

KONFISKOHEN MBI 600 LITRA VAJ MOTORIK DHE MBI 400

KONFISKOHEN MBI 600 LITRA VAJ MOTORIK DHE MBI 400

Prishtinë 22 qershor 2012.- Në një operacion të përbashkët të Doganës dhe Policisë në rajonin e Mitrovicës gjatë ditës së djeshme është arritur të parandalohet kontrabanda me vajra motorike. Dje në orët e pasdites zyrtarët e doganës kanë filluar ndjekjen e një automjeti të tipit Audi-A4 ngjyrë e zezë që me rastin e tentimit për ndalim personi që e drejtonte automjetin nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar me shpejtësi të rritur në drejtim të Vushtrrisë.

Njësitet e Task forcës (Dogana dhe Policia) janë vënë në ndjekje të automjetit të dyshuar por në afërsi të fshatit Dobërlluk automjeti është futur në një rruge sekondare. Ndjekja ka vazhduar ku drejtuesi  ka braktisur  automjetin duke ikur këmbë në drejtim të panjohur. Gjatë ekzaminimit të automjetit është gjetur sasi e madhe e vajit motorik e cila ishte e kamufluar.

Automjeti është tërhequr dhe vendosur në terminalin doganor në Mitrovicë ku pas hapjes dhe numërimit të sasisë së saktë është konstatuar sasia prej 638.4 litra që ishte i ngarkuar në dy hapësira te automjetit (ulëse dhe bagazh).

Automjeti dhe vajrat janë konfiskuar kurse rasti ka kaluar tek komisioni për kundërvajtje për shqyrtim të mëtejmë.

Gjithashtu dje në një operacion tjetër prapë në rajonin e Mitrovicës njësitet e doganës arritën të parandaloni kontrabandë dhe të gjenin pije alkoolike pa banderola. Pasi që një automjet dyshohej për transport të mallrave të kontrabanduara është ndaluar nga njësitet e tasks forcës, ku pas kontrollit të këtij automjeti janë gjetur pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia. Kurse gjatë një kontrolli të një automjeti tjetër janë arritur të gjenden pije alkoolike të prodhimeve vendore që nuk posedonin banderola, pra tentonin të shmangnin pagesën e taksave të akcizës të cilat njëkohësisht janë konfiskuar. Totali i përgjithshëm i pijeve alkoolike të konfiskuara në këto dy raste është 416 litra.

 

ZBULOHET SASI E KONSIDERUESHME E BARNAVE GJATË TEN

ZBULOHET SASI E KONSIDERUESHME E BARNAVE GJATË TEN

Prishtine 18 qershor 2012- Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentim të kontradandimit mallrave, respektivisht të barnave.

Oficeret doganor gjatë patrullimeve rutinore kanë pas dyshime se një veturë e parkuar në një restorant në rajonin e Mitrovicës mund të ketë mallra të kontrabanduara. Në bashkëpunim edhe me policinë e Kosovës është bërë kontrollimi i veturës nga jashtë ku janë parë indikacione se vetura ka mallra në brendi të saj. Pronari i veturës nuk është arritur të gjendej, kështu që vetura është tërhequr dhe vendosur ne terminalin doganor të Mitrovicës.

Pas hapjes së veturës në terminalin doganore është bere kontrollimi i veturës dhe është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave. Sasia e përgjithshme është si në vijim:

 1. 6890 paketime x 30 tableta (lloji: Aspirin)

Vlera e këtyre mallrave ende nuk është përcaktuar, mallrat dhe automjeti janë konfiskuar, rasti në fjalë i është dorëzuar komisionit për kundërvajtje Doganore për procedure te mëtejme.

Seancë gjyqesore – Kacanik

Seancë gjyqesore – Kacanik

Konfirmim i Aktakuzes Data: 15.06.2012

AKSIONI I DOGANËS KUNDËR KONTRABANDËS

AKSIONI I DOGANËS KUNDËR KONTRABANDËS

Mitrovicë 25 maj 2012 – Njësitet e Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion për kapjen e mallrave të kontrabanduara nga veriu i Kosovës. Gjatë orëve të pasdites janë zbuluar 4 raste me mallra të kontrabanduara.

DK shkatërron mallrat e falsifikuara të markës tre

DK shkatërron mallrat e falsifikuara të markës tre

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 68 cp , të markës tregtar “Apple”,  të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 17000 €.

DK-ja shkatërron mallrat e falsifikuara të markës

DK-ja shkatërron mallrat e falsifikuara të markës

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 2440 NPR, të markës tregtare “PUMA”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 36600 €.

DK shkatërron mallrat e falsifikuara të markës tre

DK shkatërron mallrat e falsifikuara të markës tre

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 685  cp , të markës tregtar “Ray Ban”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 41100 €.

NËNSHKRUHET FAZA E DYTË E PROTOKOLLIT TË BASHKËPUN

NËNSHKRUHET FAZA E DYTË E PROTOKOLLIT TË BASHKËPUN

Prishtinë 23 – Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Naim Huruglica me bashkëpunëtor zhvilloj një vizitë pune në Doganën e Malit të zi, ku u takua me drejtorin e përgjithshëm të Doganës së malit të Zi  z. Vladan Jokoviq  me bashkëpunëtor.

Gjatë këtij takimi  u nënshkruar edhe protokolli për shkëmbimin e të dhënave në mes të dy institucioneve. Kjo është faza e dytë e këtij protokollit të bashkëpunimit pasi që faza fillestare ishte nënshkruar gjatë vitit të kaluar (4 korrik)  . Pra pas përmbylljes me sukses të fazës fillestare tani bashkëpunimi me doganën e malit të zi hyn në një niveli edhe më të lartë.  

Të dy drejtorët biseduan dhe u dakorduan për krijim e lehtësirave për biznesin nga të dy anët e kufirit ti ofruar  kushte sa më të mira dhe procedura të shpejta dhe të sigurta për eksportuesit dhe importuesit e të dy vendeve.

 

MBI 500 LITRA PRODUKTE QUMËSHTI KONTRABANDË

MBI 500 LITRA PRODUKTE QUMËSHTI KONTRABANDË

Prishtinë 3 prill 2012.- Dje në rajonin e Mitrovicës Dogana e Kosovës ka ndaluar një automjet të dyshuar për kontrabandë. Automjeti i llojit BMW me targa të Kosovës është ndalur dhe pas   kontrollës është gjetur një sasi e madhe e produkte të qumështit të kontrabanduara  (jogurt, ajke, qumësht)  me origjinë nga Serbia.

Kjo edhe është sasia më e madhe e zbuluar e produkteve të qumështit të cilat transportoheshin me automjet të udhëtarëve, produktet ishin futur në të gjitha hapësirat e zbrazta të automjetit  gjithashtu edhe në pjesën e përparme tek motori i automjetit.

Pas përfundimit të numërimit në automjet gjendeshim mbi

  •  300 litra jogurt
  •  100 litra qumësht
  •  100 kg ajkë
  •   25 litra qumësht me çokolatë 

Vlera totale e këtyre mallrave është 466 euro, kurse malli është konfiskuar.

THJESHTËSOHEN PROCEDURAT E REGJISTRIMIT TË KOMPANI

THJESHTËSOHEN PROCEDURAT E REGJISTRIMIT TË KOMPANI

Prishtinë 2 prill 2012 – Pas reduktimit të dokumenteve në import në fillim të këtij viti, Dogana e Kosovës vazhdon me krijimin e lehtësirave të mëtejme për biznesin në Kosovë. Nga sot kompanitë të cilat importojnë apo eksportojnë nuk janë më të detyruara të bëjnë marrjen e certifikatave të import-eksportit.  

Në drejtorinë e Doganës së Kosovës deri më tani janë lëshuar certifikata  import-eksportit për bizneset, të cilat fillimisht janë regjistruar pranë MTI-së dhe Administratës Tatimore të Kosovës. Konform dispozitave të Kodit Doganorë dhe të Akcizave  lidhur me regjistrimin e subjekteve ekonomike  është marre vendim që nga data 2 prill 2012, të gjitha subjektet ekonomike që regjistrohen pranë agjencionit për regjistrim të biznesit dhe Administratë Tatimore të Kosovës-se, tash e tutje  nuk do të regjistrohen edhe pranë zyrës për regjistrim të bizneseve në Doganën e Kosovës.

Për nevoja të procedurave doganore dhe me qëllim të mbajtjes së evidencës, Dogana e Kosovës do të shfrytëzoj numrin e regjistrimit për import/eksport të TVSH-së të cilin e lëshon Administrata Tatimore e Kosovës. Ndërsa procedura e regjistrimit nuk pushon për agjencionet doganore të cilat do të vazhdojnë të regjistrohen konform nenit 11 të Kodit Doganore dhe të Akcizave të  Kosovës 

“Dogana me këtë veprim ka vazhduar me krijimin e lehtësirave për biznesin në Kosovë, kjo do të ulë kohën e kërkuar për të realizuar një import/eksport. Kjo është pjesë e reformave të cilat janë duke ndodhur në Kosovë për krijim e një ambienti të favorshëm për biznes.” tha drejtori i përgjithshëm i doganës së Kosovës z. Naim Huruglica.