SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

Shkatrrimi i mallerave te falsifikuar nga “Apple’

Shkatrrimi i mallerave te falsifikuar nga “Apple’

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara Mbështjellëse plastike për telefona mobil në sasi prej 35 cope, të markës tregtare; “Apple’, dhe ‘Gucci ‘  të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin në lartësi prej 525 €.

INFORMATË

INFORMATË

Dogana e Kosovës ne kuadër te strategjisë se vet, e ka dhe objektivin për lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare, përkatësisht mundësimin e qarkullimit te lire te mallrave me procedura administrative doganore sa me te thjeshta e cila do te ndikoje si ne efikasitetin e punës se Doganës ponjashtu dhe për subjektet e afarizmit te tregtisë se jashtme.

Andaj dokumentet qe tani e tutje duhet bashkangjitur deklaratës doganore dhe qe janë te obligueshme me nenin 123 te UA 11/2009 për implementimin e Kodit Doganor dhe te Akcizave Nr. 03/L-109 janë:

a)      Fatura ne baze te se cilës deklarohet vlera doganore e mallrave, sipas nenit 91 te këtij akti

b)       Deklarata për vlerat doganore te mallrave te deklaruara, sipas nenit 88 te këtij akti

c)      Dokumentet e kërkuara për aplikimin e aranzhimeve preferenciale tarifore (EUR 1)

d)     Te gjitha dokumentet e kërkuara për aplikimin e dispozitave qe rregullojnë lirimin për qarkullimin e lire te mallrave te deklaruara ( Certifikata veterinare, sanitare fitosanitare, licencat e ndryshme qe janë kusht për lëshimin e mallit ne qarkullim te lire).

Kurse çdo operator ekonomik qe është i regjistruar ne sistemin doganor elektronik te përpunimit te dhënave nuk ka  nevoje qe DUD-it t’i bashkangjes certifikatat e doganës për import – eksport dhe atë te TVSH-se.

Dokumentet e kërkuara për Eksport janë:

  1. Deklarata e Eksportit
  2. Fatura përcjellëse e mallit
  3. EUR 1, vetëm me kërkesë te palës

Kurse do te eliminohen dokumentet e kërkuara deri me tani sic janë:

–          Dokumenti i ngarkimit te mallit

–          Kontrata ndërkombëtare e ngarkese se mallrave përmes transportit rrugor

–          Flete ngarkesa e mallrave

–          Kërkesa e fletëpagesës se Terminalit

Kjo Urdhëresë do te hyje ne fuqi me date 1 Nëntor 2011.

 

 

ZBULOHEN MBI 7000 FISHEK

ZBULOHEN MBI 7000 FISHEK

Vërmicë, 14 dhjetor 2011 mbrëmë në pikën kufitare të Vërmicës, oficerët Doganore dhe policia e Kosovës zbulojnë sasi të konsiderueshme të municionit.

Rreth orës 17:00 përderisa po hynte në Kosovë përmes kësaj pike kufitare, vetura e markës BMW me targa RKS, është ndalur nga oficeret Doganor për kontroll detal. Në veturë kanë qenë dy shtetas kosovar. Kjo veturë e lartcekur është selektuar për ekzaminim nga zyrtari i doganës në bashkëpunim me policinë.  Pas kontrollit të tërësishëm brenda veturës oficerët nuk kanë gjetur asgjë por kjo nuk ka shuar dyshimet për shkak të peshës së madhe dhe presionit në goma. Vetura posedonte sistem të lëvizjes me gaz (propan-butan) dhe me benzinë. Gjate ekzaminimit me anë të fibroskopit në rezervuarin e benzinës janë vërejtur disa fishek, ku pas hapjes se tij është konstatuar se i tërë rezervuari ka qene i mbushur me municion për AK-47.

Sasia totale e fishekëve të zbuluar 7572 fishekë për AK-47 të kalibrit 7,62 mm.  Personat e involvuar menjëherë janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë shkaktuar vepër penale sipas nenit 274, pika b, te KDAK-ës.

NË NJË OPERACION TË PËRBASHKËT ARRESTOHEN SHTATË T

NË NJË OPERACION TË PËRBASHKËT ARRESTOHEN SHTATË T

Në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës konfiskohen mbi 25 kg substancë narkotike që dyshohet të jetë heroinë dhe arrestohen shtatë të dyshuar

Departamenti kundër krimit të organizuar të Policisë së Kosovës, respektivisht Drejtoria e hetimit të trafikimit me narkotikë në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës përmes rrugëve operative kanë arritur të marrin informacione në lidhje me disa persona të dyshuar të cilët merren me trafikim të substancave narkotike.

Informacioni i pranuar është analizuar dhe janë marrë një varg masash hetimore me qëllim të verifikimit të informacionit , sigurimit të provave dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Bazuar në këto informacione dhe nga të gjeturat e hetimeve, dje (29.11.2011) Drejtoria e hetimit të trafikimit me narkotikë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë realizuar një kontroll në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit ku gjatë këtij operacioni është bastisur një autobus i linjës Stamboll – Prishtinë (Turqi, Bullgari, Maqedoni, Kosovë) ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar mbi 25 kg substancë narkotike që dyshohet të jetë heroinë.

Kjo sasi ka qenë e vendosur në 8 valixhe të deklaruara si mallra tekstili. Valixhet  e dyshuara i janë kontrolluar përmes skanerit (X-ray) dhe kontrollit – ekzaminimit manual ku është vërejtur se në pjesën e fundit të valixheve kishte të vendosur diçka të dyshimtë e që rezultoi të ishte sasia e substancës narkotike.

Pas kësaj Policia e Kosovës ka ndërmarrë edhe një varg procedurash hetimore duke bastisur lokacione të ndryshme në Pejë dhe Prishtinë dhe duke arrestuar shatë të dyshuar ( 6meshkuj kosovar shqiptarë dhe një femër).

Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve policia ka gjetur dhe sekuestruar si pjesë e provave materiale këto gjësende:

  • 250 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë heroinë
  • 10.000 lira turke
  • 15.000 euro
  • 3 peshore digjitale
  • 1 llaptop
  • 8 telefona mobil.

Në bazë të vlerësimeve fillestare vlera e përafërt e substancës narkotike të konfiskuar arrin vlerën prej 500.000 €.

I tërë operacioni është zhvilluar me autorizimin e Prokurorit të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë kurse të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm.

 

 

 

 

 

 

KAPET NJË ARMË NË VËRMICË

KAPET NJË ARMË NË VËRMICË

Prishtinë 29 nëntor 2011- Oficerët e doganës gjatë kësaj fundjavës kanë gjetur një armë në kabinën e një transportuesi.

Oficerët e Doganës së Kosovës, gjatë ushtrimit të kontrollës së kamionëve me mallra komerciale në njërën prej kabinave të vozitësit kanë zbuluar një arme zjarri AK-47, me një karikator dhe e mbushur me 10 fishek te kalibrit 7.62 mm.

Vozitësi i kamionit njëkohësisht pronari I armës, ishte shtetas i Shqipërisë, që transportonte xehe. Arma së bashku me fishekët e zbuluar, si dhe dokumentet përkatëse te palës i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedurë te mëtutjeshme për zbulimin e mallrave te ndaluara.

Me ketë rast pala ka shkaktuar Kundërvajtje Doganore në bazë të nenit 274 pika B të Kodit Doganor.

 

DOGANA MBLEDHË 6 MILION EURO BRENDA NJË DITE

DOGANA MBLEDHË 6 MILION EURO BRENDA NJË DITE

Prishtinë 2 nëntor 2011.- data 1 nëntor shënon edhe rekordin e fundit të arritur nga Dogana e Kosovës në mbledhjen e të hyrave.

Dogana e Kosovës tejkalojë parashikimet ditore në mbledhjen e të hyrave, pasi qe gjatë këtyre 24 orëve të fundit mblodhi një shifër rekorde (nga taksat e mallrave të importuara) në vlerë prej 6 milion eurove €.

Deri më tani Dogana ka arritur të mbledhë të hyra në lartësinë prej 676,7 million euro apo 18.2% më shumë se gjate vitit te kaluar. Krahasuar me periudhën e njëjtë te vitit 2010 janë mbledhur 104,5 milion euro më shumë, pasi që në të njëjtën periudhë të vitit 2010 dogana kishte mbledhur 572,2 milion euro. Kjo shifër paraqet 82% të planit vjetor.

Në përgjithësi mbledhja e të hyrave nga Dogana gjatë këtij viti është rritur në krahasim me vitin e kaluar si rezultat i profesionalizimin të mëtejmë dhe rritjes së kontrolleve në tërë territorin.

Dogana zbulojnë mbi 2000 copë fishek

Dogana zbulojnë mbi 2000 copë fishek

Prishtinë, 31 tetor 2011 gjatë fundjavës oficerët doganor kanë në Vërmicë, gjatë një kontrolli kanë zbuluar 2191 copë fishek të kalibrit 7,62 mm.

Dogana gjatë kontrollimit të automjeteve të cilat hynin nga Republika e Shqipërisë, dogana ka selektuar një automjeti të llojit Ford me targa të Republikës së Kosovës i drejtuar nga një shtetas Kosovar.

Gjatë kontrollimit detal të automjetit të lartpërmendur, janë të fshehur në bagazh (te goma rezervë) 2191 copë municion të llojeve të ndryshme si vijon:

• 2079 copë fishek te kal. 7.62 mm dhe
• 112 copë fishek për pushkë luftarake M-48

Personi është arrestuar menjëherë, pas kompletimit të rasti personi i arrestuar si dhe lënda janë dorëzuar te Policia Kufitare për procedim të mëtejmë.

Vlen të theksohet se që nga fillimi i këtij viti oficerët doganor kanë parandaluar 14 raste tentim kontrabandimit të mallrave të ndaluara, respektivisht fishekëve. Sasia totale e zbuluar nga të gjitha këto raste është afro 8500 copë fishek të kalibrave të ndryshëm.

Avni Maksuti

Avni Maksuti

Konfirmim i Aktakuzes