16/12/2011
INFORMATË
Dogana e Kosovës ne kuadër te strategjisë se vet, e ka dhe objektivin për lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare, përkatësisht mundësimin e qarkullimit te lire te mallrave me procedura administrative doganore sa me te thjeshta e cila do te ndikoje si ne efikasitetin e punës se Doganës ponjashtu dhe për subjektet e afarizmit te tregtisë se jashtme.
Andaj dokumentet qe tani e tutje duhet bashkangjitur deklaratës doganore dhe qe janë te obligueshme me nenin 123 te UA 11/2009 për implementimin e Kodit Doganor dhe te Akcizave Nr. 03/L-109 janë:
a) Fatura ne baze te se cilës deklarohet vlera doganore e mallrave, sipas nenit 91 te këtij akti
b) Deklarata për vlerat doganore te mallrave te deklaruara, sipas nenit 88 te këtij akti
c) Dokumentet e kërkuara për aplikimin e aranzhimeve preferenciale tarifore (EUR 1)
d) Te gjitha dokumentet e kërkuara për aplikimin e dispozitave qe rregullojnë lirimin për qarkullimin e lire te mallrave te deklaruara ( Certifikata veterinare, sanitare fitosanitare, licencat e ndryshme qe janë kusht për lëshimin e mallit ne qarkullim te lire).
Kurse çdo operator ekonomik qe është i regjistruar ne sistemin doganor elektronik te përpunimit te dhënave nuk ka nevoje qe DUD-it t’i bashkangjes certifikatat e doganës për import – eksport dhe atë te TVSH-se.
Dokumentet e kërkuara për Eksport janë:
- Deklarata e Eksportit
- Fatura përcjellëse e mallit
- EUR 1, vetëm me kërkesë te palës
Kurse do te eliminohen dokumentet e kërkuara deri me tani sic janë:
– Dokumenti i ngarkimit te mallit
– Kontrata ndërkombëtare e ngarkese se mallrave përmes transportit rrugor
– Flete ngarkesa e mallrave
– Kërkesa e fletëpagesës se Terminalit
Kjo Urdhëresë do te hyje ne fuqi me date 1 Nëntor 2011.