Bekim Zhubi
Kontest civil C.nr.2477/09
Prishtinë 17 gusht 2011- Dogana e Kosovës gjatë kësaj jave dhe javës së kaluar ka filluar aksionin për mbledhje e detyruar të akcizës në lojëra të fatit, deri te ky aksion ka ardhur pasi disa kompani nuk kanë bërë asnjë pagesë edhe pse janë të obliguara sipas ligjit.
Aksioni i filluar nga Dogana e Kosovës ka qenë i mbështetur nga Policia e Kosovës dhe inspektoret e ATK. Dogana e Kosovës ka kontrolluar 11 subjekte afariste dhe këto në rajonet e Prishtinës, Fushë Kosovës, Ferizaj, Gjilanit, Mitrovicës, Gjakovës, Vushtrrisë dhe Prizrenit. Ne vazhdim janë te dhënat rreth aksionit :
Kontrolla ka rezultuar me:
Gjatë ushtrimit të kontrollave tek subjekte afariste menjëherë është vërejtur rritje e deklarimit vullnetar që si rezultat janë mbledhur 352,766.66 €. Gjate këtyre tre ditëve te aksionit janë konfiskuar 73 aparate te Lojërat e Fatit. Në total deri me datë 17.08.2011 (që nga hyrja ne fuqi e Vendimit të Qeverisë 03/13) janë inkasuar nga taksa e akcizës në Lojërat e Fatit mbi 1,2 milion €.
Vendimi i Qeverisë 03/13 date 29.04.2011 për vendosje e taksës se akcizës ne Lojëra Fati ka filluar të zbatohet nga Qershori 2011, për zbatimin e këtij vendimi obligohet Dogana e Kosovës të bëj mbledhjen dhe mbikëqyrjen.
Prishtinë, 25 korrik 2011. Oficerët doganor në dy raste të ndara kanë parandaluar futjen ilegale të një arme dhe një sasia të argjendit të padeklaruar gjatë tentim kontrabandës. Të dy rastet kanë ndodhur të dielën (24 Korrik).
Në rastin e parë oficerët doganor afër pikës kufitare me Shqipërinë kanë ndaluar një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë. Vetura është ndaluar për kontroll, gjate kontrollit, pasagjeri (shtetas Kosovar) mbante në dore një çantë dhe ishte i ulur në anën e kundërt të vozitësit. Pas kërkesës për kontroll te çantës, pasagjeri ka kërcyer nga automjeti duke vrapuar ne drejtim të malit dhe larguar afërsisht 50 metra nga vendi i ngjarjes. Gjatë ikjes pasagjeri ne fjale ai ka mbajtur ne dore çantën e cekur me larte, me ç’rast është ndjekur nga ana e njësive të doganës. Policia e Kosovës është ftuar dhe është kërkuar asistencë. Pasagjeri ne fjale gjate ndjekjes se ka hedhur çantën dhe ka vazhduar në drejtim të panjohur. Pas 20 minuta ndjekje pasagjeri në fjale është kapur, dhe i është nënshtruar arrestimit, me ç’rast gjatë kontrollës trupore është hasur në armë te ftohët (thikë). Pas dy orë kërkimesh është gjetur çanta ku në brendi kishte një armë e zjarri së bashku me 7 plumba dhe një karikator, kjo armë është konfiskuar dhe tërë rasti është dorëzuar te Policia Kosovës për hetime të mëtejme.
Kurse në rastin e dytë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” oficerët doganor kanë parandaluar kontrabandimin e argjendit. Rreth orës 10:20 në arritje, me aviokompanin “Atlas Jet”- nga Turqia, ka arritur një pasagjer. Pasi që pala ka hyrë në kanalin e gjelbërt është selektuar për kontrolle. Pas kontrollës së valixhes në skaner është hasur në mall të padeklaruar, respektivisht argjend. Sasia totale ka qenë mbi 1.5 kg me vlerë mbi 1500 euro. Me këtë rast pala ka bërë kundërvajtje doganore, malli është ndaluar përkohësisht dhe lenda është dërguar për Kundërvajtje Doganore për zhvillimin e procedurave të mëtejme.
Shkatërrohen logot e markës tregtare; NIKE te konfiskuara nga dogana e Kosovës, për te cilat është konstatuar se shkelin te drejtën e pronësisë intelektuale. Sasia e logove të konfiskuara nga dogana është;
1. Logo të markes tregtare NIKE 18 000 cope
Me kërkesën e bartësit të së drejtës logot i janë nënshtruar procesit të shkatërrimit nën mbikqyrje doganore.
Dogana e Kosovës me anë të kësaj komunikate, prapë njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre.
Prishtinë 22 korrik 2011 – Sot, për herë të parë në Kosovë Dogana shkatërron logot e markave tregtare. Logot e kompanive të mirënjohura NIKE, PUMA dhe ADIDAS, janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe është konstatuar se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Zbulimi i logo-ve është bërë nga oficerët doganor në dy raste, gjatë ekzaminimit të mallrave si dhe gjatë kontrollimit të udhëtarëve në kanalin e gjelbër në Aeroportin e Prishtinës. Sasia e logove të konfiskuara nga dogana është:
1. Logo të markës tregtare NIKE 18300 copë
2. Logo të markës tregtare ADIDAS 300 copë
3. Logo të markës tregtare PUMA 200 copë
Me kërkesën e bartësit të së drejtës, logot do ti nënshtrohen procesit të shkatërrimit. Logot shkatërrohen në mbikëqyrje doganore, ku prezent gjatë shkatërrimit janë edhe përfaqësuesit e bartësit të së drejtës.
Dogana e Kosovës me anë të kësaj komunikate, prapë njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre.
Prishtinë, në degën doganore të Aeroportit “Adem Jashari”, oficerët doganorë kanë zbuluar telefona mobil, USB dhe para të padeklaruara në tentim kontrabandimi gjatë tri ditëve të fundit.
Rasti i pare me telefona mobil ka ndodhur gjatë vikendit kur një pasagjer fizik I cili sapo kishte arritur nga Italia, është selektuar për kontroll. Pas kontrollës se valixhes, oficerët doganorë kanë zbuluar të ketë sasi të madhe të fshehur të telefonave celulare dhe USB.
Sasia e mallit te zbuluar është si në vijim:
Vlera totale e mallrave te kapura në tentim kontrbande është 13900 euro. Ne baze te kodit doganor dhe te akcizes, pala ne fjale ka bere kundervajtje. Malli i ndalohet dhe lenda i dergohet sektorit per Kundervajtje Doganore per zhvillimin e procedurave te metutjeshme.
Kurse sot rreth orës 14:00, në dalje pas kontrollit të pasaportave, është selektuar për kontrollë një pasagjer që udhëtonte drejt Turqisë. Pasi që është ndaluar pasagjeri është pyetur nëse ka dicka për deklarim si dhe nëse ka mjete monetare mbi 10,000 €, pala ka deklaruar verbalisht se me vete i ka rreth 8,500€. Pas kontrollit fizik në xhepat dhe në bagazhin personal të tij kemi gjetur sasinë prej 13,300 Euro ku 5,000 Euro i janë gjetur të fshehura në këpucët e tij të mbathura, respektivisht nën shtresën e fundit të tyre (nga 2,500 Euro në secilën prej tyre). Me këtë rast pala ka bërë kundërvajtje doganore konform ligjit 03-L/196. Dogana ka bërë konfiskimin e 25% e sasisë totale të mjeteve monetare rasti delegohet te Gjykata për Kundërvajtje për procedurë të mëtutjeshme.
Shkatërrohen logot e markave tregtare; NIKE, PUMA dhe ADIDAS, te konfiskuara nga dogana e Kosovës, për te cilat është konstatuar se shkelin te drejtën e pronësisë intelektuale.
Me kërkesën e bartësit të së drejtës dhe nën mbikqyrje Doganore janë shkatrruar logot në sasi prej 800 copë.
Dogana e Kosovës me anë të kësaj komunikate, prapë njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre.
Prishtinë 4 korrik 2011 – Sot Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Naim Huruglica me bashkëpunëtor dhe Drejtori i përgjithshëm i Doganës së malit të Zi z. Bozhidar Vuksanoviq me bashkëpunëtor patën një takim, gjatë të cilit u nënshkruar edhe protokolli SEED (për shkëmbimin e të dhënave).
Sipas dispozitave të marrëveshjes në mes të qeverive respektive, sot dy administratat doganore bën nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit për shkëmbimin elektronik të të dhënave. Qëllimi kryesor i këtij protokolli është të krijojë shkëmbim sistematik të të dhënave duke përdorur projektin e Unionit Evropian SEED. Shkëmbimi i të dhënave do të përforcojë kontrollin dhe do të ofroj ndihmë për bizneset legjitime. Pra përmes këtij sistemi do të rritet aftësia e administratave në parandalimin e kontrabandës dhe luftimin e krimit të organizuar, gjithashtu do të ofrojë lehtësi në menaxhimin e riskut. Të dy administratat do të themelojnë një grup punues i cili menjëherë do të filloj implementim e praktik të këtij p protokolli.
Pas takimit Drejtori i përgjithshëm z. Huruglica tha: ”Edhe nënshkrimi i kësaj marrëveshje tregon për punën qe është duke u bere nga Dogana e Kosovës në lehtësimin e tregtisë legjitime dhe anën tjetër luftimin e kontrabandës. Marrëveshjet ndërkombëtare tregojnë se Dogana e Kosovës është duke u shndërruar ne një partner të besueshëm në raport në administratat ndërkombëtare”.
Dogana e Kosovës deri më tani ka nënshkruar protokolle te bashkëpunimit për shkëmbim të të dhënave (SEED) me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë.
Prizren 17 qershor 2011 – Sot Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Naim Huruglica me bashkëpunëtor dhe Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Shqipërisë z. Fatmir Gjymishka me bashkëpunëtor zhvilluan një takim pune në Prizren. Temat e takimit ishin bashkëpunimin doganor dypalësh, çështjet fiskale, inkurajimin e biznesit, dhe lehtësimin e procedurave doganore.
Gjatë takimit u diskutua problemet e përbashkëta si dhe përpjekjet e dyanshme për të luftuar kontrabandën. Në pjesën kryesore të takimit u diskutua intensifikimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ndërkufitar me qëllim të lehtësimit të qarkullimit tregtar ne mes te dy vendeve si dhe tejkalimi i problemeve praktike. Takimi i karakterizua në frymën e mirëkuptimit dhe u arrit pajtim i dyanshëm rreth temave të diskutuara.
Pas takimit Drejtori i përgjithshëm z. Huruglica tha: ”Shkëmbimet tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë janë në rritje e sipër prandaj është e nevojshme që dy administratat doganore të rrisin bashkëpunimin për ti ofruar tregtisë një ambient të përshtatshëm biznesi”.
Më datën 29.06.2011, Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e konfiskuara, për te cilat mallra është konstatuar se shkelin te drejtën e pronësisë intelektuale.
Mallrat qe u janë nënshtruar sot procesit te shkatërrimit, kryesisht janë tekstil te markës tregtare TIMBERLAND, ABERCROMBIE AND FITCH, LEVI’S, TOMMY HILFIGER, LACOSTA, dhe veshmbathje sportive, veshje të brendshme për meshkuj dhe topa sporti të markës tregtare PUMA, me origjinë nga Kina dhe Turqia.
Sasia e mallrave të shkatërruara është 1743 njësi dhe vlere përreth 50 000 euro, të cilat janë shtatërruar në mbikqyrje doganore, ku prezent gjatë shkatërrimit ishin edhe përfaqësuesit e bartësit të së drejtës.
Prishtinë 29 qershor 2011 – Shkatërrohen mallrat e konfiskuara pasi është konstatuar se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
Mallrat që do ti nënshtrohen sot procesit të shkatërrimit kryesisht janë tekstil i markës tregtare TIMBERLAND, TOMMY HILFIGER, LACOSTA, dhe veshmbathje sportive, veshje të brendshme dhe topa sporti të markës tregtare PUMA.
Sasia e mallrave që i nënshtrohen shkatërrimit sot është 1743 njësi dhe vlere përreth 50 000 euro. Këto mallra kryesisht kanë qen me origjinë nga KINA dhe TURQIA. Mallrat shkatërrohen në mbikëqyrje doganore, ku prezent gjatë shkatërrimit janë edhe përfaqësuesit e bartësit së drejtës.
Dogana e Kosovës njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre.