SHKATËRROHEN MALLRAT TË FALSIFIKUARA
Prishtinë 13 shtator 2011 – Dogana e Kosovës vazhdon me shkatërrimin e mallrave të konfiskuara, për të cilat mallra është konstatuar se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
Bazuar në dispozitat ligjore 03/L-170/2009, Masat Doganore për Mbrojtje të të Drejtës së Pronësisë Intelektuale, ka autoritetin ligjor për të ndërmarr veprime të tilla.
Mallrat që i janë nënshtruar sot procesit të shkatërrimit kryesisht janë tekstil të markave të ndryshme, mallra këto të konfiskuara nga Dogana e Kosovës, për të cilat është konstatuar se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
Sasia e mallrave të konfiskuara dhe të shkatërruara nga Dogana e Kosovës është:
77 copë xhemperë të markës GANT
21 copë orë dore të markës LACOSTA dhe PUMA
177 copë logo të markave tregtare PRADA, CHANEL, XL, dhe VALENTINO.
Vlera e mallrave të lartërcekura, që i nënshtrohen procesit të shkatërrimit arrin në vlerë prej 6670€.
Dogana e Kosovës me anë të kësaj komunikate, prapë njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre.