• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

13/09/2011

SHKATËRROHEN MALLRAT TË FALSIFIKUARA

Prishtinë 13 shtator 2011 – Dogana e Kosovës vazhdon me shkatërrimin e mallrave të konfiskuara, për të cilat mallra është konstatuar se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
Bazuar në dispozitat ligjore 03/L-170/2009, Masat Doganore për Mbrojtje të të Drejtës së Pronësisë Intelektuale, ka autoritetin ligjor për të ndërmarr veprime të tilla.

Mallrat që i janë nënshtruar sot procesit të shkatërrimit kryesisht janë tekstil të markave të ndryshme, mallra këto të konfiskuara nga Dogana e Kosovës, për të cilat është konstatuar se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

Sasia e mallrave të konfiskuara dhe të shkatërruara nga Dogana e Kosovës është:
77 copë xhemperë të markës GANT
21 copë orë dore të markës LACOSTA dhe PUMA
177 copë logo të markave tregtare PRADA, CHANEL, XL, dhe VALENTINO.

Vlera e mallrave të lartërcekura, që i nënshtrohen procesit të shkatërrimit arrin në vlerë prej 6670€.

Dogana e Kosovës me anë të kësaj komunikate, prapë njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana shkatërron mallra që shkelin të drejtën e p

Dogana shkatërron mallra që shkelin të drejtën e p

Dogana e Kosovës shkatërron mallra në sasi prej 275 cp, të markave tregtare; “Gant”, “Lacosta”, “Puma”, “Prada”, “Chanel”, “Valentino” dhe “XL”, të cilat cenojnë të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin në lartësi prej 6670€.

LEXO MË SHUMË
ZBULOHEN DY RASTE TË KONTRABANDËS, ME MJETE MONETA

ZBULOHEN DY RASTE TË KONTRABANDËS, ME MJETE MONETA

Prishtinë 8 shtator 2011. Në Pikë kalimin kufitar Aeroport respektivisht te kontrolli i pasaportave në dalje është përzgjedhur për kontroll një udhëtar. Pala e ndaluar është pyetur nga oficerët Doganore nëse ka për të deklaruar mjete monetare, pala është përgjigjur që ka të holla në vlerë prej 9,700 euro.

Pas kontrollit detal të bagazhit dhe kontrollit trupor, oficerët doganor kanë zbuluar të fshehura në çorape të udhëtarit, mjete monetare në shumë prej 9,500 euro, ku në total udhëtari kishte me vete shumën prej 19,200 euro.

Me ketë rast pala ka dështuar në deklarim pasi që ka kaluar të gjitha mundësitë dhe vendet zyrtare për deklarimin e mjeteve monetare konform ligjit (ligjit 03-L/196) për deklarimin e mjeteve monetare mbi vlerën 10,000 euro dhe sipas kësaj rregulloreje i konfiskohen 25% e sasis totale të mjeteve monetare të padeklaruara, në ketë rast 4,800 euro. Pas përfundimit të procedurave nga Dogana e Kosovës rasti është përcjell te Policia e Kosovës – sektorit të krimeve financiare së bashku me mjetet monetare, si dhe rasti dërgohet në Gjykatën për Kundërvajtje për procedure të mëtutjeshme.

Po të njëjtën ditë oficerët doganor kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandës. Një udhëtar pas arritjes nga Zvicra është futur në kanalin e gjelbër (kanal i cili tregon që nuk ka asgjë për deklarim) ku nga oficerët doganor është përzgjedhur për kontroll.

Pas ndaljes së personit në fjalë, i është hapur valixhja për kontroll detal nga oficerët Doganor, në të cilën janë zbuluar telefona celular të rinj dhe disa të përdorur. Sasia e telefonave të zbuluar është 33 copë, të markave dhe modele të ndryshme si Nokia, Samsung, Sagem, Alcatel etj.

Me këtë rast pala në fjalë ka bërë kundërvajtje Doganore sipas Kodit Doganor dhe Akcizës. Sasia e mallit të zbuluar është konfiskuar dhe rasti është dorëzuar sektorit për kundërvajtje Doganore për procedim të mëtutjeshëm.

LEXO MË SHUMË