• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

26/08/2011

DOGANA KALON SHIFRËN PREJ GJYSMË MILIARD EURO TË M

Me datën 26 gusht Dogana e Kosovës ka arritur të tejkalojë parashikimet buxhetore dhe të mbledhë mbi 500 milion euro.

Dogana e Kosovës për herë të parë që nga themelimi para 12 viteve ka arritur shifrën rekorde në mbledhje e të hyrave ne fund të muajit gusht, respektivisht me datë 26 gusht është tejkaluar shifra prej 500 milion euro.

Krahasuar me vitin e kaluar, kjo paraqet një rritje të të hyrave, sepse në periudhën e njëjtë, të vitit 2010 Dogana kishte mbledhur 432,5 milion euro. Pra ka rritje prej 67.7 milion eurove pasi që deri tani kemi mbledhur saktësisht 500.2 milion. Këto të hyra paraqesin mbi 60% e planit buxhetor.

Trendet aktuale të mbledhjës së të hyrave tregojnë se gjatë këtij viti Dogana do të arrijë rekord ne mbledhjen e te hyrave. Deri në fund të vitit ne do të mbledhim 830 milion euro për buxhetin e Kosovës.

Arsyet e kësaj rritje janë të ndryshme duke filluar nga ngritja e kontrollës së qarkullimit të mallrave, luftimin e kontrabandës, aplikimi i metodave moderne të selektiviteti dhe analizës së riskut, Bashkëpunimi ndërkombëtar, shkëmbimet elektronike në para arritje me vendet e rajonit etj.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

ZBULOHEN DY RASTE TË KONTRABANDËS, ME MJETE MONETA

ZBULOHEN DY RASTE TË KONTRABANDËS, ME MJETE MONETA

Prishtinë 8 shtator 2011. Në Pikë kalimin kufitar Aeroport respektivisht te kontrolli i pasaportave në dalje është përzgjedhur për kontroll një udhëtar. Pala e ndaluar është pyetur nga oficerët Doganore nëse ka për të deklaruar mjete monetare, pala është përgjigjur që ka të holla në vlerë prej 9,700 euro.

Pas kontrollit detal të bagazhit dhe kontrollit trupor, oficerët doganor kanë zbuluar të fshehura në çorape të udhëtarit, mjete monetare në shumë prej 9,500 euro, ku në total udhëtari kishte me vete shumën prej 19,200 euro.

Me ketë rast pala ka dështuar në deklarim pasi që ka kaluar të gjitha mundësitë dhe vendet zyrtare për deklarimin e mjeteve monetare konform ligjit (ligjit 03-L/196) për deklarimin e mjeteve monetare mbi vlerën 10,000 euro dhe sipas kësaj rregulloreje i konfiskohen 25% e sasis totale të mjeteve monetare të padeklaruara, në ketë rast 4,800 euro. Pas përfundimit të procedurave nga Dogana e Kosovës rasti është përcjell te Policia e Kosovës – sektorit të krimeve financiare së bashku me mjetet monetare, si dhe rasti dërgohet në Gjykatën për Kundërvajtje për procedure të mëtutjeshme.

Po të njëjtën ditë oficerët doganor kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandës. Një udhëtar pas arritjes nga Zvicra është futur në kanalin e gjelbër (kanal i cili tregon që nuk ka asgjë për deklarim) ku nga oficerët doganor është përzgjedhur për kontroll.

Pas ndaljes së personit në fjalë, i është hapur valixhja për kontroll detal nga oficerët Doganor, në të cilën janë zbuluar telefona celular të rinj dhe disa të përdorur. Sasia e telefonave të zbuluar është 33 copë, të markave dhe modele të ndryshme si Nokia, Samsung, Sagem, Alcatel etj.

Me këtë rast pala në fjalë ka bërë kundërvajtje Doganore sipas Kodit Doganor dhe Akcizës. Sasia e mallit të zbuluar është konfiskuar dhe rasti është dorëzuar sektorit për kundërvajtje Doganore për procedim të mëtutjeshëm.

LEXO MË SHUMË
DOGANA PARANDALON 37 RASTE KONTRABANDIMI

DOGANA PARANDALON 37 RASTE KONTRABANDIMI

Prishtinë 26 Gusht – Dogana e Kosovës vazhdon me kontrolla intensive duke mbuluar tërë territorin e Kosovës, për mbrojtje ndaj dukurive negative në vend. Gjatë javës së fundit Dogana e Kosovës duke përfshirë të gjitha Pikë Kalimet Kufitare, si dhe njësitë mobile në teren kanë zbuluar rreth 40 raste në tentim kontrabandimi me mallra të ndryshme si produkte ushqimore, produkte kozmetike, pajisje të ndryshme, telefona celular etj.
Ndër to ka pasur edhe raste të zbulimit të mallrave të ndaluar si armë zjarri, fishek gjuetie si dhe medikamente të ndryshme pa banderola. Saktësisht me datën 23 në Pikë Kalimin Kufitare Qafa e Morinës njësitë anti-kontrabandë të Doganës kanë zbuluar të fshehur 29 copë fishek gjuetie tipi 12 kalibri 70mm, në një automjet me targa të Shqipërisë, tek sa po hynte në këtë pikë kufitare. Vozitësi i automjetit dhe bashkudhëtari ishin shtetas të Shqipërisë. Gjithashtu në po te njëjtën ditë është zbuluar edhe një rast tjetër që i përket mallrave të ndaluara. Në magjistralen Mitrovicë Prishtinë në një pikë kontrolli të njësitit mobil, është selektuar një automjet për kontroll me targa të Serbisë, në të cilën është zbuluar një pistoletë TT, si dhe dy karikatorë me municion për të cilat udhëtari nuk posedonte leje.

Rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje doganore, ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedura për kontrabandim me mallra. Ndërsa rastet e zbulimit me mallra të ndaluara i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedurë të mëtutjeshme.

LEXO MË SHUMË