SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

22/07/2011

Shkatërrimi i llogove me markën tregtare “NIKE”

Shkatërrohen logot e markës tregtare; NIKE  te konfiskuara nga dogana e Kosovës, për te cilat është konstatuar se shkelin te drejtën e pronësisë intelektuale. Sasia e logove të konfiskuara nga dogana është;

1. Logo të markes tregtare NIKE 18 000 cope

Me kërkesën e bartësit të së drejtës logot i janë nënshtruar procesit të shkatërrimit nën mbikqyrje doganore.

Dogana e Kosovës me anë të kësaj komunikate, prapë njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

DOGANA KONFISKON NJË REVOLE DHE SASI ARGJENDI

DOGANA KONFISKON NJË REVOLE DHE SASI ARGJENDI

Prishtinë, 25 korrik 2011. Oficerët doganor në dy raste të ndara kanë parandaluar futjen ilegale të një arme dhe një sasia të argjendit të padeklaruar gjatë tentim kontrabandës. Të dy rastet kanë ndodhur të dielën (24 Korrik).

Në rastin e parë oficerët doganor afër pikës kufitare me Shqipërinë kanë ndaluar një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë. Vetura është ndaluar për kontroll, gjate kontrollit, pasagjeri (shtetas Kosovar) mbante në dore një çantë dhe ishte i ulur në anën e kundërt të vozitësit. Pas kërkesës për kontroll te çantës,  pasagjeri ka kërcyer nga automjeti duke vrapuar ne drejtim të malit dhe larguar afërsisht 50 metra nga vendi i ngjarjes. Gjatë ikjes pasagjeri ne fjale ai ka mbajtur ne dore çantën e cekur me larte, me ç’rast është ndjekur nga ana e njësive të doganës. Policia e Kosovës është ftuar dhe është kërkuar asistencë. Pasagjeri ne fjale gjate ndjekjes se ka hedhur çantën dhe ka vazhduar në drejtim të panjohur. Pas 20 minuta ndjekje pasagjeri në fjale është kapur, dhe i është nënshtruar arrestimit, me ç’rast gjatë kontrollës trupore është hasur në armë te ftohët (thikë). Pas dy orë kërkimesh është gjetur çanta ku në brendi kishte një armë e zjarri së bashku me 7 plumba dhe një karikator, kjo armë është konfiskuar dhe tërë rasti është dorëzuar te Policia Kosovës për hetime të mëtejme.  

Kurse në rastin e dytë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” oficerët doganor kanë parandaluar kontrabandimin e  argjendit. Rreth orës 10:20 në arritje, me aviokompanin “Atlas Jet”- nga Turqia, ka arritur një pasagjer. Pasi që pala ka hyrë në kanalin e gjelbërt është selektuar për kontrolle. Pas kontrollës së valixhes në skaner është hasur në mall të padeklaruar, respektivisht argjend.  Sasia totale ka qenë mbi 1.5 kg me vlerë mbi 1500 euro. Me këtë rast pala ka bërë kundërvajtje doganore, malli është ndaluar përkohësisht dhe lenda është dërguar për Kundërvajtje Doganore për zhvillimin e procedurave të mëtejme.

LEXO MË SHUMË
SHKATËRROHEN LOGOT MARKAT TREGTARE, NIKE, PUMA, AD

SHKATËRROHEN LOGOT MARKAT TREGTARE, NIKE, PUMA, AD

Prishtinë 22 korrik 2011 – Sot, për herë të parë në Kosovë Dogana shkatërron logot e markave tregtare. Logot e kompanive të mirënjohura NIKE, PUMA dhe ADIDAS, janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe është konstatuar se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Zbulimi i logo-ve është bërë nga oficerët doganor në dy raste, gjatë ekzaminimit të mallrave si dhe  gjatë kontrollimit të udhëtarëve në kanalin e gjelbër në Aeroportin e Prishtinës. Sasia e logove të konfiskuara nga dogana është: 

1. Logo të markës tregtare NIKE 18300 copë

2. Logo të markës tregtare ADIDAS 300 copë

3. Logo të markës tregtare PUMA 200 copë

Me kërkesën e bartësit të së drejtës,  logot do ti nënshtrohen procesit të shkatërrimit. Logot shkatërrohen në mbikëqyrje doganore, ku prezent gjatë shkatërrimit janë edhe përfaqësuesit e bartësit  të së drejtës.

 Dogana e Kosovës me anë të kësaj komunikate, prapë njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre.

LEXO MË SHUMË