SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

25/07/2011

DOGANA KONFISKON NJË REVOLE DHE SASI ARGJENDI

Prishtinë, 25 korrik 2011. Oficerët doganor në dy raste të ndara kanë parandaluar futjen ilegale të një arme dhe një sasia të argjendit të padeklaruar gjatë tentim kontrabandës. Të dy rastet kanë ndodhur të dielën (24 Korrik).

Në rastin e parë oficerët doganor afër pikës kufitare me Shqipërinë kanë ndaluar një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë. Vetura është ndaluar për kontroll, gjate kontrollit, pasagjeri (shtetas Kosovar) mbante në dore një çantë dhe ishte i ulur në anën e kundërt të vozitësit. Pas kërkesës për kontroll te çantës,  pasagjeri ka kërcyer nga automjeti duke vrapuar ne drejtim të malit dhe larguar afërsisht 50 metra nga vendi i ngjarjes. Gjatë ikjes pasagjeri ne fjale ai ka mbajtur ne dore çantën e cekur me larte, me ç’rast është ndjekur nga ana e njësive të doganës. Policia e Kosovës është ftuar dhe është kërkuar asistencë. Pasagjeri ne fjale gjate ndjekjes se ka hedhur çantën dhe ka vazhduar në drejtim të panjohur. Pas 20 minuta ndjekje pasagjeri në fjale është kapur, dhe i është nënshtruar arrestimit, me ç’rast gjatë kontrollës trupore është hasur në armë te ftohët (thikë). Pas dy orë kërkimesh është gjetur çanta ku në brendi kishte një armë e zjarri së bashku me 7 plumba dhe një karikator, kjo armë është konfiskuar dhe tërë rasti është dorëzuar te Policia Kosovës për hetime të mëtejme.  

Kurse në rastin e dytë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” oficerët doganor kanë parandaluar kontrabandimin e  argjendit. Rreth orës 10:20 në arritje, me aviokompanin “Atlas Jet”- nga Turqia, ka arritur një pasagjer. Pasi që pala ka hyrë në kanalin e gjelbërt është selektuar për kontrolle. Pas kontrollës së valixhes në skaner është hasur në mall të padeklaruar, respektivisht argjend.  Sasia totale ka qenë mbi 1.5 kg me vlerë mbi 1500 euro. Me këtë rast pala ka bërë kundërvajtje doganore, malli është ndaluar përkohësisht dhe lenda është dërguar për Kundërvajtje Doganore për zhvillimin e procedurave të mëtejme.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

FILLON AKSIONI PËR MBLEDHJE E DETYRUAR TË AKCIZËS

FILLON AKSIONI PËR MBLEDHJE E DETYRUAR TË AKCIZËS

Prishtinë  17 gusht 2011- Dogana e Kosovës gjatë kësaj jave dhe javës së kaluar ka filluar aksionin për mbledhje e detyruar  të akcizës në lojëra të fatit, deri te ky aksion ka ardhur pasi disa kompani nuk kanë bërë asnjë pagesë edhe pse janë të obliguara sipas ligjit.

Aksioni i filluar nga Dogana e Kosovës ka qenë i mbështetur nga Policia e Kosovës dhe inspektoret e ATK.  Dogana e Kosovës ka kontrolluar 11 subjekte afariste dhe këto në rajonet e Prishtinës, Fushë Kosovës, Ferizaj, Gjilanit, Mitrovicës, Gjakovës, Vushtrrisë  dhe Prizrenit.  Ne vazhdim janë te dhënat rreth aksionit :

 Kontrolla ka rezultuar me:

  • Prishtine – janë konfiskuar 58 Automate të Lojërave të Fatit
  • Ferizaj – janë konfiskuar 15 Automate të Lojërave të Fatit
  • Mitrovice – është mbyllur një 1 subjekt me Lojëra të Fatit

Gjatë ushtrimit të kontrollave tek subjekte afariste menjëherë është vërejtur rritje e deklarimit vullnetar që si rezultat janë mbledhur 352,766.66 €. Gjate këtyre tre ditëve te aksionit janë konfiskuar 73 aparate te Lojërat e Fatit. Në total deri me datë 17.08.2011 (që nga hyrja ne fuqi e Vendimit të Qeverisë 03/13) janë inkasuar nga taksa e akcizës në Lojërat e Fatit mbi 1,2 milion €.

Vendimi i Qeverisë 03/13 date 29.04.2011 për vendosje e taksës se akcizës ne Lojëra Fati  ka filluar të zbatohet nga Qershori 2011,  për zbatimin e këtij vendimi obligohet  Dogana e Kosovës të bëj mbledhjen dhe mbikëqyrjen.                                                     

LEXO MË SHUMË
Shkatërrimi i llogove me markën tregtare “NIKE”

Shkatërrimi i llogove me markën tregtare “NIKE”

Shkatërrohen logot e markës tregtare; NIKE  te konfiskuara nga dogana e Kosovës, për te cilat është konstatuar se shkelin te drejtën e pronësisë intelektuale. Sasia e logove të konfiskuara nga dogana është;

1. Logo të markes tregtare NIKE 18 000 cope

Me kërkesën e bartësit të së drejtës logot i janë nënshtruar procesit të shkatërrimit nën mbikqyrje doganore.

Dogana e Kosovës me anë të kësaj komunikate, prapë njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre.

 

LEXO MË SHUMË