SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

DOGANA E KOSOVËS NËNSHKRUAN EDHE NJË MARRËVESHJE T

DOGANA E KOSOVËS NËNSHKRUAN EDHE NJË MARRËVESHJE T

Prishtinë, 4/12/2012, në drejtorin e doganës është nënshkruar Marrëveshja bilaterale për bashkëpunim mes Doganës së Kosovës dhe asaj të Polonisë. Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Zbatimit të Ligjit zt. Bahri Berisha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës polake z. Jacek Kapica. Me këtë marrëveshje të dy palët do të kenë bazë juridike për bashkëpunim në çështjet doganore. Gjithashtu pjesë e rëndësishme e këtij bashkëpunimi është edhe luftimi i kontrabandës me theks të veçantë tek mallrat akcizore.

Zt. Berisha në emër të Doganës së Kosovës kërkoj përkrahje për anëtarësimin e Doganës sonë në mekanizmin më të lartë botërorë të Doganave (Organizata botërore e Doganës- WCO), kurse nga ana tjetës zt. Kapica theksojë se Dogana Kosovare do të ketë përkrahjen maksimale të Doganës Polake gjatë mbledhjes së ardhshme të OBD-së. 

Gjithashtu gjatë takimit u diskutuan edhe çështje të tjera me interes dypalësh ku kryesisht dominoj fusha e trajnimeve për të cilën Drejtori i Doganës polake ofroj ndimën dhe përvojën e administratës të tij.

Kjo është Marrëveshja e dhjetë (10) që Dogana e Kosovës nënshkruan me Administratat doganore te vendeve tjera.

Gjykata Komuanle Prishtinë

Gjykata Komuanle Prishtinë

seancë penale

n.298 KDA

Gjykata Komunale Prizren

Gjykata Komunale Prizren

Eroll Gjergjizi

Gjykata Komunale Prizren

Gjykata Komunale Prizren

Eroll Gjergjizi

Gjykata Komunale Kacanik

Gjykata Komunale Kacanik

-seancë panele nga neni 92 KD

Gjykata Komunale Kacanik

Gjykata Komunale Kacanik

-seance penale nga neni 92 KD

Gjykata Komuanle Prishtinë

Gjykata Komuanle Prishtinë

C.20/10

paddi per komepnsim

Gjykata Komunale Prishtinë

Gjykata Komunale Prishtinë

kompensim te shpermbilemeve

DOGANA NDALOJË TENTIM KONTRABANDEN ME ARI

DOGANA NDALOJË TENTIM KONTRABANDEN ME ARI

Hani i Elezit – Sot gjatë ditës oficerët doganor kanë arritur të kapin një sasi të konsiderueshme të arit e cila tentonte të kontrabandohet përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit.  Me rastin e ndaljes se një automjetit dhe pas pyetjes së oficerëve doganor nësë kanë mall për të deklaruar, drejtuesi i mjetit dhe bashkëudhëtari nuk kanë
deklaruar asgjë.

Për këtë arsye drejtuesi i automjetit i cili ka qenë në rolin e taksistit dhe udhëtari  jane dërguar për kontroll trupore. Gjatë kontrollës trupore tek udhëtari janë gjetur të fshehura në trup një sasi e konsiderueshme e stolive të arit. Kurse është kontrolluar edhe drejtuesi I automjetit si dhe automjeti detalish por nuk është gjetur asgjë. Gjatë kontrollës ka asistuar edhe policia kufitare.Kurse sasia ne total e gjetur tek udhëtari  ka qenë mbi 1.5 kg stoli ari. Vlera e mallit sipas informative preliminare është mbi 40.000 euro.

Për shkak të  mosdeklarimit të malli, në bazë të nenit 250, pika 3 e kodit doganor dhe akcizës nr. 03/L-109 rasti dërgohet për procedurë të rregullt të kundërvajtjes doganore kurse malli është konfiskuar. 

 

Gjykata Ekonomike Prishtinë

Gjykata Ekonomike Prishtinë

C.nr.258/12

kompnesim demi

ZBULOHEN 43 REVOLE NE HANIN E ELEZIT

ZBULOHEN 43 REVOLE NE HANIN E ELEZIT

Prishtinë 30 tetor 2012 – Mbrëmë  në  orët e vona në pikë kalimin kufitar të hanit të elezit njësitet e antikontrabandës së doganës kanë arritur të zbulonin një sasi të konsiderueshme të revoleve gjatë tentimit për të u kontrabanduar ilegalisht.

Pas ndalesës së një automjeti me targa te Shkupit (republika e Maqedonisë) dhe pas kontrolleve fillestare automjeti është dërguar për skanim. Pas skenimit, imazhet kane dhëne indikacione për gjera te fshehura ne pjesën e pasme te veturës. Imazhet e gjeneruara nga skaneri kane dhëne dyshime se ne ketë pjese ka një sasi e konsiderueshme e revoleve.

Pas hapjes se kësaj pjese oficerët doganor kane gjetur fillimisht 26 copë revole te llojit EKOL SPECIAL te kalibrit 9 mm. Pas vazhdimit të kontrollit të mëtejmë në pjesën e përparme të automjet, respektivisht të motorit janë gjetur edhe një sasi tjetër prej 17 copë revole të njëjti lloj.

Totali i revoleve të zbuluar gjatë kontrollës është 43 copë.  Pas këtij zbulimi se bashku me policinë e Kosoves është bërë arrestim i drejtuesit të automjetit  shtetas i Maqedonisë. Rasti është dorëzuar te Policia për vazhdimin e hetimeve te mëtejme. 

 

Gjykata Komunale Gjilan

Gjykata Komunale Gjilan

e paditura : Rajna Naskoviq