SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

ZBULOHEN RRETH 1000 LITRA DERIVATE TE NAFTËS

ZBULOHEN RRETH 1000 LITRA DERIVATE TE NAFTËS

Prishtinë 27 shkurt 2013 – Dogana e Kosovës zbulon sasi të derivateve të naftës në tentim kontrabandimi. Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë patrullimit përgjatë magjistrales Prishtinë – Drenas në afërsi tek Kroni i Mbretit kanë ndalur një kamionetë për kontroll rutinore.

Gjate kontrollës kanë vërejtur të maskuar një rezervar post-fabrikant të mbushur me derivate të naftës, për të cilat personi në fjale nuk  posedonte asnjë dëshmi mbi pagesën e detyrimeve importuese.

Në mungesë të kushteve për kontroll detale, pala është dërguar në terminalin Doganorë në Mitrovicë. Pas kontrollit detal Oficerët Doganorë kanë bërë shkarkimin e derivateve të naftës të zbuluar në rezervuarin post-fabrikant të maskuar në kamionetë, në sasi afro 1000 litra.

E tërë sasia e Zbuluar e derivateve të naftës së bashku me kamionetën janë konfiskuar nga Oficerët Doganorë, ndërsa për palën në fjalë është iniciuar kundërvajtje Doganore.

ZBULOHEN DERIVATE TE NAFTËS NË MITROVICË

ZBULOHEN DERIVATE TE NAFTËS NË MITROVICË

Mitrovicë 21 shkurt 2013 – Në Mitrovicë Oficërt Doganore parandalojne sasi te konsiderueshme te derivative te naftes, gjate tentimit te kontrabandimit

Njesitet antikontrabande te Doganes se Kosoves gjate patrullimit ne rajonin e Mitrovices, kane verejtur nje automjet te dyshuar I cili gjendej I parkuar ne lagjen Shipol te Mitrovices, saktesisht afer Shkolles fillore Fazli Grajqevci

Me pas Oficeret Doganore kane kerkuar pronarin e automjetit te tipit WV, per te cilin as baneoret perreth nuk ishin ne dijeni se I kujt eshte. Pas insistimit te Oficereve Doganore dhe te Policise, eshte paraqitur pronari I automjetit, I cili eshte detyruar ta hap automjetin ne te cilin gjate kontrollit eshte zbuluar nje rezervuar post-fabrikant.

Me pas pronari I automjetit eshte derguar ne Terminalin Doganore ne Mitrovice, I cili ishte ne percjellje te Doganes dhe Policise

Me te arritur ne Terminal, Oficeret Doganore kane filluar me kontroll detale te automjetit, me c’rast kane  zbuluar sasi te derivative te naftes rreth 770 litra. Pronari I automjetit nuk posedonte asnje deshmi mbi pagesen e detyrimeve importuese, dhe si I tille konsiderohet I kontrabanduar.

Sasia e derivative eshte konfiskuar nga oficeret Doganore, dhe lidhur me rastin ne fjale eshte inicuar kundervajtje Doganore.

Lusim te gjithe qytetaret qe te bashkepunojne me institucionet ne luftiminin e dukurive negative ne vend, duke i lajmeruar rastet e dyshimta ne numrat 038 540 350 dhe 045 540 350.

ZËVENDËSMINISTRI RAMADAN AVDIU VIZITOI ZYRAT QËNDR

ZËVENDËSMINISTRI RAMADAN AVDIU VIZITOI ZYRAT QËNDR

Zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu, ka vizituar sot zyrat e drejtorisë qendrore të Doganës së Kosovës, ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm i Doganës Naim Huruglica së bashku me zyrtarë tjerë të lartë të këtij institucioni.

Në takimin që zhvilloi zëvendësministri Avdiu me drejtorin Huruglica dhe bashkëpunëtorët e tij, u diskutua  për performancën e Doganës gjatë vitit 2012 dhe për objektivat dhe planet për vitin 2013.

Zëvendësministri Avdiu shfrytëzoi rastin që të përgëzoi stafin e Doganës dhe menaxhmentin e saj për arritjen e planit  të të hyrave gjatë vitit 2012 dhe gjithashtu shprehi gatishmërinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm edhe gjatë këtij viti dhe viteve në vazhdim.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Doganës Naim Huruglica, njoftoi për së afërmi zëvendësministrin Avdiu me  zhvillimet aktuale në Doganë, po ashtu edhe me rrjedhën e punës,  angazhimin dhe mbledhjen e të hyrave për vitin 2012. Si dhe në fund e njoftoi edhe me planet dhe sfidat për vitin që sapo kemi hyr.

Zëvendësministri  Avdiu i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm  i Doganave Naim Huruglica, gjatë ditës së sotme gjithashtu vizitoi edhe pikat doganore në Hanit të Elezit dhe atë të Vermicës.

Shkatërrimi i mallrave

Shkatërrimi i mallrave

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 984 cp , të markës tregtar “Love Plus”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 492 euro

Shkatërrimi i mallrave

Shkatërrimi i mallrave

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 254 cp , të markës tregtar “NIKE”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 9470 €

 

Shkatërrimi i mallrave

Shkatërrimi i mallrave

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 145 cp , të markës
tregtar “PUMA”, ”ASICS”, “LEVI’S”, “LACOSTE”, “HUGO BOSS” dhe “TOMMY HILFIGER” të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 7670 €.

 

Shkatërrimi i mallrave

Shkatërrimi i mallrave

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 530 cp , të markës tregtar “APPLE”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 4300 €

 

DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN NË MITROVICË

DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN NË MITROVICË

Prishtinë, 18 shkurt – Dogana e Kosovës parandalon sasi të konsiderueshme të alkoolit në tentim kontrabandimi. Njësitë mobile të Doganës së Kosovës gjatë patrullimit në rajonin e Mitrovicës, kanë vërejtur një veturë të tipit Opel Kadet si të dyshimtë, përgjatë magjistrales Mitrovicë – Prishtinë.

Oficerët Doganorë kanë urdhëruar vozitësin që të ndaloj, mirëpo personi në fjalë nuk i është përgjigj urdhërave të Oficerit, por tentoi të ikte.

Më pas Oficerët janë detyruar ta ndjekin veturën, dhe pas pak arritën ta ndalojnë. Menjëherë pas ndaljes, veturës i është nënshtruar kontroll detal, me c’rast është zbuluar sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike pa banderola.

Sasia e mallit të zbuluar është si më poshtë:

-Gorki List, 1 lit. 66 litra

-Zhdrepceva krv – verë, 0.187 lit. – 56 litra

-Stomaklia, 1 lit. – 42 litra

-Atlantik vodka 1 lit. – 6 litra

-Vinjak rubin 1 lit. – 60 litra

-Medvedev krv – verë, 1 lit. – 30 litra

E tërë sasia e alkoolitte  zbuluar eshte konfiskuar, si dhe rasti komplet I dorezohet komisionit per kundervajtje Doganore per procedure te metutjeshme.

 

Shkatërrimi i mallrave

Shkatërrimi i mallrave

Dogana e
Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 994 cp , të markës tregtar “Lacoste”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 300 euro

Shkatërrimi i mallrave

Shkatërrimi i mallrave

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 114 cp , të markës
tregtar “Gilette”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 912 euro

Shkatërrimi i mallrave që shkelin pronësinë intele

Shkatërrimi i mallrave që shkelin pronësinë intele

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 23 cp , të markës
tregtar “Apple”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 1700 euro

ZBULOHET NJË PISTOLETË NË HANIN E ELEZIT

ZBULOHET NJË PISTOLETË NË HANIN E ELEZIT

Prishtinë 15 janar 2013 – Sot rreth orës 13:00, Oficerët Doganorë kanë zbuluar një pistoletë të fshehur Brenda në një veturë.

Gjatë zbatimit të një planit Operativ të përbashkët   Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, kishin ndalur për kontroll një automjet të tipit Audi A5 me targa të Tetovës, tek sa po kalonte këtë pikë kufitare.

Gjatë kontrollit manual të veturës, Oficerët Doganore kanë hasur në një pistoletë brenda në pjesën e përparme të veturës.

Pas zbulimit të pistoletës vetura në fjalë është dërguar për kontroll detal në skaner.

I tërë rasti bashkë me dokumentacion përkatës, i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedurë të mëtutjeshme.