SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

STAFI I DOGANËS DHURON GJAK

STAFI I DOGANËS DHURON GJAK

Prishtinë, 16 maj 2013- Sot, oficerët e Doganës vullnetarisht dhuruan gjak. Në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë dhe Doganën e Kosovës është mbajtur aksioni vullnetar për dhurim e gjakut.

Ndër dhuruesit e parë ishte edhe Drejtori i përgjithshëm i Doganës z. Huruglica, i cili me këtë rast apeloi që të ndihmohen njerëzit të cilët kanë nevojë, pasi që dhurimi vullnetar i gjakut shpëton jetët e njerëzve. 

Nga ana tjetër përfaqësuesit e Qendrën së Transfuzionit të Gjakut falënderuan Doganën e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm në përkrahjen e kësaj qendre.

Në organizimin e sotëm morën pjesë afër 50 oficerë doganor, të cilët vullnetarisht dhuruan gjak. Vlen të ceket se Dogana e Kosovës është një institucion i cili rregullisht organizon dhurimin e gjakut, saktësisht është hera e 7 radhazi që organizohet  ky aksion për dhurimin vullnetar të gjakut.

 

DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN

DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN

Prishtinë, 10 maj 2013 – Dogana e Kosovës vazhdon me kontrolle intensive duke mbuluar tërë territorin e Kosovës, për mbrojtjen ndaj dukurive negative në vend. Vetëm gjatë dy javëve të fundit, duke  përfshirë të gjitha pikat kufitare, Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të ndryshme komerciale, si dhe mallra të ndaluara në tentim kontrabandimi.

Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës Oficerët Doganor kanë parandaluar disa raste në tentim kontrabandimi me mallra të ndryshme. Vetëm gjatë kësaj periudhe kohore në tri raste kanë zbuluar  54 copë telefona të llojeve iPhone 5 dhe Samsung Galaxy. Po ashtu nga një pasagjer tjetër  përmes aeroportit është zbuluar një revole gjuetie si dhe 6000 copë fishek gjuetie, si dhe në një rast tjetër janë zbuluar pajisje elektronike në vlerë prej 2850€.

Në regjionin e Mitrovicës, njësitet Anti-kontrabandë kryejnë detyrën me shumë përkushtim, duke zbuluar vazhdimisht
raste në tentim kontrabandimi me mallra të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe në rajonin e Mitrovicës njësitet Antikontrabandë kanë zbuluar derivate të naftës në sasi rreth 2200 litra, tekstil në vlerë prej 1500€  pije freskuese në vlerë prej 440 €, si dhe pije të gazuara Coca Cola në sasi prej 980litra. Po ashtu në Mitrovicë janë zbuluar sasi të barnave pa banderola prodhim i turqisë në sasi prej 1474 copë, ka pasur edhe mallra të ndryshme si: cigare 1000 pako, 30 cope çanta dore, produkte të ndryshme ushqimore, si dhe produkte kozmetike në vlere 506€.

Edhe në pikat tjera kufitare Oficeret Doganorë kanë zbuluar mallra në tentim kontrabandimi. Në rajonin e Kamenicës gjatë një aksioni Oficerët Doganorë kanë konfiskuar 11 aparate të lojërave të fatit në vlere prej 8500 €.  Përderisa në pikë kalimin kufitar Dheu i bardhë janë zbuluar pllaka të qeramikës duke tentuar ti shmangen taksave, vlera në total e pllakave është 3317 €.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 3 automjete të pa zhdoganuara si dhe 2 motoçikleta të pazhdoganuara. Të gjitha rastet e regjistruara si kontrabandë me mallra u janë dorëzuar sektorit për Kundërvajtje doganore, ndërsa
rastet me mallrat e ndaluara u janë dorëzuar Policisë së Kosovës, ku ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedura për kontrabandim me mallra

PARANDALOHET KONTRABANDA ME CIGARE

PARANDALOHET KONTRABANDA ME CIGARE

Njësitet e Doganës pas një hetimi disa mujor, kanë arritur të zbulojnë një rrjet të kontrabandimit të cigareve nga PX i KFOR-it. Me kontrabandimin direkt të duhanit, janë marrë stafi lokal i punësuar në kampin e KFOR-it  në Maxhunaj komuna e Vushtrrisë.

Gjatë vikendit njësitet e Doganës kanë nisur  operacionin  i cili ka rezultuar me kapjen e 3 personave të punësuara në KFOR në bazën ushtarake në Maxhunaj si dhe 2 të punësuar në PX të KFOR-it

Pas hetimeve disa mujore të personave në fjalë, Oficerët Doganorë kanë zbuluar që janë të involvuar në kontrabandën me cigare nga shitoret e PX te KFOR-it.

Me urdhër të prokurorit publik oficerët Doganorë kanë kryer bastisje në një shtëpi të dyshuar ku edhe janë gjetur cigare në sasi prej 305 kutija me nga 20 pako, prej të cilave 236 kuti janë kontrabanduar në natën e aksionit.

Pas marrjes në pyetje, personat e dyshuar kanë pranuar se kanë kontrabanduar cigare me qëllim të përfitimit përmes shitjes së tyre.

E tere sasia e zbuluar është konfiskuar, po ashtu edhe dy vetura qe janë përdorur për kontrabandë te cigareve. Ndaj personave të involvuar është iniciuar procedura në gjykatën përkatëse. 

Në këtë aktivitet kontrabandues, nuk ka oficer të KFOR-it të implikuar, dhe se KFOR-i Francez është duke e përkrahur procesin e mëtejmë hetimor.