• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

30/04/2013

PARANDALOHET KONTRABANDA ME CIGARE

Njësitet e Doganës pas një hetimi disa mujor, kanë arritur të zbulojnë një rrjet të kontrabandimit të cigareve nga PX i KFOR-it. Me kontrabandimin direkt të duhanit, janë marrë stafi lokal i punësuar në kampin e KFOR-it  në Maxhunaj komuna e Vushtrrisë.

Gjatë vikendit njësitet e Doganës kanë nisur  operacionin  i cili ka rezultuar me kapjen e 3 personave të punësuara në KFOR në bazën ushtarake në Maxhunaj si dhe 2 të punësuar në PX të KFOR-it

Pas hetimeve disa mujore të personave në fjalë, Oficerët Doganorë kanë zbuluar që janë të involvuar në kontrabandën me cigare nga shitoret e PX te KFOR-it.

Me urdhër të prokurorit publik oficerët Doganorë kanë kryer bastisje në një shtëpi të dyshuar ku edhe janë gjetur cigare në sasi prej 305 kutija me nga 20 pako, prej të cilave 236 kuti janë kontrabanduar në natën e aksionit.

Pas marrjes në pyetje, personat e dyshuar kanë pranuar se kanë kontrabanduar cigare me qëllim të përfitimit përmes shitjes së tyre.

E tere sasia e zbuluar është konfiskuar, po ashtu edhe dy vetura qe janë përdorur për kontrabandë te cigareve. Ndaj personave të involvuar është iniciuar procedura në gjykatën përkatëse. 

Në këtë aktivitet kontrabandues, nuk ka oficer të KFOR-it të implikuar, dhe se KFOR-i Francez është duke e përkrahur procesin e mëtejmë hetimor. 

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Gjykata Themelore Prizren

Gjykata Themelore Prizren

senacë penale

LEXO MË SHUMË
DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN

DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN

Prishtinë, 17 prill 2013Dogana e Kosovës vazhdon me kontrolle intensive duke mbuluar tërë territorin e Kosovës, për mbrojtjen ndaj dukurive negative në vend. Që nga fillimi i këtij muaji, duke përfshirë të gjitha pikat kufitare, Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të ndryshme komerciale, si dhe mallra të ndaluara në tentim kontrabandimi.

Në regjionin e Mitrovicës, njësitet Anti-kontrabandë kanë parandaluar disa raste në tentim kontrabandimi me mallra dhe vetëm gjatë kësaj periudhe në Mitrovicë janë zbuluar 4000 copë pako me barna të ndryshme medicinale me banderola të Serbisë. Sasia e zbuluar është konfiskuar, po ashtu edhe automjeti me të cilin kontrabandonin mallrat. Ndërsa në dy raste tjera oficerët doganor kanë zbuluar rreth 3000 litra pije joalkoolike, gjithashtu në tentim kontrabandimi. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe në rajonin e Mitrovicës janë zbuluar afro 3000 litra derivate të naftës, pastaj produkte ushqimore të ndryshme në vlerë afro 400 euro, si dhe 3 automjete të pa zhdoganuara.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës gjatë kontrollit rutinor oficerët doganor kanë zbuluar 19 copë telefona mobilë, po ashtu në këtë pikë doganore ndër të tjerash oficerët doganor kanë zbuluar pjesë të ndryshme për lavariçe në vlerë prej 2000 euro, tekstil të ndryshëm që arrin vlerën prej 2085 euro, po ashtu edhe një kamerë profesionale në vlerë prej 2000 euro.

Raste tjera të parandaluara në tentim kontrabandimi, janë zbuluar edhe në Pikën kufitare Vërmicë. Gjatë kësaj periudhe oficerët doganor kanë zbuluar disa raste me mallra të ndryshme. Vlen të veçohen 2 raste të zbulimit me mallrat e ndaluara, njëri rast me substanca narkotike të llojit Marihuanë rreth 150 gram, ndërsa në rastin tjetër është zbuluar një revole, si dhe 20 fishekë. Po ashtu, edhe një rast tjetër ështëzbuluar sasi e vajit motorik rreth 150 litra.

Gjatë operimit në Pikën kufitare Dheu i bardhë, oficerët doganor kanë zbuluar disa raste në tentim të shmangies se taksave doganore, duke tentuar të fusin ato në mënyrë ilegale. Ndër rastet e shumta të zbuluara në këtë pikë kufitare vlen të veçohen sasi të konsiderueshme të barnave pa banderola rreth 300 copë, telefona celularë 22 copë, llap-top 20 copë, si dhe mallrat e tjera të ndryshme komerciale.

Të gjitha rastet e regjistruara si kontrabandë me mallra u janë dorëzuar sektorit për Kundërvajtje doganore, ndërsa rastet me mallrat e ndaluara u janë dorëzuar Policisë së Kosovës, ku ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedura për kontrabandim me mallra

 

LEXO MË SHUMË