SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet

DOGANA E KOSOVËS FUQIZON BASHKËPUNIMIN ME DOGANËN

DOGANA E KOSOVËS FUQIZON BASHKËPUNIMIN ME DOGANËN

 

Prishtinë, 13/6/2013, në drejtorinë e doganës sot është mbajtur takimi me përfaqësues të doganës Italiane ku prezentë ishin edhe përfaqësuesit e MTI-së. Gjithashtu në këtë takim mori pjesë edhe ambasadori Italian zt. Michael Giffoni.

Dogana e Kosovës dhe Dogana e Italisë kanë bashkëpunim shumë mirë aspektin e shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit bilateral. Gjatë takimit të sotshëm u diskutuan temat e ndryshme por tema kryesore e takimit ishte projekti “Lodrat e Sigurta” projekt në të cilin Dogana e Kosovës është duke u përkrahur nga Dogana italiane përmes kapaciteteve të saj për analiza laboratorike.

Pas takimit ambasadori italian zt. Giffoni theksojë se “Qeveria Italiane është duke e përkrahur Doganën e Kosovës përmes asistencës nga doganës Italiane. Takimi i sotshëm tregon angazhimin e qeverisë italiane në ndihmën për doganën e Kosovës me ofrimin e laboratorëve të saj për analiza të ndryshme sipas nevojave të Doganës. Gjithashtu jeni duke punuar në finalizimin e marrëveshjes bilaterale në mes të dy doganave e cila potencialisht do të nënshkruhet në dy javët e ardhshme”.   

Zt. Huruglica në anën tjetër falënderojë shtetin italian për përkrahjen e vazhdueshme dhe theksojë se Dogana e Kosovës në rrugën e saj drejt profesionalizimit përveç mbledhjes së të hyrave gjithnjë e më shumë është duke u fokusuar në mbrojtjen e shoqërisë përmes rritjes së kapaciteteve  për parandalimin e importit të mallrave të dëmshme.

DOGANA PARANDALON NJË MORI RASTE NE TENTIM KONTRAB

DOGANA PARANDALON NJË MORI RASTE NE TENTIM KONTRAB

Prishtinë 6 Qershor, – Dogana e Kosovës edhe më tej vazhdon me kontrolle intensive në vend, me qëllim të luftimit të dukurive negative. Gjatë 10 ditëve të fundit Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të ndryshme komerciale, mallra të ndaluara, si dhe shumë aparate të lojërave të fatit të pa licencuara.

Oficerët Doganorë të sektorit të Lojërave të fatit, vazhdimisht kryejnë kontrolle në  kazino dhe llotari sportive. Gjatë 2 javëve të fundit në disa lokacione, saktësisht në Dragash, Kamenicë, etj, kanë konfiskuar gjithësej 15 aparate për lojera të fatit ku vlera e tyre arrinë shumën rreth 12950.00euro. Ndërsa në 15 pika të llotarive sportive në  qytetet si Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan etj, kanë zbuluar që ushtrojnë veprimtarinë pa licencë, me c’rast janë gjobitur me nga 1200 euro, vlera totale
e  gjobave gjatë kësaj periudhe është  18 000 euro.

Gjatë kësaj periudhe në pikën kufitare në Vërmicë  Oficerët Doganorë kanë zbuluar një revole të fshehur në veturë të një pasagjeri. Gjithashtu gjatë kontrollimit në këtë pikë,  Oficerët kanë zbuluar sasi të kozmetikës së ndryshme në vlerë rreth 1 121 euro, auto pjesë të ndryshme në vlerë prej 3 705euro, bizhuteri të ndryshme rreth 15 kg etj.

Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës gjatë kontrollit ndaj një pasagjerit, oficerët kanë zbuluar sasi  fije të flokëve natyrale në vlerë prej 2 240 euro, fije këto për përdorim të salloneve të parukerive. Po ashtu në këtë pikë pas kontrollit përms skanerit te një valixheje , janë vërejtur 4 copë thikë dhe 2 fotrola për armë, ndërsa në një rast tjetër janë zbuluar 580 copë thjerëza për sy.

Në rajonin e Mitrovicës njësitet antikontrabandë kanë parandaluar disa raste në tentim kontrabandimi me mallra. Në disa raste të ndryshme nga persona të ndryshëm njësitet Doganore kanë zbuluar mallra si: 500 litra vajra motorike , rreth 600
litra derivate të naftës, 400 litra detergjente të ndryshëm kuzhine, tekstil të ndryshëm në vlerë rreth 5 000 euro, gjithashtu edhe pije alkoolike 48 litra Stock,  pastaj pije jo alkoolike rreth 1 300 litra të llojve Coca  Cola dhe Fanta, po ashtu edhe pije energjike Red Bul rreth 900 copë.

Gjithashtu njësitet antikontrabandë gjatë kontrollit,  duke mbuluar tërë vendin, kanë konfiskuar 4 vetura të pa zhdoganuara,
njëri nga automjetet ishte I përgaditur enkas me rezervuar postfabrikant, si dhe një motoçikletë po ashtu e pa zhdoganuar. 
Raste të tjera janë zbuluar edhe  në rajonin e Ferizajit ku janë konfiskuar alkool i ndryshëm rreth 30 litra, verë rreth 180 litra, pastaj pajisje elektronike në vlerë rreth 7 000 euro, telefona celularë në vlerë rreth 400 euro etj.

Të gjitha rastet e regjistruara si kontrabandë me mallra u janë dorëzuar sektorit për Kundërvajtje doganore, ndërsa rastet me mallrat e ndaluara u janë dorëzuar Policisë së Kosovës, ku ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedura për kontrabandim me mallra

 

Shkatërrimi i mallrave

Shkatërrimi i mallrave

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej  553 cop , të markës tregtar “NIKE”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipër cekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne  16,990.00 €.

 

Shkatërrimi i mallrave

Shkatërrimi i mallrave

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej  45 copë , të markës tregtar “LACOSTE”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipër cekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne  2,250.00 €.

                                            

Shkatërrimi i mallrave

Shkatërrimi i mallrave

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej  17 copë , të markës tregtar “TOMMY HILFIGER”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipër cekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne  680.00 €.

                                            

Shkatërrimi i mallrave

Shkatërrimi i mallrave

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej  12 copë , të markës tregtar “PUMA “, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipër cekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne  360.00 €.

Shkatërrimi i mallrave

Shkatërrimi i mallrave

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej  36 copë , të markës tregtar “TIMBERLAND “, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipër cekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne  1,080.00 €.

                                                                         

Shkatërrimi i mallrave

Shkatërrimi i mallrave

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej  80 copë , të markës tregtar “MAKITA “, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipër cekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne  9,600.00 €.

DOGANA ZBULON SASI TË PAISJEVE MEDICINALE

DOGANA ZBULON SASI TË PAISJEVE MEDICINALE

Prishtinë 27 maj 2013 – Dogana e Kosovës parandalon kontrabandimin e pajisjeve medicinale. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasagjerët që sapo kishin arritur nga Turqia – Stambolli, duke kaluar përmes kanalit të gjelbër, njëri prej tyre është selektuar nga Oficerët Doganor për kontroll përmes skanerit.

Pas kontrollës përmes skanerit Oficerët Doganorë kanë vërejtur në valixhe të pasaxherit sasi të konsiderueshme të pajisjeve,
të cilat më pas janë identifikuar të jenë pajisje medicinale si dhe sasi e barnave.

Për këtë lloj të mallit personi në fjalë nuk posedonte ndonjë dëshmi, fature lidhur me vlerën e saktë të mallit, as licencë që janë të obligueshëm nga AKPM.

Me këtë rast pala ka bërë kundërvajtje Doganore sipas nenit 250 pika 1 të Kodit Doganorë dhe Akcizave. E tërë sasia e mallit të zbuluar është konfiskuar, si dhe dokumentacioni përkatës i palës, deri në përfundim të procedurës së rregullt.

 

STAFI I DOGANËS DHURON GJAK

STAFI I DOGANËS DHURON GJAK

Prishtinë, 16 maj 2013- Sot, oficerët e Doganës vullnetarisht dhuruan gjak. Në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë dhe Doganën e Kosovës është mbajtur aksioni vullnetar për dhurim e gjakut.

Ndër dhuruesit e parë ishte edhe Drejtori i përgjithshëm i Doganës z. Huruglica, i cili me këtë rast apeloi që të ndihmohen njerëzit të cilët kanë nevojë, pasi që dhurimi vullnetar i gjakut shpëton jetët e njerëzve. 

Nga ana tjetër përfaqësuesit e Qendrën së Transfuzionit të Gjakut falënderuan Doganën e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm në përkrahjen e kësaj qendre.

Në organizimin e sotëm morën pjesë afër 50 oficerë doganor, të cilët vullnetarisht dhuruan gjak. Vlen të ceket se Dogana e Kosovës është një institucion i cili rregullisht organizon dhurimin e gjakut, saktësisht është hera e 7 radhazi që organizohet  ky aksion për dhurimin vullnetar të gjakut.