• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

25/06/2013

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT DOGANOR, M

Sot më 25 Qershor 2013, në Rome është nënshkruar Marrëveshja bilaterale për bashkëpunim bilateral Doganor mes Kosovës dhe Italisë. Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës z. Huruglica dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Italisë z. GiuseppePeleggi.

Kjo Marrëveshje është një bazë për bashkëpunim juridik në çështjet doganore e cila ka për qellim luftën e përbashkët kundër kontrabandës si dhe shkëmbimin e eksperiencës në gjitha çështjet Doganore. Në këtë takim të dyja palët u zotuan se do të lehtësohet tutje tregtia ndërkufitare dhe luftimi i kontrabandës.

“Italia përfaqëson vendin e 4 si  partnere tregtar e Kosovës dhe ndër shtetet strategjike të EU për luftën e përbashkët te kriminalitetit tej  kufitar” – tha Huruglica i cili po qëndron ne Romë

 

Kjo është Marrëveshja e njëmbëdhjetë(11) ndërkombëtare që Dogana e Kosovës nënshkruan me Administratat doganore te vendeve tjera. Marrëveshje qe mundëson një lufte me efikase kundër tregtisë ilegale, e krimit të organizuar dhe shkëmbimit të përvojës së ndërsjellë.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Shkatërrimi i mallrave

Shkatërrimi i mallrave

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 500 cp , të markës tregtar “Play Station”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 4000 euro

LEXO MË SHUMË
DOGANA E KOSOVËS ZBULON DEPO ME MALLRA TË KONTRABA

DOGANA E KOSOVËS ZBULON DEPO ME MALLRA TË KONTRABA

 

Prishtinë 21 Qershor 2013 – Dogana e Kosovës zbulon një depo me mallra të kontrabanduara. Njësite të Doganës gjatë ditës së djeshme kanë realizuar një kontroll në tregun me shumicë në Zonën Industriale Prishtinë –Fushë Kosovë.

Gjatë kontrollimit të disa ndërmarrjeve tregtare, njësitet e Doganës kanë zbuluar një depo me mallra të ndryshme komerciale, të cilat dyshohen të jenë të kontrabanduara, pasi që pronari i kësaj depo-je ka pranuar se nuk posedon asnjë
dokumentacion përcjellës për mallin e zbuluar.

Në këtë depo janë zbuluar mallra si:

  • Ngjyra për këpucë (ILIRIA 35ml)
  • Poqa elektrikë (EΛΛAZ 100w)
  • Sprej për insekte (AEROSOL H10 400ml)
  • Brisqe për rrojë (GILLETTE BLUE II),  të gjitha këto në sasi shumë të mëdha

Kryesisht këto mallra ishin të kontrabanduara  nga Shqiperia, Maqedonia dhe Serbia Dogana e Kosovës menjëherë i ka konfiskuar këto mallra, si dhe ndaj pronarit të Depos në fjalë është iniciuar procedurë  për kontrabandim me mallra.

 

 

 

LEXO MË SHUMË