• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

17/06/2013

Dogana e Kosovës demanton lajmin e publikuar në Ko

 

Prishtinë, 17/6/2013, Dogana e Kosovës është shume e shqetësuar nga artikulli i publikuar sot në gazetën “Kosova sot” me titull  Depot Doganore “kontrabandojnë” 200 milion euro borxh.

Dogana e Kosovës beson se e drejta e informimit duhet të respektohet por jo të keqpërdorët, si në rastin kur gazeta nga burime jo të sakta, informon se kinse ekziston një borxh prej 200 milion euro, gjë qe është e pavërtetë.

Lidhur me këtë çështje ju informojmë se gjate vitit 2012, Dogana e Kosovës ka kaluar në një sistem shumë më të avancuar elektronik (ASYCUDA), me çka ka rritur nivelin e mbikëqyrjes së aktiviteteve të kompanive importuese gjegjësisht e ka minimizuar mundësinë për shmangie gjegjësisht mos-deklarime me kohë të obligimeve doganore.

Gjatë kontrolleve të kryera të një numër i subjekteve ekonomike, është gjetur se 33 nga to nuk i janë përmbajtur rregullave të përcaktuara, për çka u janë tërhequr autorizimet dhe janë inkasuar borxhet.  Vlen të theksohet se në të gjitha këto raste, obligimet doganore kanë qenë të siguruara me garancione bankare, të lëshuara nga bankat komerciale. Nga këto 33 raste, vetëm një borxh prej 2,300 euro-ve ka mbetur pa u inkasuar, për çka është dërguar në gjykatë për ekzekutim kurse ndaj 8 subjekteve, janë iniciuar edhe procedurat për kundërvajtje doganore.

Procedurat me ndikim ekonomik (depo doganore) janë të mbështetura në ligj dhe ndihmojnë jashtëzakonisht biznesin, posaçërisht atë të fokusuar në eksport të produkteve.

Shpresojmë që në të ardhmen, gazeta “Kosova Sot” nuk do të ngutet të publikoj artikuj të këtillë, pa një konfirmim shtesë të informatave gjegjësisht burimeve në të cilat thirret.

Dogana e Kosovës si gjithmonë do të jetë e gatshme dhe transparente, për të ofruar informacionet që posedon, me qellim që publiku të informohet drejtë.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

DOGANA E KOSOVËS ZBULON DEPO ME MALLRA TË KONTRABA

DOGANA E KOSOVËS ZBULON DEPO ME MALLRA TË KONTRABA

 

Prishtinë 21 Qershor 2013 – Dogana e Kosovës zbulon një depo me mallra të kontrabanduara. Njësite të Doganës gjatë ditës së djeshme kanë realizuar një kontroll në tregun me shumicë në Zonën Industriale Prishtinë –Fushë Kosovë.

Gjatë kontrollimit të disa ndërmarrjeve tregtare, njësitet e Doganës kanë zbuluar një depo me mallra të ndryshme komerciale, të cilat dyshohen të jenë të kontrabanduara, pasi që pronari i kësaj depo-je ka pranuar se nuk posedon asnjë
dokumentacion përcjellës për mallin e zbuluar.

Në këtë depo janë zbuluar mallra si:

  • Ngjyra për këpucë (ILIRIA 35ml)
  • Poqa elektrikë (EΛΛAZ 100w)
  • Sprej për insekte (AEROSOL H10 400ml)
  • Brisqe për rrojë (GILLETTE BLUE II),  të gjitha këto në sasi shumë të mëdha

Kryesisht këto mallra ishin të kontrabanduara  nga Shqiperia, Maqedonia dhe Serbia Dogana e Kosovës menjëherë i ka konfiskuar këto mallra, si dhe ndaj pronarit të Depos në fjalë është iniciuar procedurë  për kontrabandim me mallra.

 

 

 

LEXO MË SHUMË
DOGANA E KOSOVËS FUQIZON BASHKËPUNIMIN ME DOGANËN

DOGANA E KOSOVËS FUQIZON BASHKËPUNIMIN ME DOGANËN

 

Prishtinë, 13/6/2013, në drejtorinë e doganës sot është mbajtur takimi me përfaqësues të doganës Italiane ku prezentë ishin edhe përfaqësuesit e MTI-së. Gjithashtu në këtë takim mori pjesë edhe ambasadori Italian zt. Michael Giffoni.

Dogana e Kosovës dhe Dogana e Italisë kanë bashkëpunim shumë mirë aspektin e shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit bilateral. Gjatë takimit të sotshëm u diskutuan temat e ndryshme por tema kryesore e takimit ishte projekti “Lodrat e Sigurta” projekt në të cilin Dogana e Kosovës është duke u përkrahur nga Dogana italiane përmes kapaciteteve të saj për analiza laboratorike.

Pas takimit ambasadori italian zt. Giffoni theksojë se “Qeveria Italiane është duke e përkrahur Doganën e Kosovës përmes asistencës nga doganës Italiane. Takimi i sotshëm tregon angazhimin e qeverisë italiane në ndihmën për doganën e Kosovës me ofrimin e laboratorëve të saj për analiza të ndryshme sipas nevojave të Doganës. Gjithashtu jeni duke punuar në finalizimin e marrëveshjes bilaterale në mes të dy doganave e cila potencialisht do të nënshkruhet në dy javët e ardhshme”.   

Zt. Huruglica në anën tjetër falënderojë shtetin italian për përkrahjen e vazhdueshme dhe theksojë se Dogana e Kosovës në rrugën e saj drejt profesionalizimit përveç mbledhjes së të hyrave gjithnjë e më shumë është duke u fokusuar në mbrojtjen e shoqërisë përmes rritjes së kapaciteteve  për parandalimin e importit të mallrave të dëmshme.

LEXO MË SHUMË