• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

21/02/2013

ZËVENDËSMINISTRI RAMADAN AVDIU VIZITOI ZYRAT QËNDR

Zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu, ka vizituar sot zyrat e drejtorisë qendrore të Doganës së Kosovës, ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm i Doganës Naim Huruglica së bashku me zyrtarë tjerë të lartë të këtij institucioni.

Në takimin që zhvilloi zëvendësministri Avdiu me drejtorin Huruglica dhe bashkëpunëtorët e tij, u diskutua  për performancën e Doganës gjatë vitit 2012 dhe për objektivat dhe planet për vitin 2013.

Zëvendësministri Avdiu shfrytëzoi rastin që të përgëzoi stafin e Doganës dhe menaxhmentin e saj për arritjen e planit  të të hyrave gjatë vitit 2012 dhe gjithashtu shprehi gatishmërinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm edhe gjatë këtij viti dhe viteve në vazhdim.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Doganës Naim Huruglica, njoftoi për së afërmi zëvendësministrin Avdiu me  zhvillimet aktuale në Doganë, po ashtu edhe me rrjedhën e punës,  angazhimin dhe mbledhjen e të hyrave për vitin 2012. Si dhe në fund e njoftoi edhe me planet dhe sfidat për vitin që sapo kemi hyr.

Zëvendësministri  Avdiu i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm  i Doganave Naim Huruglica, gjatë ditës së sotme gjithashtu vizitoi edhe pikat doganore në Hanit të Elezit dhe atë të Vermicës.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

ZBULOHEN DERIVATE TE NAFTËS NË MITROVICË

ZBULOHEN DERIVATE TE NAFTËS NË MITROVICË

Mitrovicë 21 shkurt 2013 – Në Mitrovicë Oficërt Doganore parandalojne sasi te konsiderueshme te derivative te naftes, gjate tentimit te kontrabandimit

Njesitet antikontrabande te Doganes se Kosoves gjate patrullimit ne rajonin e Mitrovices, kane verejtur nje automjet te dyshuar I cili gjendej I parkuar ne lagjen Shipol te Mitrovices, saktesisht afer Shkolles fillore Fazli Grajqevci

Me pas Oficeret Doganore kane kerkuar pronarin e automjetit te tipit WV, per te cilin as baneoret perreth nuk ishin ne dijeni se I kujt eshte. Pas insistimit te Oficereve Doganore dhe te Policise, eshte paraqitur pronari I automjetit, I cili eshte detyruar ta hap automjetin ne te cilin gjate kontrollit eshte zbuluar nje rezervuar post-fabrikant.

Me pas pronari I automjetit eshte derguar ne Terminalin Doganore ne Mitrovice, I cili ishte ne percjellje te Doganes dhe Policise

Me te arritur ne Terminal, Oficeret Doganore kane filluar me kontroll detale te automjetit, me c’rast kane  zbuluar sasi te derivative te naftes rreth 770 litra. Pronari I automjetit nuk posedonte asnje deshmi mbi pagesen e detyrimeve importuese, dhe si I tille konsiderohet I kontrabanduar.

Sasia e derivative eshte konfiskuar nga oficeret Doganore, dhe lidhur me rastin ne fjale eshte inicuar kundervajtje Doganore.

Lusim te gjithe qytetaret qe te bashkepunojne me institucionet ne luftiminin e dukurive negative ne vend, duke i lajmeruar rastet e dyshimta ne numrat 038 540 350 dhe 045 540 350.

LEXO MË SHUMË
Shkatërrimi i mallrave

Shkatërrimi i mallrave

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 984 cp , të markës tregtar “Love Plus”, të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 492 euro

LEXO MË SHUMË