• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

04/12/2012

DOGANA E KOSOVËS NËNSHKRUAN EDHE NJË MARRËVESHJE T

Prishtinë, 4/12/2012, në drejtorin e doganës është nënshkruar Marrëveshja bilaterale për bashkëpunim mes Doganës së Kosovës dhe asaj të Polonisë. Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Zbatimit të Ligjit zt. Bahri Berisha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës polake z. Jacek Kapica. Me këtë marrëveshje të dy palët do të kenë bazë juridike për bashkëpunim në çështjet doganore. Gjithashtu pjesë e rëndësishme e këtij bashkëpunimi është edhe luftimi i kontrabandës me theks të veçantë tek mallrat akcizore.

Zt. Berisha në emër të Doganës së Kosovës kërkoj përkrahje për anëtarësimin e Doganës sonë në mekanizmin më të lartë botërorë të Doganave (Organizata botërore e Doganës- WCO), kurse nga ana tjetës zt. Kapica theksojë se Dogana Kosovare do të ketë përkrahjen maksimale të Doganës Polake gjatë mbledhjes së ardhshme të OBD-së. 

Gjithashtu gjatë takimit u diskutuan edhe çështje të tjera me interes dypalësh ku kryesisht dominoj fusha e trajnimeve për të cilën Drejtori i Doganës polake ofroj ndimën dhe përvojën e administratës të tij.

Kjo është Marrëveshja e dhjetë (10) që Dogana e Kosovës nënshkruan me Administratat doganore te vendeve tjera.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

DOGANA DHE ODA EKONOMIKE DAKORDOHEN RRETH MASAVE T

DOGANA DHE ODA EKONOMIKE DAKORDOHEN RRETH MASAVE T

Sot në Drejtorinë e DK është mbajtur takim ndërmjet Doganës se Kosovës dhe OEK, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Përfaqësues të Shoqatave te Biznesit në kuadër te OEK-ut. Përveç çështjeve tjera u diskutua edhe sa i përket njoftimeve te fundit në media rreth çështjes së depove doganore.

Drejtori i Përgjithshëm z. Naim Huruglica i njoftoi zyrtarët e OEK respektivisht kryetarin e OEK Z. Safet Gerxhaliu dhe përfaqësuesit të shoqatave të biznesit se Dogana e Kosovës vazhdon të jetë partner i rëndësishëm i biznesit në Kosovë dhe se asnjëherë nuk do të ndërmerr asnjë veprim që dëmton afarizmin e kompanive serioze dhe legjitime. Mbyllja e depove doganore është duke u bërë vetëm ndaj subjekteve të cilat kane dështuar ti përmbushim kushtet e parapara ligjore sipas autorizimit për të operuar si depo. Qëndrimi i Doganës është që ti jepet prioritet prodhuesve, përpunuesve dhe bizneseve që kanë orientim eksportin.

Po ashtu edhe Kryetari I OEK Z. Gerxhaliu u pajtua me veprimet e ndërmarra nga Dogana kundrejt  kompanive të cilat nuk iu kane përmbajtur autorizimeve të lëshuara nga Dogana dhe njëkohësisht kërkoj që të bëhet ndarja e qartë në mes atyre bizneseve qe respektojnë rregullat dhe ligjin nga ata qe nuk e bëjnë ketë.

Dogana dhe OEK u pajtuan qe takimet e ngjashme si ky i sodit te mbahen me shpesh me qëllim që të mos lejohet hapësire për keqkuptime eventuale.

 

LEXO MË SHUMË
Gjykata Komuanle Prishtinë

Gjykata Komuanle Prishtinë

seancë penale

n.298 KDA

LEXO MË SHUMË