• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

23/06/2012

DOGANA PARANDALON NJË MORI RASTE TË TENTIM KONTRAB

Prishtinë 23 Qershor – Dogana e Kosovës vazhdon me kontrolle intensive duke mbuluar tërë territorin e Kosovës, për mbrojtje ndaj dukurive negative në vend. Vlen të veçohet Dega Doganore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku gjatë dhjetë (10) ditëve të fundit Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të ndryshme komerciale, si dhe mallra të ndaluara, në tentim kontrabandimi.

Saktësisht me datën 18 qershor me të arritur Avio-kompania nga Stambolli njëri nga pasagjeret tek po kalonte përmes kanalit të gjelbërt, është selektuar për kontroll detale. Pas kontrollit përmes skanerit, pasagjerit në fjalë i është hapur valixhja, dhe gjatë kontrollit manual është zbuluar te ketë të fshehur stoli të ndryshme ari si në vijim: qafore të arit 3 copë – 82.48gr, rrethore të arit 6 copë 125.49gr. Vlera totale e arit të zbuluar ishte rreth 8.000 euro.

Po në këtë pikë Doganore me datën 10 qershor nga po i njëjti destinacion Stambolli një pasagjer ishte selektuar për kontroll përmes skanerit, pas analizës dhe imazheve të skanerit i është hapur valixhja, në te cilën është zbuluar mall i padeklaruar. Lloji i mallit të zbuluar ishin elemente të ndryshme Swarovski, pëlhura me kristale bordur, kristale për konfeksion etj, ku sasia në total e mallit të zbuluar është 7.825 cope. Po ashtu brenda ditës, një arritje tjetër nga Dortmundi Gjermanisë, tek sa po kalonin kontrollin e pasaportave, është selektuar një pasagjer për kontroll detale, tek i cili janë zbuluar mjete monetare që tejkalojnë shumën e lejuar. Ne fillim ka deklaruar që posedon 10,000.00 euro, më pas është vërtetuar të ketë gjithsej 12,500.00 euro, e që konform ligjit 03-L/196 palës i konfiskohen 25% i sasisë totale, në këtë rast janë konfiskuar 3,125.00 euro.

Rasti tjetër është shënuar me 13 qershor arritja nga Dusseldorfi i Gjermanisë. Pas kontrollës përmes skanerit dhe analizave të imazheve, palës i është hapur valixhja për kontroll manuale me ç’rast Oficerët Doganorë kanë hasur në mall të padeklaruar. Lloji i mallit të zbuluar ishin veshje sportive të markës Jako me vlerë prej 2,249 euro.

Të gjitha rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra, janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje doganore. Ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedura për kontrabandim me mallra.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

QEVERIA AMERIKANE VAZHDON TË DHUROJË PAJISJE PËR D

QEVERIA AMERIKANE VAZHDON TË DHUROJË PAJISJE PËR D

Prishtinë 5 korrik 2012.-, Sot në Drejtorinë e doganës është mbajtur ceremoni solemne, ku përfaqësues të lartë të ambasadës amerikane kanë dhuruar pajisje për Doganën dhe Policinë e kufitare të Kosovës.

Pajisjet e dhuruara nga Ambasada Amerikane nëpërmjet programit të tyre EXBS janë pajisje për kontrolle te specializuara si dhe pajisje tjera të cilat mundësojnë njësitet e doganës parandalimin e kontrabandës dhe futjen e mallrave ilegale në Kosovës.

“Qeveria amerikane në vazhdimësi është duke e ndihmuar doganën e Kosovës, ku deri tani përmes projektit EXBS ne kemi përfituar pajisje me vlerë afër 1 milion euro. Këto pajisje kanë ndihmuar që të dyfishohet numri i zbulimeve të mallrave të ndaluara. Donacioni i sotëm edhe më tej do të lehtësoj punën e oficerëve tanë dhe do të vështirësoj punën e kontrabandistëve. Falenderojmë qeverin amerikane për ndihmën e vazhdueshme” . – tha me ketë rast zt. Naim Huruglica Drejtori i përgjithshëm.

Ushtruesja e detyrës se zëvendës ambasadorit znj. Dana Brown ndër të tjera tha “Jam e lumtur sot të shënoj donacionin e radhës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne shpresojmë që pajisjet e reja do të ndihmojë zyrtarët e doganave dhe të kufijve të Kosovës  për të bërë punën e tyre në mënyrë efektive dhe të mirë”.  

 

LEXO MË SHUMË
ARRESTOHEN DY PERSONA TE DYSHUAR, DHE KONFISKOHET

ARRESTOHEN DY PERSONA TE DYSHUAR, DHE KONFISKOHET

Me 21.6.2012, rreth orës 20:55 në pikëkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë, gjatë kontrollit të përbashkët të zyrtarëve të Kosovës nga Agjensionet që janë pjesë e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, si policia kufitare dhe doganat e Kosovës, kanë konfiskuar 894.17 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë.

Lidhur me këtë rastëjanë arrestuar dy persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penaleBlerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”. Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: H. I.   i lindur me 1967 mashkull/shqiptar/kosovar dhe M. R. i lindur me 1978 mashkull/shqiptar/kosovar

Kjo sasi e substancës narkotike është konfiskuar derisa zyrtarët e policisë dhe ata të doganës së Kosovës kishin ndaluar për kontrollim një veturë të tipit Golf VW 19E, të cilën e drejtonte i dyshuari H. I. me bashkudhëtarin M. R., të dy nga rajoni i Ferizajt.

Gjatë kontrollimit të veturës së lartcekur zyrtarët kanë vërejtur në pjesën e përparme në automjet tek pjesa e pasagjerit dy paketime të futura në çorape të zeza të cilat ishin të mbushura me një substancë pluhur ngjyrë kafe, për të cilën është konstatuar më vonë që është substancë narkotike e llojit heroinë.

Bazuar në rregullat e Menaxhimit të Integruar të Kufirit primati për trajtimin e rasteve të tilla i takon policisë  dhe  rasti ka kaluar nën kompetencë të Policisë së Kosovës për hetim të mëtejshëm.

Me autorizim te prokurorit përkatës të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

 

LEXO MË SHUMË