• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

28/08/2012

DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN

Prishtine 28 Gusht 2011 – Dogana e Kosovës vazhdon me kontrolle me qëllim të  në luftimit të dukurive negative. Vetëm gjatë 3 ditëve të fundit Oficerët Doganorë kanë konfiskuar mallra të kontrabanduara të cilat arrijnë vlera të larta, duke tentuar ti shmangen taksave doganore.

Gjatë ditës së shtunë saktësisht 25 gusht në Vërmicë, Oficerët Doganorë pas ndaljes për kontroll të një veture të markës Audi me targa të Kosovës, që po kalonte këtë pikë kufitare  kanë zbuluar në pjesën e përparme 3 pako me nga 25 copë fishek për pushkë gjuetie, si dhe një kallëp (fotrolle) për revole. I tërë rasti bashkë me municionin e zbuluar, 75 copë fishek I janë dorëzuar policisë kufitare.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë zbuluar dy raste në tentim kontrabandimi me medikamente pa banderola, një rast në Merdare, ndërsa rasti tjetëri në Pejë. Vlera në total e medikamenteve të zbuluara arrin shumën rreth 7,200€.

Në Degën Doganore të Aeroportit  janë zbuluar dy raste, po ashtu tentim për shmangie nga taksat Doganore. Pas kontrollës rutinore oficerët Doganorë kanë zbuluar në njërin rast 8 copë stoli ari në vlerë prej 2,764.00€, ndërsa në rastin tjetër kanë zbuluar po ashtu të fshehur 6 copë telefona mobil, ku vlera e tyre arrin shumën prej 1,050.00€.

Ndërsa me datën 27 gushte gjatë patrullimit njësitë mobile në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, pas ndaljes së një veture për kontroll, kanë hasur në preparate dezinfektuese kimike gjatë tentim kontrabandimi. Sasia e zbuluar është 537 copë, në vlerë prej 386.64€.

Mallrat e zbuluara janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës si dhe rastet I janë dorëzuar sektorit per kundërvajtje Doganore, po ashtu ndaj personave te involuar ne rastet e cekura me larte, u janë iniciuar procedura per kontrabandim me mallra.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

SHENOHET 13 VJETORI I THEMELIMIT TE DOGANES, DHE F

SHENOHET 13 VJETORI I THEMELIMIT TE DOGANES, DHE F

Hani Elezit 3 shtator 2012-. Sot me një ceremoni të mbajtur në Han të elezit u shënua 13 vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës. Dogana e Kosovës gatë këtyre 13 viteve ka qenë institucioni kryesor i cili ka financuar buxhetin e Kosovës. Nga themelimi e deri tani janë mbledhur afër 6 miliard euro nga taksat kufitare.

Drejtori i përgjithshëm z. Naim Huruglica me këtë rast falënderojë stafin për 13 vite angazhim dhe kontribut të theksuar në ndërtimin e një Dogane moderne, gjithashtu theksoj edhe sfidat e vazhdueshme me të cilat Dogana është dhe vazhdon të ballafaqohet.

Kurse në anën tjetër Ministri i financave z. Bedri Hamza falënderojë oficerët e Doganës për kontributin dhe punën e tyre në ndërtimin e shteti të Kosovës, gjithashtu inkurajoj stafin që të vazhdoj të punoj me përkushtim të theksuar.

Me këtë rast, Dogana përurojë edhe një sistem të ri dhe modern ASYCUDA i cili do të lehtësoj punën e biznesit dhe qarkullimin e mallrave, por njëkohësisht do të ofrojë mundësi për kontrolle sa më efektive dhe të bazuar në praktikat më të mira evropiane.

Fillimin e punës së sistemit të ri kompjuterik  e bëri Ministri i Financave z. Bedri Hamza i cili edhe e procesojë një deklaratë doganore në eksportin e mallrave të Kosovës. Ky ishte edhe fillimi i punës për sistemin ASYCUDA, sistem i cili përdoret në pjesën më të madhe të Doganave në botë dhe si i tillë është kompatibil me kërkesat dhe praktikat më të mira evropiane.   

Dogana e Kosovës vjel rreth 65%-70% e të hyrave të Buxhetit Kosovës me një mesatare të investimit publik prej 1 cent për çdo 1 euro të mbledhur.

LEXO MË SHUMË