• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

21/09/2012

BASTISEN TRI LOKACIONE DHE ZBULOHET MINI – PUNËTOR

Prishtinë 21 shtator 2012.- Në një operacion të Doganës së Kosovës të zhvilluar në Prishtinë dhe Podujevë gjatë ditës së sotme është arritur të zbulohet një punëtori dhe rrjeti i shpërndarje së alkoolit të falsifikuar.

Pas hetimeve nga Dogana e Kosovës është arritur që personat dhe lokacionet e dyshuara të identifikohen, kurse sot në orët e mëngjesit Dogana ka filluar me aksionin.  Njësitet e doganës me urdhër të prokurorit kanë bastisur tri lokacione dy në Prishtinë dhe një në Podujevë.

Me rastin e bastisje në rajonin e Prishtinës është zbuluar edhe punëtoria për falsifikimin e alkoolit. Aty janë gjetur etiketa të shumë llojeve të alkoolit, shishe të zbraztë si dhe një sasi e konsiderueshme e etanolit (dyshohet për momentin) në sasi mbi 250 litra. Gjithashtu janë gjetur pajisje për mbylljen e shisheve paketime të llojeve të ndryshme si dhe ngjyresës artificial Fillimisht të gjitha pajisjet dhe materialet e tjera janë konfiskuar nga Dogana. Gjatë orëve të pasdites ka filluar edhe intervistimi i personave të e dyshimtë nga Dogana nën udhëheqjen e prokurorit të rastit.  

Dogana e Kosovës fton të gjithë qytetarët të cilët posedojnë informata për raste të këtilla dhe raste të tjera të kontrabandës të na kontaktojnë në linjën e sigurt 038 500 095. 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Gjykata Komuanle Prishtinë

Gjykata Komuanle Prishtinë

C.942/09

Enver Selimi

LEXO MË SHUMË
ZBULOHEN ARMË DHE MUNICION NË VËRMICË

ZBULOHEN ARMË DHE MUNICION NË VËRMICË

Vërmicë 21 shtatore. – Ne Degën Doganore Vermië, Ne kuadër të bashkëpunimit  të Menaxhimit të Integruar të Kufirit Oficeret Doganore dhe ata të Policisë së Kosovës, kane zbuluar sasi te armeve dhe municionit.

Gjatë kontrollit të përbashkët në Pikë Kalimin Kufitarë Vërmicë në hyrje te kësaj pike, Oficerët Doganorë dhe Policia e Kosovës kanë ndaluar një automjet për kontroll. Automjeti i selektuar ishte i  llojit Gjip Mitsubishi Pajero me targa të Tiranës, me të cilin udhëtonin dy shtetas nga Shqipëria.

Gjate kontrollës detale të automjetit, Oficeret Doganorë kanë hasur në mallra të ndaluara, të cilat ishin të  fshehura tek  ulëset e pasme të automjetit.

Sasia e mallrave të zbuluara është si në vijim:

  • 11 cope – Armë me gaz të kalibrave të ndryshëm
  • 5 copë   – pushkë ajrore
  • 8 – cope dylbi të pushkëve ajrore, si dhe
  • 6755 – copë municion të kalibrave të ndryshëm

E tërë sasia e mallit të zbuluar , i është dorëzuar Policisë së Kosovës, si dhe personat e involvuar në këtë raste, do t’i nënshtrohen procedurës së mëtutjeshme në raste të zbulimit me mallra të ndaluara.

 

LEXO MË SHUMË