Sektori i Trajnimit

Sektori i Trajnimit (ST) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet udhëheqësit të DBNJ. Sektori i Trajnimeve është përgjegjës për të zhvilluar dhe drejtuar funksionet / strukturën trajnuese, në përmbushjen e objektivave institucionale në tërësi i bazuar në nevojat DK. Në përputhje me legjislacionin ekzistues, funksioni i Sektorit të Trajnimeve është planifikimi, organizmi, implementimi, evoluimi dhe promovimi i standardeve kualitative të trajnimit bazë dhe të avancuar për stafin gjithëpërfshirës, në pajtim me strategjinë operative dhe kërkesat e "EU BLUEPRINT". Administron dhe bashkërendon veprimtarinë trajnuese dhe ndihmën teknike në zhvillimin e kapaciteteve që jepen nga administratat e huaja doganore, mekanizmat dhe organizatat kombëtare e ndërkombëtare relevante, duke siguruar disponueshmërinë në kohë të kurseve të planifikuara në nivel qendror dhe lokal. Monitoron dhe kontrollon mirëmbajtjen e bazës së të dhënave dhe sistemet e informacionit në dispozicion. Po ashtu, ky sektor menaxhon dhe koordinon shërbimin e lekturimit dhe përkthimit për nevoja të institucionit.