Sektori i Personelit

Sektori i Personelit (SP) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet udhëheqësit të DBNJ. Është përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e legjislacionit primar dhe sekondar nga fushëveprimi i burimeve njerëzore, realizimin e skemën organizative dhe zhvillimin e sistemit adekuat të pagave, sipas numrit dhe funksioneve të aprovuara. Në shërbim të ngritjes së performancës, profesionalizmit dhe zhvillimit institucional, SBNJ angazhohet për t'u siguruar që politikat dhe procedurat në të gjitha dimensionet e marrëdhëníes së punës, të jenë të zhvilluara mbi parimet e trajtimit të drejtë, meritor, transparent dhe të barabartë e të punësuarve dhe të aplikuesve në të gjitha aspektet e personelit të Administratës doganore. Kryen analiza në fushën e BNJ dhe organizatës, bën planifikimin dhe menaxhon shpenzimin e mjeteve buxhetore në kategorinë e pagave dhe shpenzimeve tjera të parapara për personelin e institucionit, menaxhon politikat dhe proceset e rekrutimit dhe marrëdhëniet me sindikatën.