PLANI STRATEGJIK

Strategjia  e DK-së,  është dokument i cili përcakton prioritetet  dhe objektivat strategjike si dhe veprimet të cilat Dogana e Kosovës synon t’i ndjekë për periudhën 2024-2028. 

Përmes kësaj strategjie, synohet përdorimi sa më racional i burimeve në dispozicion, zbatimi i politikave dhe  zhvillimi i  procedurave që lidhen me zinxhirin e tregtisë ndërkombëtare, qarkullimin e lirë të mjeteve dhe udhëtarëve, si dhe kontrollin doganor në kufi dhe në brendi të vendit.

Objektivat Strategjike të Doganës së Kosovës 2024-2028  janë në përputhshmëri të plotë me strategjinë dhe politikat zhvillimore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Tranfereve  si dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes të cilave  synohet modernizimi i mëtejmë i administratës doganore, sistemi efikas i mbledhjes së të hyrave, lehtësimi i tregtisë legjitime, mbrojtja e shoqërisë dhe zhvillimi i kapaciteteve.

Përmes kësaj  strategjie, Dogana e Kosovës synon realizimin optimal të objektivave strategjike përmes zbërthimit në objektiva specifike dhe ndërmarrjes së aktiviteteve të nevojshme në të gjitha nivelet e Doganës së Kosovës.


  • 11 September 2008

    KSO