Sektori i Prokurimit

Sektori i Prokurimit (SPR) ka për detyrë të ekzekutoj të gjitha kërkesat e parashikuara të materialeve shpenzuese dhe jo-shpenzuese, përfshirë parashikimet e kostos, për secilin vit fiskal nga të gjitha departamentet dhe përgatit një plan  vjetor  të  prokurimit.  Administron platformën e sistemit elektronik për aktivitetet e prokurimit të DK-së. Përgatit dhe publikon njoítimet e tenderimit, përgatit dokumente para-kualifikuese, dosjc tü tenderit ose kërkesat për kuotim, kushtet e kontratës, dhënien e kontratës, raportet e vlerësimit të tenderëve etj., duke përdorur formularët standard të aprovuar nga KRPP. Organizon dhe menaxhon takimet para-ofertuese, negociatat me OE, hapjet e tenderëve dhe procesin e vlerësimit; Rekomandon përbëljen e anëtarëve të Komisionit të Hapjes së Tenderëve/ të Vlerësimit të Tenderëve; Përcjell dështimet e kontraktorëve të cilët kanë dështuar të përmbushin obligimet e tyre kontraktuale kurdo që informohet nga Menaxheri i Projektit në lidhje me kompensimet e duhura, likuidimin e dëmeve dhe aranzhimin e anulimit të kontratave; Mirëmban dhe arkivon të dhëna për prokurime dhe përgatit një raport vjetor të kontratave të nënshkruara në fund të secilit vit fiskal. Bën shitjen e mallrave (të konfiskuara) pas aprovimit të marrë nga komisioni për verifikimin e listave të shitjes dhe të zyrtarit aprovues dhe shitjen e aseteve nëpërmjet rregullave të Prokurimit Publik. Sektori i Prokurimit kryen edhe detyra tjera në fushën e prokurimit në bazë të Ligjit të Prokurimit.