• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

31/05/2025

Delegacioni i GIZ-it i udhëhequr nga Drejtoresha Ekzekutive, znj. Ingrid-Gabriela Hoven, viziton Doganën e Kosovës

Prizren/Vërmicë – Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, z. Agron Llugaliu, pati kënaqësinë të mirëpresë një delegacion të nivelit të lartë nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, të udhëhequr nga Drejtoresha Menaxhuese e GIZ, znj. Ingrid-Gabriela Hoven, e shoqëruar nga Drejtori i Divizionit për Ballkanin Perëndimor, z. Daniel Passon, dhe Drejtori i GIZ për Kosovë, z. David Oberhuber, me bashkëpunëtorë. Takimi shpalosi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Doganës së Kosovës, rajonit dhe aktorëve ndërkombëtarë, me qëllim avancimin e modernizimit, efikasitetit dhe transparencës në operacionet doganore.
Drejtori Llugaliu prezantoi arritjet dhe reformat kryesore të ndërmarra ndër vite, duke vënë theksin në bashkëpunimin me GIZ-in gjerman. Përtej përkrahjes në agjendën e integrimeve evropiane, bashkëpunimi me GIZ-in për Doganën e Kosovës ka rezultuar ndjeshëm në përmirësimin e efikasitetit të organizatës në shumë dimensione.
Ndër kryesoret në bashkëpunim me GIZ-in kanë qenë reformat dhe zhvillimet në integrimin rajonal, ku GIZ-i ka përkrahur vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor për të avancuar dhe afruar praktikat dhe përdorimin e sistemeve të përbashkëta, me qëllim të avancimit edhe të integrimeve evropiane.
Me përkrahjen e GIZ-it, Dogana ka pasur zhvillime me rëndësi edhe në projektin e rekrutimit të gjeneratës së fundit të zyrtarëve doganorë, duke siguruar praktika të mira që ofrojnë garanci për përzgjedhje me meritokraci, me qëllim që të sigurojë transformim efikas të Doganës së Kosovës për t’u përballur me sfidat e së ardhmes.
GIZ-i ka ofruar gjithashtu përkrahje të rëndësishme edhe në lehtësirat tregtare, duke përfshirë fushën e Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar, avancimin e sistemit për administrimin e dërgesave të shpejta, hartimin e legjislacionit doganor në harmoni me atë të BE-së, avancimin e sistemeve, përfshirë aplikimin e Inteligjencës Artificiale, ku Dogana e Kosovës, në sajë të studimit me ekspertin e ofruar nga projekti i BE-së dhe i implementuar nga GIZ-i, ka kryer prokurimin e një platforme të avancuar për menaxhimin e procesit me të dhëna, në të cilën përfshihet po ashtu Inteligjenca Artificiale. GIZ-i ka ndihmuar edhe në sigurimin e skanerëve, të ofruar si dhuratë nga Qeveria Gjermane dhe BE-ja, projekt ky i cili është në proces.
GIZ-i gjithashtu ka ndihmuar në zhvillimin e njësisë së specializuar të qenve nuhatës (K9), andaj, si pjesë e vizitës, delegacioni i GIZ-it vizitoi pikën e kalimit kufitar të Vërmicës, ku demonstroi njësia K9 – me ç’rast Drejtoresha Menaxhuese, znj. Hoven, u shpreh e lumtur me efikasitetin e bashkëpunimit, duke siguruar interes për bashkëpunim të mëtejshëm me qëllim që sukseset e arritura në Doganën e Kosovës të ndahen edhe me vendet e tjera ku GIZ-i ka shtrirje.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Drejtori i Përgjithshëm inkurajon kadetët e rinjë "Integriteti dhe mësimi i vazhdueshëm, shtylla e Doganës së Kosovës"

Drejtori i Përgjithshëm inkurajon kadetët e rinjë "Integriteti dhe mësimi i vazhdueshëm, shtylla e Doganës së Kosovës"

Një ditë frymëzuese për kadetët e Doganës, të cilët dëgjuan ligjëratën e Drejtorit të Përgjithshëm mbi rëndësinë e integritetit, mësimit të vazhdueshëm, profesionalizimit, gatishmërinë për reziliencë në profesion dhe nevojën për fokus në misionin fisnik të zyrtarit doganor, për të mbrojtur shoqërinë, duke ju referuar sfidave e sakrificës së madhe të popullit tonë për pavarësinë dhe krijimin e institucioneve të shetit tonë të dashur. Siç u theksua, këto vlera janë shtyllat me të cilat mund të ndërtojmë besimin dhe efikasitetin tonë.
Me këtë rast, dëshirojmë të theksojmë se në rekrutimin e fundit, Dogana e Kosovës ka mirëpritur 115 kandidatë të suksesshëm, të cilët janë një aset i jashtëzakonshëm për institucionin tonë dhe të ardhmen e Doganës së Kosovës.
Ne jemi veçanërisht mirënjohës për mbështetjen e Ministrit Hekuran Murati për të siguruar një proces me integritet të plotë, ndërsa që nga aspekti profesional jemi shumë mirënjohës Zyrës së Bashkimit Evropian, e cila ofroi ekspertizën e një specialisti të Burimeve Njerëzore. Ky bashkëpunim i çmuar me stafin tonë siguroi një proces rekrutimi efikas dhe profesional, duke garantuar një përzgjedhje të bazuar plotësisht në meritë.
I urojmë mirëseardhjen stafit tonë të ri! Jemi të angazhuar të sigurojmë një integrim efikas të tyre. Energjia dhe perspektivat e tyre të reja, së bashku me shumë pëprpjekje tjera për dixhitalizim e avancim të proceseve, do të jenë thelbësore në transformimin e Doganës së Kosovës drejt një brezi të ri të shërbimit publik.
Bashkë, ndërtojmë një doganë të fortë dhe të besueshme për Kosovën!

LEXO MË SHUMË
Zbulohen mjete monetare të padeklaruara në Vërmicë

Zbulohen mjete monetare të padeklaruara në Vërmicë

Prizren, 10 qershor 2025 – Sot, në Pikën Kufitare të Vër micës, gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare, është selektuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti me targa kosovare.   
Gjatë ekzaminimit të detajuar të automjetit, zyrtarët doganorë kanë hasur mjete monetare të padeklaruara në shumë totale prej 17,950.00 euro, të ndara në këto prerje:
 74 kartëmonedha nga 100 euro – 7,400.00 euro
 211 kartëmonedha nga 50 euro – 10,550.00 euro
Në mungesë të deklarimit paraprak dhe dokumentacionit mbi prejardhjen e mjeteve, Dogana ka bëre sekuestrimin e mjeteve derisa në përputhje me nenin 33.5 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), palës automatikisht i është bërë konfiskimi i shumës prej 4,487.50 euro – që përfaqëson 25% të shumës totale të padeklaruar derisa edhe pjesa tjetër mbahet deri në përfundimin e procedurave hetimore. 
Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që të deklarojnë saktësisht mjetet monetare mbi 10000 mijë euro të cilat i mbajnë me vete gjatë hyrjes apo daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të paligjshme financiare dhe për të shmangur ndëshkime të panevojshme.

LEXO MË SHUMË