ZBULOHEN TELEFONA MOBIL TË FSHEHUR
Prishtine 24 shkurt 2012- Rreth ores 17:00 ne pike kalimin kufitare Merdare, oficeret Doganore kane zbuluar sasi te konsiderusheme te telefonave mobile
Njesite antikontrabande te Doganes se Kosoves, gjate kontrollit te automjeteve te kësaj pike doganore, kane selektuar per kontroll nje autobus me targa te Serbise linje kjo Beograd-Dragash.
Gjate kontrollit brenda autobusit, oficeret Doganeore kishin hasur ne mall te pa deklaruar.malli zbuluar i cili dyshohej per tentim kontrabandimi ishe fshehur nen ulëset e pasme te autobusit. Pas zbulimit Oficeret kishin numëruar 43 telefona mobil te ri te llojit HTC 3D, si dhe pjeset percjellese adapter dhe dëgjuese. Pasi eshte lajmëruar pronari i mallit, oficeret i kane kërkuar dokumentacionin perkates si dhe ndaj pales eshte nënshtruar edhe nje kontroll trupore, ku kane hasur edhe ne 8 telefona te tjere te cilet i kishte te fshehur ne xhepat e palltos.
Gjithesej sasia e telefonave te zbuluar arrit ne 51 cope, me kete rast pala ne fjale ka bere shkelje te nenit 275 pika, dhe e tere sasia e abuluar eshte konfiskuar, si dhe lenda i eshte referuar komisionit per kundërvajtje doganore.