• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

25/02/2012

ZBULOHEN TELEFONA MOBIL TË FSHEHUR

Prishtine 24 shkurt 2012- Rreth ores 17:00 ne pike kalimin kufitare Merdare, oficeret Doganore kane zbuluar sasi te konsiderusheme te telefonave mobile

Njesite antikontrabande te Doganes se Kosoves, gjate kontrollit te automjeteve te kësaj pike doganore, kane selektuar per kontroll nje autobus me targa te Serbise  linje kjo Beograd-Dragash.

Gjate kontrollit brenda autobusit, oficeret Doganeore kishin hasur ne mall te pa deklaruar.malli  zbuluar i cili dyshohej per tentim kontrabandimi ishe fshehur nen ulëset e pasme te autobusit. Pas zbulimit Oficeret kishin numëruar 43 telefona mobil te ri te llojit HTC 3D, si dhe pjeset percjellese adapter dhe dëgjuese. Pasi eshte lajmëruar pronari i mallit, oficeret i kane kërkuar dokumentacionin perkates si dhe ndaj pales eshte  nënshtruar edhe nje kontroll trupore, ku kane hasur edhe ne 8 telefona te tjere te cilet i kishte te fshehur ne xhepat e palltos.

Gjithesej sasia e telefonave te zbuluar arrit ne 51 cope, me kete rast pala ne fjale ka bere shkelje te nenit 275 pika, dhe e tere sasia e abuluar eshte konfiskuar, si dhe lenda i eshte referuar komisionit per kundërvajtje doganore.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

ZBULOHEN MBI 10 KILOGRAM SUBSTANCË NARKOTIKE

ZBULOHEN MBI 10 KILOGRAM SUBSTANCË NARKOTIKE

Vërmicë 01 mars 2012 – mbrëmë rreth orës 21:00 në pikë kalimin kufitarë  Vërmicës, oficerët doganorë kanë zbuluar substancë narkotike të fshehur. Gjatë kontrollës, në hyrje të kësaj pike kufitare oficerët doganorë selektuan një furgon të tipit WV T4 me targa të Kosovës, për kontroll rutinore.

Pas ndaljes vozitësi pohoi që nuk kishte asgjë për të deklaruar. Mirëpo oficerët doganore fillojnë kontrollën duke thirrur në asistence edhe policinë kufitare, pasi kishin vërejtur se dyert prapa ishin të bllokuara, gjë që mund të dyshohet të ketë diçka të fshehur. Pas kontrollës detale të furgonit, oficerët doganorë së bashku me policinë zbuluan në ulëset prapa vozitësit 10 qese të cilat dyshoheshin të jenë substancë narkotike. Pas matjeve të qeseve, sasia totale ishte 10.4 kg kurse lloji për momentin dyshohet që është marihuanë.

Sasia e zbuluar është konfiskuar si dhe vozitësi është ndaluar dhe i tërë rasti i referohet tek Njësitet anti drogë  të Policisë së Kosovës, për procedurë të mëtutjeshme.

Rezultatet e theksuara gjatë kësaj periudhe të Doganës dhe Policisë Kufitare janë pjesë e angazhimit dhe punës së përbashkët në kuadër të Menaxhimit të integruar të kufirit, që tani më ka filluar edhe të prodhojë rezultate të theksuara.

LEXO MË SHUMË
Shkatërrohen mallrat e falsifikuara

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 111 cp, të markës tregtare; “Gucci dhe Lacoste”,  të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin në lartësi prej 2220 €.

LEXO MË SHUMË