• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

03/02/2012

MBAHET TAKIMI I BORDIT EKZEKUTIV PËR MENAXHIMIN E

Prishtinë, Sot  në Ministrinë Punëve të brendshme u mbajt takimi i radhës i bordit ekzekutiv të menaxhimit të integruar i udhëhequr nga koordinatori nacional njëherit edhe zëvendës ministri i punëve të brendshme z. Sasha Rashiq. Sipas agjendës së paraparë përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse (Policia, Dogana dhe Agjensioni i Uqshimeve të Kosovës) bënë prezantimin e punës vjetore në kuadër të MIK-ut. 

Koloneli Rrahman Sylejmani prezantojë të arriturat në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me theks të veçantë në rritjen e kapaciteteve të analizës së riskut.  Gjithashtu edhe patrullimet e sinkronizuara me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e zi gjatë këtij vitit kanë filluar dhe po praktikohen gjithnjë e më shumë.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i Doganës z. Bekim Mehmetaj theksoj se në kuadër të ndërrimit të sistemit kompjuterik të doganës i cili pritet të fillojë funksionalizimin në maj të këtij viti është krijuar edhe mundësia që të integrohet edhe agjensioni i ushqimeve me të vetmin qëllim të krijimit të lehtësirave tregtare për biznesin.

Drejtori i agjensionit të ushqimeve zt. Valdet Gjinoci theksoj se tanimë agresioni ka filluar të punojë në thjeshtësimin e procedurave duke eliminuar barrierat e ndryshme, fillimisht janë eliminuar lejet e importi për produktet me origjinë bimore. 

Në takim u diskutua edhe implementimi i strategjisë dhe planit të veprimit për vitin 2012, ku zv. ministri Rashiq kërkojë që në këtë plan të marrin pjesë edhe  agjensionet e tjera vendore dhe ndërkombëtare ashtu që të ketë sa më shumë rezultate.

Zv. Ministri Rashiq falënderojë për kontributin e dhënë gjatë vitit të kaluar të gjithë participantët, duke shpresuar që gjatë këtij viti do të vazhdohet me punën në nivel të lartë pasi gjatë këtij viti  Menaxhimi i integruar i kufirit pritet të jetë një nga shtyllat kryesore drejt liberalizimit të vizave dhe integrimeve evropiane.  

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 111 cp, të markës tregtare; “Gucci dhe Lacoste”,  të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin në lartësi prej 2220 €.

LEXO MË SHUMË
Shkatrrimi i mallerave te falsifikuar

Shkatrrimi i mallerave te falsifikuar

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 50 cp, të markës tregtare; “Tommy Hilfiger”,  të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin në lartësi prej 1000 €.

LEXO MË SHUMË