• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

17/09/2021

Arrestohet një zyrtar doganor në Vërmicë

Prizren 17 shtator 2021, mbrëmë (16 shtator 2021) pas pranimit të një informate përmes rrugëve zyrtare, se një zyrtar Doganor në Pikë Kalimin e Vermicës është duke e keqpërdorur detyrën zyrtare dhe njëkohësisht  pranuar mito njësitë e hetimeve të doganës kanë arrestuar këtë zyrtar.

Zyrtarët e Hetimeve të  Doganës së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë arrestuar zyrtarin Doganor dhe e kanë dërguar në mbajtje për 48 orë.   

Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyrë ka qenë i përfshirë në veprat penale marrje e mitos sipas nenit 428 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 422 te Kodit Penal te Kosovës.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana mbledhë mbi 1 miliard euro

Dogana mbledhë mbi 1 miliard euro

Prishtinë 1 tetor 2021, Sot dogana ka arritur që për herë të parë që nga themelimi të grumbulloj mbi 1 miliard euro e që paraqet një rezultat të jashtëzakonshëm.

Në konferencën për shtyp,  drejtori i përgjithshëm z. Agron Llugaliu theksoj se “Vetëm gjatë vitit 2021 për periudhën kohore 01 Janar- 30 Shtator Dogana ka arritur të tejkalojë projeksionin e rishikuar te të hyrave për 6.51% si , ndërkaq krahasuar me të hyrat e vitit 2020 për të njëjtën periudhe kemi një rritje  për 33.74%  te të hyrave te inkasuara e krahasuar me projeksionin për tërë vitin 2021 mund të themi se kemi arritur të grumbullojmë mjetet në lartësi prej 80% të buxhetit të planifikuar.”  Rritja e të hyrave në mënyrë direkte i atribuohet zhdoganimit të rregullt të mallrave të deklaruara sipas procedurave të përcaktuara nga Dogana.  Mirëpo në këtë performance një ndikim mjaft të madh e kanë aktivitetet e orientuara në parandalim të kontrabandës, evazionit fiskal dhe korrupsionit si dhe dukurive tjera të cilat si indikatorë kanë shënuar rritje ne krahasim me periudhën paraprake.  Në këtë drejtim gjate këtij viti janë arrestuar 13 persona të dyshimtë, 2 prej tyre janë zyrtarë doganore të cilët janë zëne ne flagrance duke lehtësuar kontrabandën me medikamente në njërin rast, ndërkaq në rastin tjetër njeri zyrtar  doganor është arrestuar për mit marrje”

Angazhimi maksimal i zyrtarëve doganor është shumë kontribut dhënës në gjithë këtë proces. Megjithatë të gjitha këto suksese te Doganës janë arritur duke pasur ne vazhdimësi përkrahjen nga institucionet e Qeverisë se Republikës se Kosovës, MFPT, vendet partnere të BE-se, asistencën nga organizatat qeveritare Amerikane, sidomos te programit EXBS, asistencën nga ambasada Britanike dhe ambasadat e shteteve tjera mike, agjencitë tjera të pavarura, përfaqësuesit e bizneseve, mediat, partneret tanë vendor etj.

LEXO MË SHUMË
Gjenden mallra kontrabandë në një depo

Gjenden mallra kontrabandë në një depo

Mitrovica veriore 15 shtator 2021 – njësit e doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës  kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një depo të mallrave në Mitrovicën e veriut.

Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat nuk kishin asnjë mbulesë dokumentare të gjitha  mallrat me origjinë nga Serbia.

  1. Miell – 1.6 ton
  2. Birra – 1000 litra
  3. Pije te gazuara 1500 litra
  4. Vaj ushqimor – 370 litra
  5. Lëngje 500 litra
  6. Filtera cigaresh 160000 copë
  7. Ujë– 1000 litra

Të gjitha mallrat janë konfiskuar gjithashtu në bashkëpunim me prokurorin themelore ne Mitrovicë, lënda është referuar për trajtim në sektorin për kundërvajtje.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

LEXO MË SHUMË