• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

15/09/2021

Gjenden mallra kontrabandë në një depo

Mitrovica veriore 15 shtator 2021 – njësit e doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës  kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një depo të mallrave në Mitrovicën e veriut.

Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat nuk kishin asnjë mbulesë dokumentare të gjitha  mallrat me origjinë nga Serbia.

  1. Miell – 1.6 ton
  2. Birra – 1000 litra
  3. Pije te gazuara 1500 litra
  4. Vaj ushqimor – 370 litra
  5. Lëngje 500 litra
  6. Filtera cigaresh 160000 copë
  7. Ujë– 1000 litra

Të gjitha mallrat janë konfiskuar gjithashtu në bashkëpunim me prokurorin themelore ne Mitrovicë, lënda është referuar për trajtim në sektorin për kundërvajtje.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Arrestohet një zyrtar doganor në Vërmicë

Arrestohet një zyrtar doganor në Vërmicë

Prizren 17 shtator 2021, mbrëmë (16 shtator 2021) pas pranimit të një informate përmes rrugëve zyrtare, se një zyrtar Doganor në Pikë Kalimin e Vermicës është duke e keqpërdorur detyrën zyrtare dhe njëkohësisht  pranuar mito njësitë e hetimeve të doganës kanë arrestuar këtë zyrtar.

Zyrtarët e Hetimeve të  Doganës së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë arrestuar zyrtarin Doganor dhe e kanë dërguar në mbajtje për 48 orë.   

Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyrë ka qenë i përfshirë në veprat penale marrje e mitos sipas nenit 428 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 422 te Kodit Penal te Kosovës.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

LEXO MË SHUMË
Kapet një kamion me pije alkoolike dhe sheqer

Kapet një kamion me pije alkoolike dhe sheqer

Mitrovicë 11 shtator 2021 – njësitë e doganës kanë parandaluar hyrjen e një kamioni i cili transportonte mallra të kontrabanduara. 

Sot paradite në afërsi të Zveçanit, njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndalur për kontrollë një kamion të tonazhit të ultë, pas dyshimeve se mund të ketë mallra kontrabandë. Fillimisht drejtuesi i kamionit ka tentuar të largohet por intervenimi i suksesshëm oficerëve ka rezultuar me ndalimin e këtij mjeti transportues.

Me rastin e kontrollit janë gjetur mallra akcizore, përkatësisht birra dhe sheqer në sasi si vijon:

  1. Birra të ndryshme mbi 1500 litra
  2. Sheqer – 1 ton

Mallrat dhe mjeti transportues janë konfiskuar, derisa rasti ka vazhduar për kundërvatje.