SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

14/05/2026

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës priti përfaqësuesen e Doganës Britanike

Prishtinë, 14 Maj 2026 –  Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, priti në takim znj. Jane Donald, e cila shërben në cilësinë e oficeres koordinuese të Doganës Britanike.
Gjatë takimit u diskutua për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Doganës së Kosovës dhe institucioneve britanike, me fokus të veçantë në ngritjen e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe zbatimin e praktikave moderne doganore.
Po ashtu, palët trajtuan çështje që ndërlidhen me forcimin e kontrollit kufitar, menaxhimin e riskut, luftimin e kontrabandës dhe mbështetjen në proceset e modernizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve doganore.
Në takim u theksua rëndësia e partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Doganës së Kosovës dhe institucioneve britanike, si dhe u shpreh zotimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, me synim forcimin e sigurisë kufitare, rritjen e efikasitetit operativ dhe avancimin e standardeve profesionale.
Dogana e Kosovës vlerëson lartë mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve britanikë, të cilët përmes bashkëpunimit profesional kontribuojnë në zhvillimin institucional dhe forcimin e kapaciteteve operacionale në përputhje me standardet ndërkombëtare. 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana e Kosovës inauguron skanerin e dhuruar nga Qeveria e SHBA-së

Dogana e Kosovës inauguron skanerin e dhuruar nga Qeveria e SHBA-së

Dogana e Kosovës sot inauguroi zyrtarisht skanerin e dhuruar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me vlerë afër 3 milion dollarë amerikanë.
Ceremonia e prerjes së shiritit u mbajt në prani të Ministrit të Financave, Ministrit të Punëve të Brendshme, Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA-së, si dhe zyrtarëve të lartë doganorë dhe policorë.
Ky donacion përforcon kapacitetet operative të Doganës dhe Policisë së Kosovës në menaxhimin e rrezikut dhe sigurinë kufitare, veçanërisht në një kontekst të ndjeshëm të sigurisë në rajonin tonë. Skaneri rrit aftësinë për të identifikuar mallra dhe veprimtari të paligjshme, duke garantuar njëkohësisht rrjedhë të sigurt dhe efikase të tregtisë legjitime.
Gjatë ceremonisë së përurimit u theksua se Dogana e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi rezultate të qëndrueshme, duke dhënë një kontribut të çmuar në mbrojtjen e sigurisë kombëtare, në parandalimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar, si dhe në mbledhjen e të hyrave për buxhetin e shtetit.
U theksua gjithashtu roli i rëndësishëm i partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, Britanisë së Madhe, Gjermaninë dhe vende të tjera mike, të cilët kanë kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në mbështetjen e përpjekjeve të Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit, sigurisë dhe efikasitetit institucional, si shteti më i ri në Evropë.
Skaneri i inauguruar sot, së bashku me skanerët e planifikuar nga Bashkimi Evropian, Gjermania dhe ato të planifikuara nga Qeveria e Kosovës, përmes financimit nga Banka Botërore, përfaqësojnë iniciativën për një forcim strategjik të kapaciteteve ekzistuese të autoriteteve kufitare të Kosovës dhe një investim të rëndësishëm për përballimin e sfidave të ardhshme në fushën e sigurisë dhe tregtisë.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të mbrojtur kufijtë e vendit, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të ofruar shërbime efikase për ekonominë dhe tregtinë legjitime.

LEXO MË SHUMË
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës merr pjesë në sesionet e 147-të dhe 148-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës merr pjesë në sesionet e 147-të dhe 148-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave

Bruksel, 25–27 qershor 2026 – Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Agron Llugaliu po merr pjesë në Sesionet e 147-të dhe 148-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), të cilat po zhvillohen në Bruksel. Këshilli i OBD-së përfaqëson organin më të lartë vendimmarrës të organizatës, ku marrin pjesë drejtuesit e administratave doganore nga vendet anëtare për të diskutuar prioritetet strategjike dhe zhvillimet më të rëndësishme në fushën doganore.
Gjatë sesioneve, pjesëmarrësit kanë shqyrtuar raportin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe raportet e komiteteve teknike të OBD-së, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve, standardet dhe politikat doganore, rregullat e origjinës, vlerësimin doganor, nomenklaturën dhe klasifikimin e mallrave, si dhe çështjet që lidhen me zbatimin e ligjit, lehtësimin e tregtisë dhe përdorimin e teknologjisë në procedurat doganore. Në kuadër të agjendës, Këshilli po trajton gjithashtu çështje të politikave institucionale, qeverisjes, financave dhe buxhetit të organizatës, si dhe do të miratojë kalendarin e aktiviteteve dhe sesioneve të ardhshme të OBD-së.
Pjesëmarrja e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë forum të nivelit më të lartë ndërkombëtar dëshmon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të qenë pjesë aktive e proceseve globale të zhvillimit të politikave doganore, harmonizimit me standardet ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me administratat doganore të vendeve partnere.
Dogana e Kosovës mbetet e angazhuar në avancimin e reformave, modernizimin e shërbimeve doganore, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe forcimin e sigurisë së zinxhirit ndërkombëtar të furnizimit, në përputhje me konventat, standardet dhe praktikat më të mira të Organizatës Botërore të Doganave.

LEXO MË SHUMË