• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

14/08/2025

Heqja e taksës për mallrat nga SHBA

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbështetje të kompetencave të saja kushtetuese dhe ligjore, përmes vendimit Nr. 13/265 të datës 01.08.2025 ka vendosur heqjen e tarifës doganore për mallrat me origjinë preferenciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ky vendim ndonëse përfaqëson një masë të njëanshme  nga ana e Republikës se Kosovës, i cili qëllim primar ka  lehtësimin e tregtisë me përfitime konkrete si për bizneset ashtu dhe për konsumatorët e vendit,  është i një rëndësie të  veçantë  edhe sa i përket  forcimit dhe avancimit të marrëdhënieve në sferën tregtare  dhe ekonomike në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
Vendimi për aplikimin e tatimit doganor  me normë zero për mallrat e importuara me origjinë nga SHBA është i bazuar  në Ligjim nr. 04/L-163 dhe në  Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, andaj mbi këtë bazë, mallrat të cilat importohen nga SHBA e të cilat  plotësojnë kriteret  e origjinës preferenciale,  që nga data e hyrjes në fuqi  të  vendimit dhe publikimit të tij në gazetën zyrtare 01.08.2025 ,  mund të importohen në territorin doganor të Republikës së Kosovës pa pagesë të tarifës doganore. 
Në mënyrë që këto mallra të përfitojnë nga ky trajtim favorizues, të njëjtat me rastin e importit duhet të shoqërohen  me:

Certifikatë të vlefshme të origjinës preferenciale të lëshuar nga  autoritetet amerikane
Deklarata për origjinën në faturë, në përputhje me ligjin në fuqi të të dyja vendeve.

Të gjitha mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga data 01.08.2025, të cilat përmbushin kriteret për t’u trajtuar si mallra me origjinë preferenciale, por që në momentin e importit nuk kanë përfituar këtë trajtim, do t’u nënshtrohen procedurave për rimbursim të detyrimeve doganore, në përputhje me dispozitat në fuqi.

Për më shume  informacione rreth mënyrës së aplikimit të trajtimit preferencial dhe dokumentacionit të nevojshëm, të gjithë operatorët ekonomikë që importojnë mallra nga SHBA ftohen të kontaktojnë Doganën e Kosovës për udhëzime të mëtejshme.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin doganor përmes një deklarate të përbashkët për bashkëpunim teknik

Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin doganor përmes një deklarate të përbashkët për bashkëpunim teknik

Ankara, 1 korrik 2025  — Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, realizoi një takim zyrtar me z. Sezai Uçarmak, Zëvendësministër i Tregtisë dhe njëherësh udhëheqës i Administratës Doganore të Republikës së Turqisë. Takimi u mbajt në Ankara dhe shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy administratave doganore.
Gjatë takimit, palët diskutuan një sërë çështjesh me interes të përbashkët, përfshirë modernizimin e shërbimeve doganore, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e teknologjive të avancuara si inteligjenca artificiale (AI) dhe teknologjia blockchain, me synim përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës në operacionet doganore.
Një moment i veçantë i takimit ishte nënshkrimi i një Deklarate të Përbashkët të Angazhimit për Bashkëpunim Teknik, e cila përcakton kornizën për bashkëpunim të mëtejmë në nivele teknike, në fushat e shkëmbimit të informatave, trajnimeve profesionale dhe zhvillimit të kapaciteteve.
Ky takim konfirmon vullnetin e dy administratave për të avancuar marrëdhëniet miqësore dhe profesionale, duke kontribuar në sigurinë, tregtinë e lirë dhe zhvillimin ekonomik në rajon dhe më gjerë.

LEXO MË SHUMË
Dogana e Kosovës vlerësohet për rezultate të qëndrueshme dhe reforma të suksesshme në Raportin e Komisionit Evropian 2025

Dogana e Kosovës vlerësohet për rezultate të qëndrueshme dhe reforma të suksesshme në Raportin e Komisionit Evropian 2025

Prishtinë 5 nëntor 2025, Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vlerëson progresin e Doganës së Kosovës në fusha të rëndësishme, përfshirë: zgjerimin e numrit të terminaleve publike doganore, uljen dhe heqjen e tarifave në terminale private, rritjen e të hyrave krahasuar me vitin paraprak si rezultat i luftimit efikas të ekonomisë jo-formale, luftën kundër mashtrimeve doganore, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar, zbatimin e masave për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe inteligjencës artificiale në menaxhimin e rrezikut, si dhe rekrutimin e suksesshëm të stafit të ri që ka forcuar kapacitetet administrative dhe profesionale në organizatë. 

Ky progres është arritur me përkrahjen e Qeverisë dhe bashkëpunimin me partnerët institucional dhe ndërkombëtarë, përfshirë Zyren e BE-së, Ambasadën e SHBA-së, Ambasadën Britanike, Qeverinë Gjermane dhe programet tjera relevante me punën e Doganës.

Fushat kryesore të përparimit të evidentuara në raport:

Rritje e ndjeshme e të hyrave doganore, me mbi 170 milionë euro të hyra shtesë gjatë vitit 2024, si rezultat i luftës efektive kundër mashtrimeve doganore dhe forcimit të integritetit institucional.
Zgjerimi i numrit të terminaleve publike dhe heqja e plotë e tarifave të shërbimit në shumicën absolute të pikave kryesore të zhdoganimit, që ka mundësuar lehtësim të ndjeshëm të tregtisë dhe transparencë më të lartë.
Bashkëpunim i fuqizuar ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, përfshirë krijimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor me Administratën Tatimore dhe Policinë, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me OLAF, që ka sjellë rezultate             konkrete në luftën kundër kontrabandës.
Rezultate të larta në mbrojtjen e pronësisë intelektuale (IPR) me sekuestrime të mallrave të falsifikuara me vlerë rreth 12 milionë euro, duke mbrojtur bizneset legjitime dhe konsumatorët.
Zbatimi i banderollave elektronike të akcizës për produktet e duhanit dhe pijet alkoolike, që kontribuon në kontroll më të mirë të tregut dhe rritje të të hyrave buxhetore.
Vendosja e themeleve për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në sistemet e analizës së rrezikut dhe platformën e inteligjencës së biznesit, një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të doganës.
Efikasiteti i Laboratorit Doganor të akredituar, që ndihmon në lehtësimin e tregtisë dhe sigurinë e produkteve.
Rekrutimi dhe integrimi i zyrtarëve të rinj doganorë, që ka përforcuar kapacitetet profesionale dhe efikasitetin organizativ të institucionit.
Vendosja e skanerëve per të promovuar përmirësimin e kontrollave dhe sherbimeve 
Pjesëmarrja aktive në programet e BE-së (Customs 2020) dhe forumet ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Doganave, duke kontribuar në ngritjen e standardeve profesionale dhe përafrimin me praktikat më të mira të BE-së.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian ka dhënë disa rekomandime për vitin e ardhshëm, që përfshijnë:
- Fnalizimin e akteve nënligjore për Kodin e ri Doganor dhe të Akcizës;
- Forcimin e kapaciteteve profesionale dhe administrative sipas parimeve të meritës;
- Intensifikimin e luftës kundër kontrabandës në bashkëpunim me OLAF;
- Zhvillimin e sistemeve digjitale dhe miratimin e Strategjisë për Teknologjinë Informative;
- Heqjen e plotë të tarifave të mbetura për eksportuesit dhe importuesit.

Dogana mbetet plotësisht e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe në avancimin e reformave që forcojnë integritetin, transparencën dhe efikasitetin në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë së Republikës së Kosovës.

LEXO MË SHUMË