• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

12/04/2025

Përurohet pikëkalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit- Bllacë

Sot shënuam një ngjarje të rëndësishme për qytetarët e dy vendeve tona.
Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë dakorduar marrëveshjen dhe protokollin e bashkëpunimit që ka mundësuar ekipeve të doganave dhe policive kufitare të të dyja vendeve të vendosin një pikëkalim të përbashkët kufitar në Hani i Elezit – Bllacë, i bazuar në parimin e vetëm një kontrolli – atë në hyrje të shtetit pritës.
Ky model do të ndihmojë ndjeshëm qytetarët tanë që të kalojnë kufirin më lehtë dhe më shpejt, duke reduktuar kohën e pritjes dhe procedurat, ndërkohë që niveli i kontrollit mbetet i lartë falë integrimit të sistemeve tona teknologjike dhe shkëmbimit të të dhënave në kohë reale. Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve doganore dhe policore tashmë do të jetë edhe më efikas.
Në ceremoninë e përurimit, Kryeministrat e të dy vendeve, Ministrat e Punëve të Brendshme dhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, theksuan dobitë e shumta që sjell ky sistem i avancuar kufitar.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, gjatë kësaj vizite takoi homologun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Maqedonisë së Veriut, z. Boban Nikolovski, ku u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë për zbatim të përbashkët të marrëveshjes dhe avancim të standardeve të shërbimit doganor.
Gjithashtu, z. Llugaliu shoqëroi Zëvendësministrin e Financave të Kosovës, z. Agon Dobruna, në takimin me Ministren e Financave të Maqedonisë së Veriut, znj. Gordana Dimitrieska-Koçoska, ku u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimit të shërbimeve nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana e Kosovës vlerësohet nga Organizata Botërore e Doganave për pjesëmarrjen në Operacionin TENTACLE 2024

Dogana e Kosovës vlerësohet nga Organizata Botërore e Doganave për pjesëmarrjen në Operacionin TENTACLE 2024

27 mars 2025, Bruksel,  Dogana e Kosovës ka marrë një vlerësim të rëndësishëm nga Organizata Botërore e Doganave (WCO) për kontributin e saj aktiv në Operacionin TENTACLE 2024, një nismë ndërkombëtare e fokusuar në luftën kundër krimit transnacional, trafikimit të paligjshëm dhe financimit të terrorizmit.

Në kuadër të këtij operacioni, Dogana e Kosovës ka luajtur një rol domethënës përmes veprimeve të koordinuara, shkëmbimit të informacionit dhe zbatimit të masave parandaluese, duke ndihmuar në identifikimin dhe ndalimin e rrjeteve kriminale. Rezultatet e operacionit tregojnë përkushtimin e Kosovës në përpjekjet globale për siguri dhe sundim të ligjit.

Ky vlerësim nga WCO konfirmon angazhimin e Doganës së Kosovës për forcimin e integritetit, transparencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vijuar rolin e saj në rritjen e sigurisë kufitare dhe mbrojtjen e shoqërisë nga kërcënimet kriminale, duke bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një mjedis tregtar të ligjshëm dhe të sigurt.

LEXO MË SHUMË
Drejtori i Përgjithshëm inkurajon kadetët e rinjë "Integriteti dhe mësimi i vazhdueshëm, shtylla e Doganës së Kosovës"

Drejtori i Përgjithshëm inkurajon kadetët e rinjë "Integriteti dhe mësimi i vazhdueshëm, shtylla e Doganës së Kosovës"

Një ditë frymëzuese për kadetët e Doganës, të cilët dëgjuan ligjëratën e Drejtorit të Përgjithshëm mbi rëndësinë e integritetit, mësimit të vazhdueshëm, profesionalizimit, gatishmërinë për reziliencë në profesion dhe nevojën për fokus në misionin fisnik të zyrtarit doganor, për të mbrojtur shoqërinë, duke ju referuar sfidave e sakrificës së madhe të popullit tonë për pavarësinë dhe krijimin e institucioneve të shetit tonë të dashur. Siç u theksua, këto vlera janë shtyllat me të cilat mund të ndërtojmë besimin dhe efikasitetin tonë.
Me këtë rast, dëshirojmë të theksojmë se në rekrutimin e fundit, Dogana e Kosovës ka mirëpritur 115 kandidatë të suksesshëm, të cilët janë një aset i jashtëzakonshëm për institucionin tonë dhe të ardhmen e Doganës së Kosovës.
Ne jemi veçanërisht mirënjohës për mbështetjen e Ministrit Hekuran Murati për të siguruar një proces me integritet të plotë, ndërsa që nga aspekti profesional jemi shumë mirënjohës Zyrës së Bashkimit Evropian, e cila ofroi ekspertizën e një specialisti të Burimeve Njerëzore. Ky bashkëpunim i çmuar me stafin tonë siguroi një proces rekrutimi efikas dhe profesional, duke garantuar një përzgjedhje të bazuar plotësisht në meritë.
I urojmë mirëseardhjen stafit tonë të ri! Jemi të angazhuar të sigurojmë një integrim efikas të tyre. Energjia dhe perspektivat e tyre të reja, së bashku me shumë pëprpjekje tjera për dixhitalizim e avancim të proceseve, do të jenë thelbësore në transformimin e Doganës së Kosovës drejt një brezi të ri të shërbimit publik.
Bashkë, ndërtojmë një doganë të fortë dhe të besueshme për Kosovën!

LEXO MË SHUMË