• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

06/06/2024

Zbulohet sasia më e madhe e telefonave gjatë tentim kontrabandimit, vlera kalon 250,000 mijë euro

Prishtinë 6 Qershor 2024 Oficerët doganor në pikë kalimin kufitar të Vërmicës sot arritën të parandalojnë tentim futjen e telefonave mobil ku vlera preliminare e sasisë së kapur kalon 250000 mijë euro.  Njëri ndër zbulimet më të mëdha të telefonave gjatë tentim kontrabandimit ka ndodhur sot, ku oficerët doganor kanë zbuluar dhe ndaluar një sasi të madhe të pajisjeve elektronike. Pas ndalesës së një automjeti me targa të huaja, oficerët doganor e kanë selektuar për kontroll ku së bashku me policinë kanë ushtruar kontrollin I cili edhe ka rezultuar me ketë zbulim. Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar gjithsej 315 pajisje të reja, duke përfshirë:
260 telefona të markës iPhone, modele 13 dhe 15.
55 telefona të markës Samsung.
10 orë të zgjuara (smart watch) të serisë IX.
Ky operacion tregon vendosmërinë e institucioneve tona për të luftuar krimin e organizuar dhe për të siguruar që rregullat dhe ligjet të respektohen. Ne mbetemi të angazhuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë duke parandaluar hyrjen e produkteve të paligjshme në tregun tonë.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Sekuestrohen 33 kg ari

Sekuestrohen 33 kg ari

Gjilan 1 qershor 2024 Dogana e Kosovës në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime operacionale të kontrolleve në rajonin e Gjilanit. Pas pranimit dhe verifikimit të informatave për dyshime për tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtrojnë veprimtarinë e argjendarive.
Në kuadër të këtij operacioni, janë kontrolluar shtatë (7) lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:
   • 33 kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari)
   • 14,650.00€ (katërmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro)
   • 9,720.00 franga zvicerane (nëntë mijë e shtatëqind e njëzet franga zvicerane)
Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar, të gjithë meshkuj kosovarë. Pas intervistimit të tyre, me vendim të prokurorit kujdestar, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftën kundër aktiviteteve të paligjshme dhe korrupsionit, duke garantuar sigurinë dhe rendin për të gjithë qytetarët. Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit për një shoqëri më të sigurt dhe të drejtë.

Videot nga aksioni  mund ti gjeni në: https://www.facebook.com/share/p/kZ437xSWm5fwcGxG/

LEXO MË SHUMË
Mbi 1 miliard euro të mbledhura

Mbi 1 miliard euro të mbledhura

Prishtinë 1 gusht 2024, Dogana e Kosovës ka arritur një sukses historik duke mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra. Kjo arritje përfaqëson një pikë të rëndësishme për institucionin dhe për ekonominë e vendit tonë, duke reflektuar përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar proceset dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve tona. Vlen te theksohet se qe nga themelimi i doganës e deri tani kjo është hera e parë që me datën 1 gusht arrihet kjo shumë. 
Ky rekord i ri është rezultat i një kombinimi faktorësh, duke përfshirë:
Përmirësimin e procedurave Doganore: Implementimi i sistemeve të reja dhe teknologjive për të thjeshtuar dhe shpejtuar proceset doganore ka luajtur një rol kyç në arritjen e këtij suksesi.
Lufta kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal: Masat e intensifikuara dhe bashkëpunimi me agjencitë tjera të zbatimit të ligjit kanë kontribuar në uljen e kontrabandës dhe evazionit fiskal, duke rritur të hyrat.
Transparenca dhe edukimi publik: Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe edukimi i qytetarëve dhe bizneseve për rëndësinë e përputhshmërisë me ligjet doganore ka rezultuar në një përputhshmëri më të lartë dhe, rrjedhimisht, në të hyra më të larta.
Drejtori i përgjithshem i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, shprehu mirënjohjen për stafin e Doganës dhe për partnerët strategjikë që kanë ndihmuar në arritjen e këtij suksesi: “Ky shtë një moment i rëndësishëm për Doganën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë, mbledhja e 1 miliard eurove të hyra është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit të Doganës së Kosovës”.

LEXO MË SHUMË