• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

02/06/2024

Sekuestrohen 33 kg ari

Gjilan 1 qershor 2024 Dogana e Kosovës në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime operacionale të kontrolleve në rajonin e Gjilanit. Pas pranimit dhe verifikimit të informatave për dyshime për tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtrojnë veprimtarinë e argjendarive.
Në kuadër të këtij operacioni, janë kontrolluar shtatë (7) lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:
   • 33 kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari)
   • 14,650.00€ (katërmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro)
   • 9,720.00 franga zvicerane (nëntë mijë e shtatëqind e njëzet franga zvicerane)
Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar, të gjithë meshkuj kosovarë. Pas intervistimit të tyre, me vendim të prokurorit kujdestar, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftën kundër aktiviteteve të paligjshme dhe korrupsionit, duke garantuar sigurinë dhe rendin për të gjithë qytetarët. Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit për një shoqëri më të sigurt dhe të drejtë.

Videot nga aksioni  mund ti gjeni në: https://www.facebook.com/share/p/kZ437xSWm5fwcGxG/

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Zbulimi i Veprimtarive të Paligjshme nga Dogana e Kosovës

Zbulimi i Veprimtarive të Paligjshme nga Dogana e Kosovës

Prishtinë 30 Maj 2024  Dogana e Kosovës ka realizuar me sukses disa operacione kontrolli gjatë kësaj jave të cilat kanë çuar në zbulimin e aktiviteteve të ndryshme të paligjshme në disa lokacione të ndryshme të vendit. Më poshtë janë detajet e rasteve të zbuluara:

Rasti 1: Fushë Kosovë zyrtarët e Doganës së Kosovës, pas një pune operative intensive, kanë organizuar një kontroll në një subjekt në Fushë Kosovë. Gjatë këtij kontrolli, është zbuluar një hapësirë për prodhimin/falsifikimin e mallrave dhe mallra pa prejardhje të qartë. Konkretisht, janë sekuestruar:
9,560 copë maica për të rritur me marka të ndryshme
4,300 copë etiketa letre me mbishkrimin e firmave të njohura
Disa makina qepje.
Lidhur me këtë rast, është njoftuar menjëherë Prokuroria. Pas intervistimit të palës së përfshirë, janë ngritur kallëzime penale për: Tregti të ndaluar, Prodhim të paautorizuar si dhe mashtrim të konsumatorëve.

Rasti 2: Mitrovicë, njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontroll në një subjekt që merrej me shitjen e automjeteve të përdorura në Mitrovicë. Gjatë këtij kontrolli, janë identifikuar 37 automjete të ndryshme të pa zhdoganuara, të cilat subjekti kishte për qëllim t'i përdorte për pjesë këmbimi.
Automjetet janë dërguar për verifikim për të parë nëse janë të kërkuara, dhe pas përfundimit të kësaj procedure, rasti do të trajtohet më tej në koordinim me Prokurorinë.

Rasti 3: Gjilan, njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontroll në një subjekt tjetër, pas pranimit të një informate përmes rrugëve operative. Gjatë këtij kontrolli, është zbuluar dhe sekuestruar mall pa dokumentacion, i cili dyshohet se është kontrabanduar në Kosovë. Malli i sekuestruar përfshin: 
10 copë helmeta të ndryshme për motoçikleta - të reja
16 copë goma të ndryshme për motoçikleta - të reja
3 copë maska ballore për motoçikleta Yamaha Nmax - të përdorura
Ndaj palës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprimtarive të paligjshme dhe kontrabandës, duke siguruar integritetin dhe sigurinë e tregut tonë. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të kontaktoni zyrën tonë të informimit ose të vizitoni faqen tonë zyrtare.



LEXO MË SHUMË
Zbulohet sasia më e madhe e telefonave gjatë tentim kontrabandimit, vlera kalon 250,000 mijë euro

Zbulohet sasia më e madhe e telefonave gjatë tentim kontrabandimit, vlera kalon 250,000 mijë euro

Prishtinë 6 Qershor 2024 Oficerët doganor në pikë kalimin kufitar të Vërmicës sot arritën të parandalojnë tentim futjen e telefonave mobil ku vlera preliminare e sasisë së kapur kalon 250000 mijë euro.  Njëri ndër zbulimet më të mëdha të telefonave gjatë tentim kontrabandimit ka ndodhur sot, ku oficerët doganor kanë zbuluar dhe ndaluar një sasi të madhe të pajisjeve elektronike. Pas ndalesës së një automjeti me targa të huaja, oficerët doganor e kanë selektuar për kontroll ku së bashku me policinë kanë ushtruar kontrollin I cili edhe ka rezultuar me ketë zbulim. Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar gjithsej 315 pajisje të reja, duke përfshirë:
260 telefona të markës iPhone, modele 13 dhe 15.
55 telefona të markës Samsung.
10 orë të zgjuara (smart watch) të serisë IX.
Ky operacion tregon vendosmërinë e institucioneve tona për të luftuar krimin e organizuar dhe për të siguruar që rregullat dhe ligjet të respektohen. Ne mbetemi të angazhuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë duke parandaluar hyrjen e produkteve të paligjshme në tregun tonë.

LEXO MË SHUMË