• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

17/05/2024

Kodi i ri doganor dhe i akcizave hyn në fuqi më 26 maj 2024

Prishtinë 17 Maj 2024 Pas shpalljes në gazetën zyrtare, Kodi Doganor dhe i Akcizave (08/L-247), do të hyjë në fuqi më 26.05.2024.
Siç parashikojnë dispozitat kalimtare dhe përfundimtare, aktet nënligjore të parapara me këtë Kod do të miratohen brenda një (1) viti nga data e hyrjes në fuqi të tij. Deri në miratimin e këtyre akteve nënligjore, do të vazhdojnë të zbatohen aktet nënligjore ekzistuese, për aq kohë sa ato nuk janë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të ri. Me hyrjen në fuqi të Kodit të ri, do të shfuqizohen:
- Kodi nr. 03/L-109 Doganor dhe i Akcizave në Kosovë;
- Ligji nr. 04/L-099 për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit nr. 03/L-109 Doganor dhe i Akcizave në Kosovë;
Çdo dispozitë tjetër që është në kundërshtim me dispozitat e Kodit të ri.
Ky ndryshim i rëndësishëm synon të modernizojë dhe përmirësojë sistemin doganor dhe të akcizave në Kosovë, duke ofruar një kornizë më të qartë dhe më të efektshme. Kodi i ri është hartuar për të përmbushur standardet ndërkombëtare dhe për të lehtësuar tregtinë, duke e bërë më të thjeshtë dhe më efikas procesin e doganimit për bizneset dhe individët.

Kodi i ri Doganor dhe i Akcizave- Ndryshimet

Ndryshimet kyçe në KDA e ri

 

 

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Zbulohet tentim kontrabanda e medikamenteve

Zbulohet tentim kontrabanda e medikamenteve

Prishtinë, 14 Maj 2024 në pikën doganore të Hanit të Elezit zyrtarët e Doganës parandaluan një tentim kontrabandimi të medikamenteve.   
Një automjet me targa kosovare  u paraqit për kontroll doganor, derisa drejtuesi i automjetit si dhe bashkudhëtarja në pyetjen e oficerëve doganor në lidhje me posedimin e mallrave u përgjigjën se nuk kishin mall për deklarim. Megjithatë, gjatë një kontrolli detaj të automjetit, u zbuluan medikamente të ndryshme të padeklaruara, të fshehura në gomat e rezervës. Llojet e medikamenteve të gjetura përfshijnë:
   OZEMPIC 1mg – 45 pako, 
   TRESIBA 5X3 ml - 20 pako, 
   RYZODEG 5X3 ml – 10 pako, 
   NOVOMIKS 5X3 ml - 20 pako, 
   JARDIANCE 10 mg - 20 pako, 
   RYBELSUS 14 mg – 8 pako, 
   RYBELSUS 7 mg – 1 pako, 
   RYBELSUS 3 mg – 1 pako.
Bazuar në këto zbulime, u konstatua se personi fizik ka kryer një kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar sipas nenit 276 të KDAK-së.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset që t'i raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të ndihmojnë në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

LEXO MË SHUMË
Fillon implementimi i Kodit të ri Doganor dhe Akcizave

Fillon implementimi i Kodit të ri Doganor dhe Akcizave

Prishtinë 27 Maj 2024 Pas shpalljes në gazetën zyrtare, Kodi Doganor dhe të Akcizave (08/L-247), ka hyrë në zbatim. 
Ky kod përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe efikasitetit të sistemit doganor dhe të akcizës në vendin tonë, duke synuar përmirësimin e shërbimeve dhe lehtësimin e proceseve për qytetarët dhe bizneset. Kodi i Ri i Doganave dhe Akcizës përmban një sërë përmirësimesh dhe ndryshimesh që do të kenë një ndikim pozitiv në operacionet doganore dhe proceset e akcizës. 
Disa nga pikat kryesore të këtij kodi përfshijnë:
    a) Kodi i ri synon të thjeshtojë procedurat doganore dhe të lehtësojë procesin e importit dhe eksportit të mallrave. Kjo do të ndihmojë në reduktimin e kohës dhe kostove për bizneset.
    b) Implementimi i teknologjive të reja do të përmirësojë menaxhimin dhe monitorimin e mallrave, duke rritur sigurinë dhe transparencën në proceset doganore.
    c) Masa të reja janë parashikuar për të përmirësuar kontrollin dhe monitorimin e mallrave, duke ndihmuar në parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera ilegale.
    d) Kodi i ri është në përputhje me praktikat dhe standardet ndërkombëtare, duke e bërë sistemin tonë doganor më konkurrues dhe të përshtatshëm për tregtinë globale.
Dogana është e përkushtuar të ofrojë një shërbim më të mirë për qytetarët dhe bizneset tona, dhe besojmë se këto ndryshime do të kenë një ndikim pozitiv në ekonominë e vendit.

LEXO MË SHUMË