• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

14/05/2024

Zbulohet tentim kontrabanda e medikamenteve

Prishtinë, 14 Maj 2024 në pikën doganore të Hanit të Elezit zyrtarët e Doganës parandaluan një tentim kontrabandimi të medikamenteve.   
Një automjet me targa kosovare  u paraqit për kontroll doganor, derisa drejtuesi i automjetit si dhe bashkudhëtarja në pyetjen e oficerëve doganor në lidhje me posedimin e mallrave u përgjigjën se nuk kishin mall për deklarim. Megjithatë, gjatë një kontrolli detaj të automjetit, u zbuluan medikamente të ndryshme të padeklaruara, të fshehura në gomat e rezervës. Llojet e medikamenteve të gjetura përfshijnë:
   OZEMPIC 1mg – 45 pako, 
   TRESIBA 5X3 ml - 20 pako, 
   RYZODEG 5X3 ml – 10 pako, 
   NOVOMIKS 5X3 ml - 20 pako, 
   JARDIANCE 10 mg - 20 pako, 
   RYBELSUS 14 mg – 8 pako, 
   RYBELSUS 7 mg – 1 pako, 
   RYBELSUS 3 mg – 1 pako.
Bazuar në këto zbulime, u konstatua se personi fizik ka kryer një kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar sipas nenit 276 të KDAK-së.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset që t'i raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të ndihmojnë në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Forcohet bashkëpunimi me Doganën e Francës

Forcohet bashkëpunimi me Doganën e Francës

Në një moment shumë të rëndësishëm për Doganën e Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm z. Agron Llugaliu me një delegacion nga Dogana e Kosovës, u mirëpritën me dashamirësi nga Dogana Franceze për shkëmbimin e praktikave më të mira në procedurat doganore. Vizita, e mbështetur dhe e ndjekur nga Programi për Zhvillimin e Ligjit Tregtar të Departamentit të Tregtisë së SHBA-së (CLDP) dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë, kishte për qëllim të forcojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ekspertizës në modernizimin e operacioneve doganore dhe rritjen e strategjive të menaxhimit të rrezikut.
Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Jean-François DUTHEIL priti me dashamirësi z. Llugaliu, përfaqësuesin e CLDP dhe të Ambasadës Amerikane, duke shprehur kënaqësinë e tij për rikthimin e bashkëpunimit ndërmjet administratave tona doganore. Në takim z. Llugaliu konfirmoi përkushtimin e Doganës së Kosovës për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm z.Llugaliu nënvizoi rëndësinë e madhe të menaxhimit efektiv të rrezikut në operacionet doganore. Ai theksoi nevojën për t'i dhënë përparësi hetimit penal, mbledhjes së inteligjencës dhe përpjekjeve kundër kontrabandës si shtylla themelore të modernizimit dhe efikasitetit.
Përmes bashkëpunimit me Doganën Franceze dhe CLDP, Dogana e Kosovës synon të forcojë kapacitetet e saj, të përmirësojë procedurat dhe të rrisë rolin e saj në mbrojtjen e interesave kombëtare. CLDP tashmë është një partner i rëndësishëm i Doganës së Kosovës, me mbështetjen e tyre të gjerë në përmirësimin e kapaciteteve dhe praktikës sonë.
Ky bashkëpunim nënvizon vendosmërinë e partnerëve për të çuar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e praktikave më të mira. Të gjithë partnerët u pajtuan për përshtatshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit strategjik.

LEXO MË SHUMË
Kodi i ri doganor dhe i akcizave hyn në  fuqi më 26 maj 2024

Kodi i ri doganor dhe i akcizave hyn në fuqi më 26 maj 2024

Prishtinë 17 Maj 2024 Pas shpalljes në gazetën zyrtare, Kodi Doganor dhe i Akcizave (08/L-247), do të hyjë në fuqi më 26.05.2024.
Siç parashikojnë dispozitat kalimtare dhe përfundimtare, aktet nënligjore të parapara me këtë Kod do të miratohen brenda një (1) viti nga data e hyrjes në fuqi të tij. Deri në miratimin e këtyre akteve nënligjore, do të vazhdojnë të zbatohen aktet nënligjore ekzistuese, për aq kohë sa ato nuk janë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të ri. Me hyrjen në fuqi të Kodit të ri, do të shfuqizohen:
- Kodi nr. 03/L-109 Doganor dhe i Akcizave në Kosovë;
- Ligji nr. 04/L-099 për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit nr. 03/L-109 Doganor dhe i Akcizave në Kosovë;
Çdo dispozitë tjetër që është në kundërshtim me dispozitat e Kodit të ri.
Ky ndryshim i rëndësishëm synon të modernizojë dhe përmirësojë sistemin doganor dhe të akcizave në Kosovë, duke ofruar një kornizë më të qartë dhe më të efektshme. Kodi i ri është hartuar për të përmbushur standardet ndërkombëtare dhe për të lehtësuar tregtinë, duke e bërë më të thjeshtë dhe më efikas procesin e doganimit për bizneset dhe individët.

Kodi i ri Doganor dhe i Akcizave- Ndryshimet

Ndryshimet kyçe në KDA e ri

 

 

 

LEXO MË SHUMË