• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

23/11/2023

Parandalohet një tentim kontrabande

Gjilan 23 nëntor 2023, në pikë kalimin kufitar të Dheu i Bardhë, në kuadër të planit operativ të për luftimin dhe parandalimin e kontrabandës, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar një operacion të suksesshëm.

Një autobus në hyrje të Republikës së Kosovës është selektuar për kontrolle detaje nga njësit anti-kontrabandë, Gjatë kontrolës së detajuar, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e pajisjeve kirurgjike, e cila, përpos qëllimit të kontrabandimit, po transportoheshin në kushte jo të përshtatshme dhe jo sterile, duke shkelur rregullat dhe standardet e kërkuara për mallrat e këtij lloji.

Mallrat e gjetura janë sekuestruar menjëherë dhe është nisur procedura kundërvajtëse ndaj palës së përfshirë. 

Dogana e Kosovës dëshiron të theksojë se veprimet e kësaj natyre janë në përputhje me angazhimin e vazhdueshëm të institucionit për luftën kundër dukurive negative dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.  Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar sigurinë doganore dhe për të garantuar zbatimin e standardeve të larta në të gjitha procedurat e saj.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Zbulohen sasi e konsiderueshme e cigareve elektronike në autobusin e linjës Gjermani - Kosovë

Zbulohen sasi e konsiderueshme e cigareve elektronike në autobusin e linjës Gjermani - Kosovë

Merdare, 9 shkurt 2024 në pikë kalimin kufitar të Merdares u zbulua një sasi e konsiderueshme e cigareve elektronike të padeklaruara gjatë tentimit për kontrabandim.  

Në pikën kufitare (PKK) Merdare, ka arritur autobusi i linjës së rregullt nga Gjermania për në Kosovë. Në pyetjen e oficerëve doganorë se a kishte diçka për të deklaruar, shoferi është përgjigjur se ka sasi minimale. Oficerët doganorë kanë kërkuar hapjen e të gjitha bagazheve, derisa drejtuesi i mjetit  ka deklaruar se bagazhet në pjesën e majtë të autobusit nuk hapen.

Oficeret doganorë së bashku me Oficerët e Policisë kanë hapur bagazhet, ku janë gjetur sasi prej 17,290 pako cigaret elektronike të shijeve të ndryshme, së bashku me 10,000 thithje (puffs) në sasi prej 20 ml secila, fillimisht në pjesën e majtë të bagazhit. Pas kësaj, autobusi është selektuar për kontroll të vijës së dytë, respektivisht për kontroll detal. Kontrolli ka rezultuar me gjetjen edhe të një sasie të konsiderueshme të cigareve elektronike në fund të autobusit dhe nën karrigen e mbuluar me valixhe dhe gjësende të udhëtarëve. Drejtuesi i autobusit ka pranuar verbalisht se malli i takon atij.  Tërë sasia është konfiskuar derisa veprimet në lidhje me këtë rast  do të vazhdojnë në përputhje me procedurat dhe rregulloret relevante të doganës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

LEXO MË SHUMË
Dogana kalon 1.5 miliard euro të hyra

Dogana kalon 1.5 miliard euro të hyra

Prishtinë 2 dhjetor 2023, Dogana e Kosovës ka përmbyllur raportin e të hyrave me 1.5 miliard Euro. Ky rezultat është edhe një rekord tjetër i shënuar për periudhën në të cilën flasim. 

Të hyrat sivjet tejkalojnë të hyrat për të njëjtën periudhë me 124 milion apo 9% më shumë të hyra. Dogana e Kosovës gjithashtu është duke shënuar rezultate shumë pozitive edhe në luftimin e ekonomisë jo-formale dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara. Edhe raporti i fundit për vendin nga Komisioni Evropian ka theksuar performancën e mirë të Doganës së Kosovës në disa fusha të rëndësishme, ndërsa që kryesore është theksi për performancën e mirë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontributi në kuadër të Reformave të Qeverisë në luftimin e ekonomisë jo-formale.

Ne gjithashtu kemi trajtuar me efikasitet çështjet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, duke synuar që të avancojmë integritetin e organizatës si dhe orientimin në shërbim. Dogana e Kosovës është mirënjohëse për përkrahjen e pa rezervë nga Qeveria në efikasitetin e deritanishëm dhe po ashtu çmojmë përkrahjen e partnerëve tanë si Ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Zyrës së BE-së në Prishtinë, projektet e GIZ-it gjerman dhe organizatat ndërkombëtare të cilët janë duke na ndihmuar në avancimin e kapaciteteve.
Kontributi dhe bashkëpunimi me komunitetin e bizneseve si dhe me publikun ka qenë I rëndësisë kritike për rezultatet tona të deritanishme, andaj ky bashkëpunim mbetet në qendër të vëmendjes sonë, me qëllim që të promovojmë vlerat e mirëbesimit dhe të avancojmë me shërbimet, ku kryesore mbetet transformimi digjital dhe në përgjithësi lehtësirat tregtare.

LEXO MË SHUMË