• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

15/11/2023

Kapen 1.4 ton produkte ushqimore me afat të skaduar

15 Nëntor 2023 – Doganierët në Terminalin e Vërmicës kanë kapur një ngarkesë me produkte çokollate të skaduara në sasi prej 1370 kilogram.

Pas kontrollit të një ngarkesës doganierët zbuluan se 1370 kilogramë çokollatë, me vlerë 1,712,68 euro) kishte afat të skadencës më 26 tetor 2023. Çokollata e skaduar u gjet e fshehur në mes të rimorkios, e përzier me mallin tjetër.

Produktet e çokollatës së skaduar janë sekuestruar nga zyrtarët doganor dhe do të asgjësohen në përputhje me rregulloret në fuqi dhe bashkëpunim me agjesionin e ushqimeve derisa kompania  importuese është gjobitur dhe po hetohet.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë importuesit dhe eksportuesit se ata janë përgjegjës për të siguruar që mallrat që ata importojnë ose eksportojnë janë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi. Zyrtarët doganorë do të vazhdojnë të jenë vigjilentë në përpjekjet e tyre për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë publike.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Njësia K9 e Doganës zbulon mjete monetare gjatë tentimit për tu futur ilegalisht në Kosovë

Njësia K9 e Doganës zbulon mjete monetare gjatë tentimit për tu futur ilegalisht në Kosovë

Vërmicë 10 Nëntor 2023 Gjatë zhvillimit të operacionit nga njësitë e antikontrabandës dhe njësisë K9 të Doganës së Kosovës është arritur të parandalohet futja ilegale e 65.000 mijë eurove.

Në hyrje është paraqitur një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë i cili është përzgjedhur për kontroll në vijë të dytë së bashku me Policinë.

Gjatë kontrollit të veturës, nga njësia K9 në pjesën e bagazhit, në vendin e destinuar për pajisjet e ndihmës së parë, është zbuluar një pliko e verdhë e fshehur, e cila përmbante mjete monetare në shumë totale prej 65,000 euro.

Rasti është dërguar për hetime derisa është marrë masa e menjëhershme e konfiskimit të  25% të  shumës totale të padeklaruar, në vlerë prej 16,250 euro. Pjesa e mbetur, 48,750 euro, deponohet deri në përfundimin e procedurave të mëtejme.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

 

LEXO MË SHUMË
Dogana e Kosovë merr pjesë në takimet globale kundër Falsifikimit dhe Piraterisë

Dogana e Kosovë merr pjesë në takimet globale kundër Falsifikimit dhe Piraterisë

Bruksel  22 nëntor 2023,  Në kuadër të takimit të 20-të të Organizatës Botërore të Doganave janë duke u zhvilluar sesionet e Grupit kundër Falsifikimit dhe Piraterisë (CAP), ku përfaqësues nga administratat anëtare, Zyrat Ndërlidhëse të Inteligjencës Rajonale të OBD-së,  organizatat vëzhguese, mbajtësit e të drejtave dhe subjektet e sektorit privat u mblodhën për të biseduar rreth iniciativave globale kundër falsifikimit dhe piraterisë.

Në këto takime të rëndësishme, Dogana e Kosovës përfaqësohet nga znj. Sadije Topojani dhe Atasheu Doganor z. Bekim Mehmetaj, të cilët ndanë me audiencën sukseset e shquara të Kosovës në luftën kundër tregtisë së paligjshme.

Ne shprehim mirënjohjen tonë të lartë për vlerësimet e Sekretariatit të OBD-së, duke falënderuar Doganën e Kosovës për rolin dhe kontributin e saj si bashkëpjesëmarrëse në operacionet ndërkombëtare kundër tregtisë së paligjshme, me theks të veçantë në të drejtat e pronësisë intelektuale dhe mallrat pirate. Në operacionet e organizuara nga OBD për periudhën raportuese, janë identifikuar më shumë se 4,000 raste shkeljesh të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe mallrave pirate.

Dogana e Kosovës mbetet e vendosur në përkushtimin e saj për të luftuar falsifikimin në kuadër të operacioneve globale të udhëhequra nga OBD, me qëllim parandalimin e tregtisë së paligjshme të mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale (IPR).

Në mënyrë të veçantë, vlen të theksohet se Dogana e Kosovës ka arritur me sukses të ndërmarrë veprime dhe parandalojë mbi 1,100 raste të mallrave që dyshohen se shkelin të drejtat  e pronësisë intelektuale, me vlerën totale të mallrave të ndaluara që kalon mbi 23 milionë euro nga viti 2022 e deri më tani.

Në fjalimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm OBD-së Dr. Mikuriya, ka shprehur vlerësimin për kontributet pozitive të Grupit CAP të OBD-së që nga krijimi i tij në vitin 2009, duke theksuar rolin kryesor të tij në përparimin e Sekretariatit kundër falsifikimit dhe piraterisë. Ai ka shtuar theksin në arritjet e këtij grupi, duke përfshirë dy rishikime të mandatit dhe zhvillimin e mjeteve për të ndihmuar anëtarët në parandalimin e tregtisë së paligjshme të mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale. Sekretari i Përgjithshëm ka nënvizuar nevojën për Doganat të fokusohen në tregtinë elektronike, duke e njohur atë si metodën kryesore të përdorur nga kriminelët për të transportuar mallra të falsifikuara. Ai ka përmbyllur fjalimin e tij duke thirrur për bashkëpunim të shtuar mes mbajtësve të të drejtave dhe Doganave, me qëllim kufizimin e ndjeshëm të tregtisë së produkteve të falsifikuara.

 


LEXO MË SHUMË