• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

10/11/2023

Njësia K9 e Doganës zbulon mjete monetare gjatë tentimit për tu futur ilegalisht në Kosovë

Vërmicë 10 Nëntor 2023 Gjatë zhvillimit të operacionit nga njësitë e antikontrabandës dhe njësisë K9 të Doganës së Kosovës është arritur të parandalohet futja ilegale e 65.000 mijë eurove.

Në hyrje është paraqitur një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë i cili është përzgjedhur për kontroll në vijë të dytë së bashku me Policinë.

Gjatë kontrollit të veturës, nga njësia K9 në pjesën e bagazhit, në vendin e destinuar për pajisjet e ndihmës së parë, është zbuluar një pliko e verdhë e fshehur, e cila përmbante mjete monetare në shumë totale prej 65,000 euro.

Rasti është dërguar për hetime derisa është marrë masa e menjëhershme e konfiskimit të  25% të  shumës totale të padeklaruar, në vlerë prej 16,250 euro. Pjesa e mbetur, 48,750 euro, deponohet deri në përfundimin e procedurave të mëtejme.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Parandalohet tentim kontrabandimi me argjend

Parandalohet tentim kontrabandimi me argjend

Prishtinë 2 Nëntor 2023, në Pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit, Njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të Planit Operativ për luftimin e Kontrabandës kanë ushtruar kontrolle tek veturat. Operacioni ka rezultuar në kapjen e mallit të paligjshëm, në të cilin përfshihet një sasi e konsiderueshme e bizhuterive  të argjendi me një peshë prej 3.6 kilogramë dhe një vlerë rreth 5000.00 Euro.

Malli i gjetur në automjetin e udhëtarëve, të dyshuar për kontrabandë, është gjetur gjatë një kontrolli të hollësishëm në hyrje të Republikës së Kosovës. Procedura kundërvajtës ka filluar si dhe mallrat janë konfiskuar.

Dogana e Kosovës dëshiron të theksojë se do të vazhdojë të kujdeset për zbatimin e rregullave dhe ligjeve të qarkullimit të mallrave në kufijtë e saj dhe do të ndërmarrë hapa të për të parandaluar dhe ndëshkuar kontrabandën.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

 

LEXO MË SHUMË
Kapen 1.4 ton produkte ushqimore me afat të skaduar

Kapen 1.4 ton produkte ushqimore me afat të skaduar

15 Nëntor 2023 – Doganierët në Terminalin e Vërmicës kanë kapur një ngarkesë me produkte çokollate të skaduara në sasi prej 1370 kilogram.

Pas kontrollit të një ngarkesës doganierët zbuluan se 1370 kilogramë çokollatë, me vlerë 1,712,68 euro) kishte afat të skadencës më 26 tetor 2023. Çokollata e skaduar u gjet e fshehur në mes të rimorkios, e përzier me mallin tjetër.

Produktet e çokollatës së skaduar janë sekuestruar nga zyrtarët doganor dhe do të asgjësohen në përputhje me rregulloret në fuqi dhe bashkëpunim me agjesionin e ushqimeve derisa kompania  importuese është gjobitur dhe po hetohet.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë importuesit dhe eksportuesit se ata janë përgjegjës për të siguruar që mallrat që ata importojnë ose eksportojnë janë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi. Zyrtarët doganorë do të vazhdojnë të jenë vigjilentë në përpjekjet e tyre për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë publike.

 

LEXO MË SHUMË