• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

27/05/2009

LajmËroni korrupsionin

Lajmëroni korrupsionin

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

DOGANA  E KOSOVËS PARANDALON DISA RASTE TENTIM KON

DOGANA E KOSOVËS PARANDALON DISA RASTE TENTIM KON

Prishtinë 6, 7 qershor 2009 -Gjatë fundjavës së kaluar dogana arriti të parandalojë disa raste të tentim kontrabandës.

Në Han të Elezit është ndalur për ekzaminim një veturë dhe pas ushtrimit të kontrollit detal është zbuluar një çantë e mbajtur nga bashkëudhëtari aty është gjendur një sasi e konsiderueshme e arit mbi gjysmë kilogrami. Më pas, gjatë kontrollit në veturë është gjetur edhe një sasi tjetër e arit. Me ketë rast malli i fshehur i është nënshtruar konfiskimit.

Në rajonin e Mitrovicës Njësitë anti-kontrabandë parandaluan dy raste të tentim-kontrabandës rasti i parë ishte me naftë dhe një rast tjetër ku drejtuesi i automjetit  ka tentuar t’i shmanget kontrollës doganore. Në rastin e parë në një automjet të udhëtarëve është zbuluar një sasi e derivateve të cilat kanë tentuar të kontrabandohen kurse në rastin e dytë një automjet ka tentuar ti shmanget kontrollës doganore dhe pas ndalimit dhe ushtrimit të kontrollit është zbuluar se ai transportonte: gjenerator, motoçikletë (lloji skuter), biçikleta, goma etj.

Në rajonin e Prizrenit, respektivisht në Vërmicë Njësitet anti-kontrabandë parandaluan një rast të kontrabandës të një shtetasi të Shqipërisë i cili tentojë të fuste mallra pa kryer obligimet doganore. Lloji i mallit të konfiskuar ishte tekstil me vlerë mbi 3000 Euro, malli është konfiskuar.

Në përgjithësi vlera e përafërt e këtyre kundërvajtjeve është mbi 10.000 €.

LEXO MË SHUMË
DOGANËS  SË KOSOVËS I HAPEN DYERT PËR BASHKËPUNIMI

DOGANËS SË KOSOVËS I HAPEN DYERT PËR BASHKËPUNIMI

Prishtinë 6 maj 2009: Gjatë javës së kaluar një delegacion i ekspertëve të  Doganës së Kosovës i kryesuar nga z. Lulzim Rafuna  zhvillojë takime pune me  zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe të Doganës së Finlandës. Në këtë takim u negociua  Marrëveshja  Ndërkombëtare, e cila sipas protokollit të arritur  do të nënshkruhet në Shtator 2009. Marrëveshja konsiston në bashkëpunim në çështjet doganore; shkëmbimi i informatave, luftimin e krimit ekonomik, trajnimet e përbashkëta në fusha të ndryshme, shkëmbimin e pajisjeve teknike në mes të dy Doganave, etj.  

 

Në saj të këtij takimi Dogana e Kosovës, duke pas parasysh rolin që Dogana e Finlandës ka në OBD, paraqiti edhe kërkesën e saj për anëtarësim në Organizatën Botërore të Doganës, për të cilën ide morri mbështetje/përkrahje nga Udhëheqësit e Doganës së Finlandës dhe Ministrisë së Financave. Ne javën e ardhshme Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala do të paraqes kërkesën e Doganës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën Botërore të Doganës.  Në Samitin e radhës i Organizatës Botërore të Doganës, i cili do të mbahet në korrik 2009,  pritet të diskutohet për kërkesën e Doganës së Kosovës për anëtarësim. 
Duke pasur parasysh këtë proces shumë  të rëndësishëm, Dogana e Kosovës është duke i ndërmarr hapat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëpunim  me  Doganat e vendeve, rajonale, evropiane dhe botërore.

 

kliko këtu për më shumë informata për OBD>>>

LEXO MË SHUMË